REPLIKAT/ Toni Gogu- Alibeajt: Mblidhni veten urgjentisht, jo show politik

27 Tetor 2021, 11:39Politika TEMA
REPLIKAT/ Toni Gogu- Alibeajt: Mblidhni veten urgjentisht, jo show politik

Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë kërkesat e tij.

Ndërsa, Tonin Gogu i ka kërkuar kryetarit të komisionit Enkelejd Alibeaj që ta drejtojë mbledhjen në mënyrë të paanshme dhe sipas tij të mos bëhet shoë politik por të zbatohet rregullorja e të nisë hetimi.

Diskutimet në mbledhje:

Gogu: Mblidhni veten dhe vini rregull në këtë komision. Ky komision në drejtimin tuaj ka detyrim zbatimin e detyrimit brenda kohës që na ka caktuar komisioni. Mblidhni veten sepse smund të na pengoni të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së sekretarit të këtij komisioni sepse kështu do i japim zgjidhje. Smund të na ndaloni të hartojmë dhe votojmë rregulloren e brendshme.

Nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të filloni të drejtoni me maturi. Nëse doni që hetimi të bëhet realitet dhe jo shoë politik nevojitet drejtim i madh nga ju kryetar. Detyra e çmuar e kryetarit ju dikton që të drejtoni mb ledhjen në mënyrë të paanshme. Synimi juaj i vetëm të jetë shterim i rendit të ditës, kështu do largonji çdo paanshmëri. Duhet ti japim drejtim situatës në të cilën ndodhemi duke respektuar njëri tjetrin por mbi të gjitha ligjin, nuk kemi dhe ska rrugë tjetër

Alibeaj: Faleminderit Gogu. Cila ishte kërkesa për procedurë?

Gogu: Të ndjekim rendin e ditës, të miratojmë rregullon e brendshme, zgjedhjen e sekretarit…

Alibeaj: Ka ndonjë folës kundër, meqë e do rregullorja?

Bardhi: Kërkesa e bërë nga kolegu është e përsëritur dhe ezauruar. Rendi i ditë scaktohet nga kryetari, nëse kanë çështje për rend dite ia propozojmë kryetarit. Ne kemi ardhur në këtë rend dite që ka caktuar kryetari. Dhe rregulloren e kemi caktuar

1 komente në “REPLIKAT/ Toni Gogu- Alibeajt: Mblidhni veten urgjentisht, jo show politik”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ai qe shpreson tek alibeaj e salianji, gazialem bardhi kryekriminel qe vret njerez dhe kercenon edhe ata qe ka thone se ke vrar,per mua ose eshte i qmendur ose vertet kriminel si Alibeaj e gazialem bardhi, kjo shihet edhe ne kete komision Ku mender kryetari i komisionit kerkon te jeté edhe nenkryetar edhe sekretar dhe kur i kerkohet ta respekton rregulloren ulerin si qen i qartur andaj une si shumica e shqiptareve mendoj se ky komision duhet shkaterruar pa filluar akoma sepse kriminelet Jane po ata qe po kerkojne ta hetojne gjithe boten, masakra masakra zgjedhore eshte ber pikerisht nga Gazialem bardhi si kryekriminel pastaj salianji, alibeaj, palloka,noka e shume te tjere deri te mjeshtri i makiazhit bylykbasha te cilet deri dje i sherbenin dy kryetareve vrases te PD-s sot Jane ne lufte mes vete dhe urojme qe do hane koken njani tjetrit,sa me shpejte aq ma mire per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje