Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është Mbretëresha Teuta. Pavarësisht se të dhënat që na vijnë për jetën e saj nga burimet antike janë fare të pakta, ashtu sikurse dhe koha e qëndrimit të saj në krye të Mbretërisë Ilire ishte tepër e shkurtër, Teuta renditet midis grave më të rëndësishme të të gjithë botës antike.
“Nuk është rastësi që pikërisht në kohën e mbretërimit të saj, që në fakt u ndërpre në mënyrë brutale e të parakohshme nga ndërhyrja romake në Iliri, Mbretëria Ilire arriti zgjerimin më të madh gjeografik duke u shtrirë nga Neretva në veri të Ballkanit e deri në Ambraki në jug”, thotë Marin Haxhimihali, profesor i Historisë Antike në Fakultetin Histori-Filologji.
Haxhimihali shprehet se gjatë mbretërimit të saj, Mbretëria Ilire njohu një lulëzim të madh.
“Gjatë mbretërimit të Teutës, Ilirët arritën një bilanc të jashtëzakonshëm duke përmbysur ekuilibrat që ekzistonin që nga koha e Pirros. Ata morën nën kontroll të gjitha qendrat strategjike siç ishin qyteti Foinike (Finiqi i sotëm), kryeqendra e Lidhjes Epirote apo edhe ishullin e Korkyrës (Korfuzi i sotëm). Jashtë kontrollit të Mbretërisë Ilire mbetën vetëm kolonitë greke të Isës, Dyrrahut dhe Apolonisë. Këto fitore erdhën si rezultat i veprimeve të vendosura luftarake si në tokë ashtu dhe në det. Historiani Pierre Cabanes shkruan se ‘depërtimi i Ilirëve në Epir dhe marrja (në vitin 230 para erës së re) e Foinikes, njërit prej qyteteve më të rëndësishëm të Epirit nga ana e Ilirëve të Teutës, të kujtojnë trimëritë e Bardhylit që mundi Molosët në vitin 385 para e.r.”, vijon historiani.
Por, përpos të dhënave të tërthorta që janë nxjerrë në lidhje me aftësitë drejtuese të mbretëreshës Teuta, ekzistojnë shumë pak të dhëna mbi personin e saj.
“Disa burime romake përpiqen ta denigrojnë figurën e saj. Kështu p.sh. Apiani flet për ‘karakterin e saj prej gruaje mendjelehtë’, por duhet pasur parasysh se historiografët romakë denigrojnë në mënyrë konstante të gjithë armiqtë e Romës, pothuajse pa asnjë përjashtim, kështu që në këto kushte ky pasazh duhet marrë me rezerva. Nga ana tjetër faktet e luftës përshkruhen në mënyrë më reale kështu që pohimi i historianit tjetër romak Florit, mbi ashpërsinë e sjelljes së ilirëve të udhëhequr nga Teuta, nuk duhet të ketë qenë shumë larg së vërtetës: ‘Ambasadorët tanë që me të drejtë u ankuan për mizoritë e tyre ranë viktima jo të shpatave, por të sëpatave, kurse kapitenët e anijeve u dogjën të gjallë. Kulmi ishte se urdhrat jepeshin nga një grua”, thotë historiani.
Në lidhje me figurën e mbretëreshës në krye të Ilirëve, sipas historianit ajo që duhet nënvizuar është fakti se kjo grua e fortë arriti të imponohej edhe në çështje të luftës, të cilat historikisht kanë qenë thuajse në të gjithë popujt e botës ekskluzivitet i burrave.
“Prania e një gruaje në nivelet më të larta të shtetit ilir, pikërisht në momentin kur Mbretëria Ilire ishte një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut, flet për pozitën e gruas në shoqërinë ilire, që ishte shumë më e përparuar sesa ajo e grave tek popujt e tjerë të Antikitetit, përfshirë këtu edhe Greqinë dhe Romën”, përfundon historiani Haxhimihali.(SI)
Askund ne historin boterore qytetet antike te mesdheut me minoritet grek, nuk i quanjne koloni greke. Vetem ne shqiptaret i quajme te tille !!
Ata kane qene thjeshte emigrante, te ardhur per te ushtruar bisneset e tyre . Kaq.
mik-kjo qe thoni juve eshte shume e drejte, por vjen ngaqe gazetaret tane perkthejne bardhe e zi prej gjuhes angleze, ku fjala “settlement” ka njerin prej kuptimeve te saj si “koloni”. Ne fakt kjo fjale, ne shqip duhej perkthyer si “ngulime greke” dhe jo “koloni greke”.
Dihet qe greket ishin pakice ne keto qytete, pasi shumica perbehej prej vendasve qe benin tregeti me mallrat qe sillnin detaret greke dhe ato ilire.
Sikur këtyre mejteplive tanë iu tharbësohet truri. Me këto kolonira, greqira antike, kultura kjo e ajo, popullit tonë, në këndvështrimin e retrospektivës historike i paracaktojnë e rezervojnë aktivitetin fiziologjik: vetëm hanin, pinin, pörmjerrnin etj. , pra konsumonin pa bërë fare punë.
Komunizëm e komunistë pasiv antik.
Dhe Durresi tani eshte nje qytet i mbaruar, ku antikiteti eshte groposur e rrugeve sheh kope me qen dhe grumbullime plehrash…..turp!
Animals, Teuta s’kishte punë meDurrësin, ajo ishte dhe jetoj në Tivarë!
ANIMAS! Një pjesë e popullatës sonë u shndërruan në vetëshkatrimtarë Sa turp, aq edhe kriminale e vetarmiqësore.
besoj duhet me qarte. antikiteti ishte periudha e qytet shteteve dhe ndoshta iliria e lashte prej 97mije km2,nuk kishte nje mbret,e aq me pak Teuten mbretreshe,qe zoteronte disa rajone,te ketij territori ,lufta e saj per territor e per pushtet me mbretin Gent po ilir,politika e diplomacia e kesaj mbretreshe e krijoji kroacine e sotme, shperblim i mbreterve austriake,per ndimen e dhene me mercenare,ne luftrat me mbretin Gent.
Kjo pune eshte merre me leng. Pikerishte ne kete kohe fillon edhe renia drastike e fiseve ilire nen sundim,in e Romes. Lufta e teutes me Moloset solli edh shkaterimin e tyre. Prandaj hamendesimet hera heres jane sipas qejfit te atij qe shkruan, sepse dokumentat mungoin.
Ate skulpturen nga instagrami i Teutes e keni marre?