Agron Gjekmarkaj: Basha ka 40 mijë vota, Berisha do t'i marrë partinë me 3 mijë vota

28 Tetor 2021, 22:00Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaron se nuk ka një proces gare brenda selisë blu, duke theksuar se Sali Berisha me 3-4 mijë veta në Kuvend nuk mund të realtivizojë Lulzim Bashën, që ka marrë 40 mijë vota në garën e qershorit.

Duke folur në emisionin “Opinion” Gjekmarkaj tha se Berisha mund të ishte patriarku i PD-së dhe është ende në kohë për të qenë, por shtoi se ai e di shumë mirë se PD nuk mund të jetë parti fituese me një kryetar të shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Nuk jemi në proces gare. Nuk mund të garojë në Kuvend. Aksionerët e partisë, janë anëtarët e partisë të cilët i kanë dhënë 40 mijë vota Lulzim Bashës. 3 apo 4 mijë veta në Kuvend nuk mund të relativizohen 40 mijë vota që ka marrë Basha në qershor. Bëhet fjalë për një miting, Kuvend që nuk dihet a do jetë legal a nuk do jetë”, tha Gjekmarkaj.

Në këto 5 apo 6 javë sa herë jam pyetur jam kujdesur të them që Berisha është një personalitet i të djathtës, një njeri me staturë të lartë intelektuale, dhe politike. Nuk jam kujdesur për hipokrizi, apo politikë, por mendoj e ka mbyllur ciklin e tij, me të gjitha sukseset dhe dështimet. Ai e di shumë mirë që kryetari i PD nuk mund të jetë non grata nga SHBA-të.

Ai mund të jetë por nuk mund të jetë fituese PD-ja. Është e pamundur të sjellë një gjë të re në PD. Berisha mund të ishte patriarku moral i PD, është ende në kohë për të qenë, por nuk mund të jetë e ardhmja e PD. Mendoj që Berisha e ka mbyllur këtë cikël në 30 vjet, tani edhe mosha e tij nuk e lejon, sepse pas 5 vitesh do jetë 82 vjet”, shtoi deputeti i PD-së.

Gjekmarkaj tha se konflikti me SHBA-të mund ta zvogëlojë PD-në dhe ta çojë drejt asgjësimit, pasi bëhet fjalë për një fuqi madhore të botës.

Ne e dimë që SHBA-të janë fuqi madhore e botës. Janë ata stabilizatori. Nuk mund ta trajtojmë si fuqi minore, si shaka. Berisha e di më mirë se kushdo fuqinë e tyre. Do i kishte pasur hije Berishës që ti mallëngjente demokratët duke u martirizuar për interesat e kësaj partie, por ai ka zgjedhur konfliktin.

Por konflikti me SHBA-të e zvogëlon PD-në, mund ta çojë në deriva që ne nuk na i merr mendja, mund ta çojë drejt asgjësimit. Duhet tua themi shqiptarëve këtë. Është e pamundur që një parti politike në Shqipëri të vijë në pushtet, të qeverisë nëse nuk është në sintoni me SHBA-të”, u shpreh ai.

2 komente në “Agron Gjekmarkaj: Basha ka 40 mijë vota, Berisha do t’i marrë partinë me 3 mijë vota”

  1. Niko Shpiragu says:

    Ja thua ,por kujt ja thua o z. Agron. Ata qe shkojne pas Berishes jane akoma ne epoken e neandertalit. Jam plotesisht dakort me ju, por duhet te pranojme qe nje pjese e mire e militanteve te PD-se nuk degjojne nga ai vesh. Ata nuk e kuptojne ate qe thoni ju, keshtu qe ata nuk ndryshojne.Berisha gjesh shesh tek ata dhe ben pershesh ashtu sic e do vet.

  2. Agron mos haro që në ato 40 mijë vota , është dhe vota e Saliut brenda , por ja që gjerat kanë ndryshuar shumë nga 25 prilli , bile dhe që nga 13 qershori , pa le që nga 10 shtatori s’meret vesh se ç’është bërê !
    Situatën brenda SHQUP it mos u mundo t’ja u sqarosh shqiptarëve , as mos e mer persipër atë punë , ka mbi 30 vjet që shqiptarët e dinë më mirë se ty , mundohu t’ja sqarosh vetes , atyre kolegëve tënd që s’dinë nga t’ja mbajnë , dhe më gjërë , SHQUPISTAVE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje