Basha-Ramës: Bëhu burrë dhe voto vettingun e politikanëve! Mos ta nisim nga plaku, por nga unë dhe ti i dyti

28 Tetor 2021, 11:48Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të votojë vettingun në politikë, ndërsa u shpreh i gatshëm që ky proces të nisë nga ai.

Kryedemokrati tha se ndryshe nga herët e tjera, ky proces mos të nis nga më plaku, duke shigjetuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“E di ç’ke; bëhu burrë dhe votojë vettingun e politikanëve. T’i marrim me radhë. Ndryshe nga të tjerat, mos ta fillojmë nga plaku, e nisim nga mua dhe pastaj i dyti bëje ti.

Nga i pari te i fundit në këtë sallë. E ke fare të thjeshtë, Do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu ku ka shteruar mundësia që të thuash të njëjtat gjëra; voto vettingun.”, tha Basha.

 

 

 

1 komente në “Basha-Ramës: Bëhu burrë dhe voto vettingun e politikanëve! Mos ta nisim nga plaku, por nga unë dhe ti i dyti”

  1. Rrofte Edveri, lol says:

    Po te ndodhe Vetingu i politikaneve , do ngelet Arnautistani pa Kryeminister e President e Kryetar Partie, lol
    =
    Po pse nuk do Lideri Global ‘Vetingun’ e Politiqenve? lol!
    =
    Pse ka frike Rama te vetoje Bashen, dashnorin e Cadres? lol

    =

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje