Gaz Demi mban fjalën: Ilir Daja nuk largohet nga Partizani

28 Tetor 2021, 00:05Sport TEMA

Ilir Daja ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit e Partizanit pas humbjes në 1-0 në derbi nga Tirana pak ditë më parë.

Lajmi bëhet me dije nga gazetari Ylli Aga i cili i ftuar në emisionin “Skaner” ka zbuluar se tekniku i të kuqve ka kërkuar të largohet, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga presidenti Gaz Demi.

Humbja në derbi, por edhe mungesa e fitoreve deri më tani ka bërë që Daja të mendojë largimin nga Partizani.

“Daja kishte problematika në këtë ndeshje. Një pjesë e lojtarëve të rëndësishëm ishin jashtë.

Në informacionet që unë kam, Daja pas humbjes në derbi dha dorëheqjen, e cila nuk u pranua nga drejtuesit dhe iu besua më tej.

Trajneri tha se nëse drejtuesit mendonin se ishte ai problemi, do të jepte dorëheqjen.”, u shpreh Ylli Aga.

1 komente në “Gaz Demi mban fjalën: Ilir Daja nuk largohet nga Partizani”

  1. Partizoni says:

    O zoti ylli si paska dhene dorheqjen,kur thua se trajneri tha se ne se drejtuesit mendojne se ai eshte problemi do te jape dorheqjen? Tjetra sipas dajes problemi jane drejtuesit qe nuk blejne ndeshjet sic bente takaj me korcen se atje u be trajner i madh daja se ky nuk qenka problemi , lojtaret jo e jo se i ka ne dore daja (deri sa vetem dajen kam degjuar pas cdo ndeshje qe thote luajtem shume mire) ,MJERE PARTIZONI QE KA RA NE DORE TE DAJES!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje