Nga data 1 Nëntor, Shqipëria nis administrimin e dozës së tretë anti-Covid, për të gjithë personat mbi 60 vjeç. Kjo vaksinë sipas ekspertëve rekomandohet të merret 6 muaj pas marrjes së dy dozave të para.
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në një lidhje më “Klan News” zbuloi se doza e tretë e vaksinës do të jetë e njëjtë me dy të parat.
“Sa i përket personave të cilët kanë marrë një vaksinë të caktuar, doza e tretë do të jetë vaksina që ata kanë marrë. Dhe në të gjitha rastet me një udhëzim, ne jemi të qartë për të shpjeguar ku mund të kemi kombinime vaksinash”, deklaroi Fico.
Por përveç kësaj, apeli i Ficos drejtuar qytetarëve ishte i qartë: Vaksinohuni!
“Duhet të nxisim dozat e para dhe të dyta, të kryhen, sepse çfarëdo lufte bëjmë ne, nëse ne kemi një popullatë e cila nuk vijon të vaksinohet me ato ritme që duhet, një shtamë tjetër mund të jetë ai i cili do të kërkojë edhe më tepër mund. Pra së pari duhet dhe thirrja është për të vaksinuar të pavaksinuarit“, tha ajo.
si duket ne “Mileti” I SHKRET DO TE “Ngopemi” ME Doza Vaksinash..duket se numri do te shkoj nolimit….deri tani ka arritur ne tre??
4 në USA e shumë shpejt grupi jonë i ‘ekspertëve’ që deri më sot skan bo ASNJI STUDIM do kërkojnë dozat e 4 e kështu me rradhë. Nëse na nji prej ktyne ekspertëve ka bo nai studim hallall ja boft zoti mjeksisë e shkencës Shqiptare.kta thjesht përkthejnë por pak me vonesë i aplikojnë rregullat e botës për arsye që të duken sikur ene kta din me bo studime vet
I interesuar
Mendoj se vaksinat kineze dhe ruse nuk duhet te perdoren me ne Shqiperi
Keto vaksina nuk jane miratuar nga organizatat boterore dhe europiane per shkak te efektivitete tyre te ulet dhe per shkak se ato sipas tyre nuk plotesojne standartet perendimore,per meteper duke ditur kete prodhuesit e tyre as i kane paraqitur per aprovim.
Ne perendim nuk quhesh i vaksinuar nese ke bere keto vaksina dhe sigurojne qe berja e vaksinave te miratura nga OBSH pasi je vaksinuar me kineze.
Mendoj se si fillim kur ishte veshtire te siguroheshin vaksina perdorimi i vaksinave kineze ishte domosdoshmeri por tani stop.
Askund nuk pranohemi si te vaksinuar nese kemi marre vaksina kineze.
Mendoj se jane te mjaftueshem argumentat qe ta bejne ISHP te vendose qe vaksina e trete te behej me vaksina perendimore per me teper te behet pas afatit te caktuar edhe e katerta
Qellimi eshe te kemi mundesi te marrim certifikate kaluese ne kufijte perendimore
Natyrisht edhe ketu dunet zbatuar respekuar vullneti i sejcilit
Jo kineze,me zgjedhje.