Kryeministri Edi Rama ka ‘shpërthyer’ ashpër ndaj kryebashkiakëve për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve.
Kreu i qeverisë u shpreh se në armatën e njerëzve që janë të punësuar në sektorin e ujësjellësave ndodhen edhe persona që nuk janë fare në Shqipëri, por jashtë vendit.
“ Kthehemi tek e njëjta fabul që ata që nuk paguhen ankohen se nuk kanë bukë ndërkohë që ata që mund të ankoheshin ishin paguesit më të rregullt të energjisë elektrike. Edhe këtu abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet jo familjet. Se nuk u vjen ujësjellesave e keqja nga familjet në nevojë. Kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit dhe Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës do të ndërhyjë me njëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi më partnerët dhe me ju për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel.
Cilido që nuk do të dojë të kuptojë se një ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as pagat, as sigurimet dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. Nuk diskutohet që as Korca dhe Pogradeci nuk i paguajnë dot kreditë. Jemi në kushtet që duhet të ndalojë kjo hemorragji papërgjegjshmërie me kosto marramendëse për shtetin dhe qytetarët. 1 miliardë euro investime qeveria shqiptare bashkë me partnerët për ta zgjidhur këtë cështje njëherë e mirë. Ne kemi një përgjegjësi që nuk e shmangim dhe delegojmë dot më. Pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjeve nga ana ligjore ndërsa kur marrin përgjegjësi e delegojnë tek bashkia.
Do të bëjmë një skanim të të gjitha burimeve njerëzore.Sa janë në profilin e tyre punonjësit? Merrini masat vetë përpara se këto pasqyra do të tregojnë gjëra që do të mbeten në satirën e shqiptarëve. Do të kërkojmë ehe ndihmën e partnerëve tanë për një proces serioz. Këto nuk janë zyra punësimi për njerëz që duan të marrin një rrogë që nuk janë fare në Shqipëri, janë ndërmarrje. Është e trishtueshme kjo pamje dhe prandaj vendosëm ta bëjmë publikisht këtë gjë. Ky është abuzim i hapur me votën e popullit”- tha ai.
Dritan Leli beri ne ujesjellesin Vlore tenderin1 miljon e 600000 dollare dhe ujesjellesi eshte me keq se çishte. Ky hajdut mori ne qafe Vloren dhe rri per te dhene leje ndertimi dhe u merr ndertuesve nga 50000 euro per çdo pallat. Ishte i lidhur me Ken Dhimen ne gjykate dhe nuk i ankimonte lejet e firmave qe jipnin parate. Verifikojeni kete monster qe mori ne qafe Vlore
Ore bukurosh,po ç’me flet sikur sot po zbret nga qielli? Po pse e ke lejuar kete situate neper ujesjellesa? A e di ti qe ne ujesjellesin e Permetit eshte bere kerdia duke paguar njerez te farefisit te kryetarit te Bashkise? Pse beni sikur nuk dini? Kur shkova ne muajin gusht ne Permet mesova disa te verteta te hidhura qe mua me trishtuan dhe me bene shume pesimist per te ardhmen.
Njerez me precedente penale,qe jane marre me droge,kane bere krime sot vegjòetojne tek ujesjellesi sikur te ishin shpetimtare .Kete gje e di ti ,por nuk te vjen mire se edhe ajo ndrikulla qe ke derguar ne Permet,lelka jote,ika futur neper keto pune.Ne Permet thone se ne ujesjelles jane nja pese drejtore sepse ligjin e bejne klanet kriminale e hajdutet e tridhjet viteve.Prandaj mos hidh shashka kot se nuk ta ka fajin njeri,por ta kane ato kukullat qe gjoja pergjerohen per ty.Si nuk degjove nje here njerzit e drejte e te afte more burre? Degjoji njere se nuk do te gjesh keq,perkundrazi do ta njohesh te verteten lakuriq.