Nga Mustafa Nano
Në Sharm El-Sheikh të Egjiptit po mbahet një konkurs ndërkombëtar bukurie, ku marrin pjesë vajza të reja nga e gjithë bota. Midis tyre janë edhe dy vajza shqiptare, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, të cilat gjatë periudhës parapërgatitore, në pritje të natës finale, kanë ndërtuar marrëdhënie me vajzat e kombësive të tjera. Midis tyre, ato kanë ndërtuar një marrëdhënie edhe me një vajzë serbe. Midis tyre është ndërtuar një kimi e natyrshme, një kimi ballkanase. Ato kanë lindur në një periudhë pas luftës së Kosovës dhe nuk mbartin sentimentet, paragjykimet dhe fanatizmat e prindërve të tyre. Prandaj, miqësia e tyre është e pafajshme, e paqortueshme. Derisa ato bënë një veprim fatal, pas së cilit janë masakruar nga opinioni publik. Sidomos vajza serbe.
Në një moment, vajzat shqiptare teksa po fotografoheshin kanë bërë gjestin e shqiponjës dykrenore. U afrohet vajza serbe, bashkohet me to dhe nis t’i imitojë në mënyrë goliardike, në mënyrë të shkujdesur, sportive, miqësore. Ajo, pra, ashtu si vajzat shqiptare, ka bërë të njëjtin simbol me duar – shqiponjën dykrenore. Kjo foto është publikuar në rrjetet sociale dhe në media. Kaq mjaftoi, që një pjesë e rëndësishme e opinionit publik në Serbi të mobilizohej duke shpërthyer në një lloj histerie kundër kësaj vajze. Edhe gazeta të rëndësishme në Beograd e kanë konsideruar atë foto të turpshme, shokuese dhe tronditëse. Prindërit e kësaj vajze janë në një situatë shumë të vështirë, janë përballë një presioni të pabesueshëm.
Unë nuk di asgjë në lidhje me ta (ndoshta mund të jenë nacionalistë fanatikë serb, por mund të jenë edhe kosmopolitë), por sidoqoftë ata janë të turpëruar nga gjesti i vajzës së tyre, të konfrontuar me këtë presion e histeri. Dhe kjo është arsyeja që vajza ka postuar një shënim të sajin në rrjetet sociale, ku ajo bën një mea culpa. Ajo u drejtohet të gjithë serbëve dhe u thotë: “Unë u kam turpëruar që të gjithëve. Jam treguar e pamatur. Është një gabim që nuk ia fal vetes. Mua më futën në grackë, dhe unë u tregova naive. Megjithatë, unë dua t’ju tregoj se Serbia është në zemrën time, simbolet serbe i kam në zemër dhe çdo simbol i kombeve të tjera nuk ka asnjë vlerë, përballë simboleve serbe. U kërkoj falje nga thellësia e zemrës. Për këtë arsye, po marr vendimin që ta braktis konkursin ndërkombëtar të bukurisë dhe po kthehem në Beograd.” … Dhe u kthye në Beograd.
Por historia nuk mbaron këtu. Të nesërmen u publikua një foto tjetër. Tashmë është rasti i një loje me porta të ndërruara. Ishin vajzat shqiptare që u informuan mbi atë që kishte ndodhur në Beograd, u informuan mbi hallin e prindërve të shoqes së tyre serbe, dhe në mënyrë kalorsiake iu afruan asaj për ta ngushëlluar. Midis të tjerave, ato i kërkuan që të bënin një fotografi së bashku me simbole serbe për të balancuar situatën, për të lehtësuar tensionin në opinion publik serb. Fotografia u realizua duke pozuar me tre gishta, që është një simbolikë nacionale serbe. Pas kësaj, për shkak të presionit të ushtruar mbi to nga rrjetet sociale, këto vajza, ashtu si edhe shoqja e tyre serbe, dolën në publik dhe kërkuan falje për naivitetin dhe gjestin e tyre të paqëllimtë. Ato u shfajësuan duke u shprehur se nuk e dinin kuptimin e tre gishtave.
Këtu do të doja të bëja një parantezë. Kuptimin e tre gishtave nuk e di askush, pasi historia e kësaj simbolike është e errët. Unë po hedh një hipotezë timen. Nga leximet e mia kam mësuar se në manastirin e Hilandarit, në malin Athos, është një ikonë e veçantë, ku paraqitet Virgjëresha Mari me Krishtin-fëmijë në krahë. Në këtë ikonë, ka një detaj gjithashtu të veçantë: Virgjëresha Mari ka tre duar. Unë supozoj se tre gishtat janë një mishërim i tre duarve të Virgjëreshës Mari në këtë ikonë, të varur në muret e manastirit të Hilandarit, i cili është një manastir serb shumë i famshëm, ndoshta më i famshmi ndër manastiret serbe. Është në malin Athos të Greqisë.
Pikërisht në këtë manastir, ka edhe diçka shqiptare, e cila nuk është e parëndësishme. Atje është dhe varri i babait dhe i njërit prej vëllezërve të heroit tonë kombëtar (Skënderbeut), i Gjon Kastriotit dhe Reposhit, respektivisht. Madje, aty gjendet edhe një kullë që quhet “Kulla shqiptare”. Kjo është një rrethanë që emfatizon jo më urrejtjen, por faktin se përpara shumë shekujve, midis shqiptarëve dhe shkjeve ka pasur një marrëdhënie interesante. Pra, historia e zhvillimeve në Ballkan është e komplikuar; këto zhvillime kanë drita, por edhe hije. Megjithatë, si shqiptarët edhe serbët janë kapur pas urrejtjes reciproke, duke e emfatizuar atë, duke e konsideruar si diçka që e kemi në gjak e në ADN. Prandaj, bëjmë çmos që edhe këtyre vajzave të reja t’u kallim në shpirt e në zemër urrejtje për sho-shoqen.
“N’mni të sho-shoqit kemi le”. Ky është një varg nga “Lahuta e Malcis” ku Gjergj Fishta ka dashur të përshkruajë këtë marrëdhënie të vështirë e armiqësore midis shqiptarëve dhe sllavëve në fund të shekullit të XIX dhe në kapërcyell të shekullit të XX. Mesa duket këtyre anëve koha mbetet në vend, e palëvizshme. Ne jemi ende në kapërcyell të shekullit të XX. Është për të ardhur keq!
O debil qe me njohurit e tua te kufizuara mbete si nje shites ambulant qe do shesesh mend per gjithcka.
Serbet keqperdorojn ‘tre gishtat’ si shenj urrejtje ndaj popullsive te tjera.
Tregojn nje fare fundamentalizmi fetar ndaj popullsive te tjera.
Pse permend vetem manastirin e Hilandarit kur 150 vjet para pra ne vitin 1300 mbreti Serb Stefan Dushan nxori dekretin qe kushdo Shqiptar Katolik qe nuk konvertohej ne Ortodoks denohej me vdekje.
Serbet historikisht prej shekullit te 7-te kan terrorrizuar,grabitur e dhunuar gjithe trojet Shqiptare .
Mustafa Nanua , nga nje si Taulanti , ben çdo mengjez , aty ku shkon mbreti me kembe . Njohurite e tij , rralle i ka ndonje shqiptar tjeter . Po , nejse . Ne vitin 1300 , ne viset shqiptare nuk ekzistonte asnje katolik , ishin te gjithe ortodokse , si e gjithe Perandoria Bizantine , qe u nda nga Perandoria e Romes dhe beri disa ndryshime nga feja katolike , per t’u dalluar si fe e nje perandorie tjeter , me kryeqytet Kostandinopojen , por asgje themelore , Krishtit i falen te dy palet . Katoliket e pare ne Shqiperi , u pane kur filloi influenca e Venedikut , ne rajonet veriore shqiptare , madje dhe vete Gjergj Kastrioti , kur hyri ne Shqiperi me 1443 , mbas betejes se Nishit , nga myslyman , u konvertua ne ortodoks , si e gjithe popullsia shqiptare e asaj kohe , ndersa ne vitet e fundit te jetes , meqenese Venedikun e beri aleat , filloi ndiqte fene katolike , ndersa me vdekjen e tij me 1468 , Venediku u be zot i veriut shqiptar dhe i konvertoi popullsine e krahinave veriore nga ortodokse ne katolike . Aq e vertete dhe e provuar eshte kjo , qe Shqipria nen Skenderbeun nuk kishte katolike , sa , te gjithe shqiptaret arbereshe te Italise , qe emigruan ne juge te Italise , pas vdekjes se Skenderbeut , ishin dhe jane akoma e sot pas 500 vjetesh , kristiane ortodokse , ndryshe nga e gjithe Italia , qe eshte zemra e katolicizmit . Keta emigrante , qe shkuan ne tokat dhe zoterimet e mbretit Alfons te Napolit , qe ishte mik dhe aleat i Skenderbeut , u priten me nderime , sepse ishin bashkeluftetare te Skenderbeut dhe familiet e tyre , midis tyre edhe i biri i Skenderbeut , te gjithe keta ishin ortodokse , akoma edhe sot kishat e tyre dhe ritet fetare te arberesheve , jane ortodokse . Kam qene ne Calabria disa here dhe kam njohur e kam vizituar muzete e shqiptareve shume interesante , por kam edhe ketu ku jam arbereshe , te cilet flasin shqip , madje disa prej tyre , flasin shqip , me mire se kosovaret . Jane te gjithe te fese ortodokse bizantine dhe jo katolike . Ata e spiegojne shume mire gjendjen e viseve shqiptare te asaj kohe , sepse e kane trasheguar historine e tyre brez pas brezi dhe jo si neve shqiptaret e Shqiperise , qe u pushtuam per 5 shekuj nga turku dhe u transformuam gjenealogjikisht , kombetarisht , historikisht , fetarisht e deri tek ADN-ja . Emigrantet e rinj , te viteve pas 90-tes , u priten fillimisht me entusiazem edhe nga arbereshet e Italise , por kur shqiptaret u shfaqen me te gjitha veset , si hajdute shtepish , tutore prostituash e deri vrases , arbereshet rrudhen buzet dhe filluan te justifikohen para miqve te tyre italiane “Jo , keta nuk jane velezrit tone skipetare te nje gjaku por jane skipetare te turqezuar” .
Është ekzaktësisht sikur thua ti!
Pyetja o Taulant eshte se cfare nenkupton ty me termin “Skiptare”?
Atehere bejme Llogariazmone (Llogari) greqisht te mbajme Llogon secili d.m.th fjalen
Per Vorio Epirotet e Kastriotit qe u convertuan ne Osmane me dhune fillimisht dhe me vone edhe me dashje?
Per Veziret, Pashallaret, Bejleret, Agallaret, Hoxhallaret “Skiptare” qe i thone akoma Stamboll Kostantinopolit ne Emer te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos?
Per Poliset e Vorio Epirit qe jane Greke dhe jo te periudhes (period) Helene Greke dhe qe Emertimet dhe Topo-Onomat (toponimet) e tyre jane ndryshuar nga bijte e Vezireve dhe Pashallareve te vetequajture “Skiptare”?
E ke bere pyetjen perse (perke) per ju Vorio Epiri i Kastriotit nuk egziston (egzist)?
Dhe perse “historia” e Allvanise fillon me Osmanet dhe me nje Hero qe ishte Krenare si Epirote dhe per Heronjte e Tij Irakleos (Herkuli “Latin”),Odhiseas (Uliksi “Latin”), Megas Aleksandros, Pirros, Megas Kostantinos etj?
Ta kuptosh zoti Taulant historia e Arnautise eshte si ta fillosh Alfabetin nga Zh-ja dhe jo nga Alfa.
Serbet akne nje urrejtje per shqiptaret dhe kete e ushqejne ne breza Dua tu tregoje nje ngjarje qe i ndodhi vajzes time ne shkolle ne Amerike Ishte klase e shtate ne pushim po shikonin CNN dhe ndermjet te tjerave jep nje ngjerje per Shqiperine nuk me kujtohet dhe ne kete moment nje shok i kases i thote qe shqiptaret jane njeres me bisht nderhyn vajza ime dhe i thote ti ke lindur ne Amerike kush te ka folur per shqiptaret ti nuk i njef ata ja une jam shqiptare te dukem me bisht Ai i kerkon falje nuk e dija qe je shqiptare E pyeti nga e ke babane e ka Serb po nenen Angleze pra babai ta ka ushqyer kete mendim Pra kuptohet qarte Serbet e ushqejne kete urrejtje ndersa ne shqiptaret nuk e bejme kete gje dhe bejme mire po duhet tu tregojme femijve tane historine e dhimshme te kombit tone