Komandanti i KFOR-it : Kosova s’do ta dërgojnë FSK-në në veri pa miratim

31 Tetor 2021, 13:08Rajoni TEMA

Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari, ka thënë se Kosova nuk mund t’i vendos forcat e FSK-së në veri të vendit pa një miratim paraprak.

Kajari tha se KFOR-i po vazhdon t’i kryejë detyrat që theksoi se rrjedhin nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas një marrëveshje të mëparshme, duhet të autorizohet nga komandanti i KFOR-it para çdo dislokimi në veri të Kosovës. Policia e Kosovës mund të lëvizë lirshëm në mbarë Kosovën. NATO-ja pret që institucionet vendase të vazhdojnë t’u përmbahen marrëveshjeve.

Në javët e para jam takuar me krerët e institucioneve në Kosovë, të cilët më kanë siguruar se para çdo veprimi, do të ketë koordinim të duhur me Kosovën dhe vendosja e FSK-së në veri të Kosovës do të vazhdojë të bazohet në njoftimin dhe miratimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, ka thene ai ne mediat ne Kosove.

Lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se institucionet e Kosovës mund të ndërmarrin tjetër aksion në veri të vendit, Kajari tha se nuk dëshiron të spekulojë.

Gjenerali hungarez foli gjithashtu për patrullimet e përbashkëta me ushtrinë serbe.

“KFOR-i ka një bashkëpunim të gjatë dhe të shkëlqyer me ushtrinë e Serbisë, në të gjitha nivelet e përgjegjësisë. KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me ushtrinë serbe dhe me organizatat e sigurisë së Kosovës, për të garantuar siguri në mbarë Kosovën. Patrullimet e sinkronizuara me ushtrinë serbe do të vazhdojnë përgjatë kufirit administrativ”, ka thënë Kajari./Express

2 komente në “Komandanti i KFOR-it : Kosova s’do ta dërgojnë FSK-në në veri pa miratim”

  1. Jorgo says:

    eshte kufi shteteror o magjar muti!!!!

  2. vlora.vlora says:

    Kosova eshte shtet i lire dhe i pavarur zotrote ,gjithnje sipas jush ,,,dhe mund te beje c te doje ne teritorin e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje