Muli i shqetësuar për zgjedhjet në gjashtë bashki

31 Tetor 2021, 18:55Antena TEMA

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet të martën për të vendosur rreth zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sipas vlerësimeve të Komisionit të Venecies, Meta ka shkelur Kushtetutën në përpjekje për të shtyrë zgjedhjet, por meqë ato nuk u shtynë, nuk ka shkaktuar dëm real. I vetmi dëm, është mos dekretimi deri tani i zgjedhjeve në gjashtë bashki, të cilat kanë mbetur pa kryetar.

Kjo gjë mund të ndodhë pas ditës së martë.

Bashkitë janë shumë të rëndësishme, pasi në shumicë teorikisht mund të fitohen nga PD. Shqetësimi I Mulit është se kandidatët do t’i caktojë Luli dhe jo Doktori. Për këtë duhet një strategji se si duhet të sillet fraksioni i Doktorit ndaj këtyre zgjedhjeve.

Nëse Doktori mbështet kandidaturat e Lulit quhet dorëzim, dhe kjo mund të dëshpërojë demokratët. Nëse mbështet Lulin është njësoj sikur ke mbështetur Ramën.

Nëse Doktori cakton kandidatë të pavarur dhe mbështet ata, duket sikur më 11 Dhjetor do të formojë parti të re. Dhe ky është dorëzim para Bashës, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë.

Rruga e tretë është të hyjë me forcë në mbledhje të kryesisë dhe të caktojë kandidatët që do. Kjo është rrugë ushtarake dhe duhen marrë masat. Është e vetmja zgjidhje, që të mos dorëzohet para Bashës. Nga ana tjetër LSI është betuar që do të nxjerrë kandidatët e saj, dhe kjo mund ta bëjë garën dhe më të vështirë. Sidoqftë në rast humbje, fajin do ta ketë Luli, në rast fitoreje merita është e Doktorit.

Ish-deputeti Ruli që ndjek nga larg këtë debat, bëri një propozim miks.

-Dëgjo biro tha. Nëse doni ta hajë Saliu, lëreni të propozojë ai kandidatët dhe Luli t’i mbështesë. Ata kanë për të humbur njësoj. Nëse doni t’i fitoni, lejani Ramës t’ua propozojë, dhe dilni të fituara të dy palët.

 

1 komente në “Muli i shqetësuar për zgjedhjet në gjashtë bashki”

  1. gjeramadhi says:

    shumë e bukur kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje