Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e Klimës është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç ka publikuar disa momente nga takimi me kryeministrin Rama, ndërsa ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograd duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup, ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.
“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiç në Instagram në foton me Ramën.
Kujtojmë se Rama, Vuçiç dhe Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për Open Ballkan. Por mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij.
Edhe po ta mbani, por edhe sikur mos ta mbani, kjo nuk perben politikisht problemin me te vogel. Eshte nje nisem thjesht shaka, per te kaluar kohen. Te dyve ju duket sikur beni ne kete rast politike te madhe, por merret me mend, cdo levizje juaja, pa pjesmarrjen e qendrave vendimarrese, nuk ka me te voglen vlere. Thjesht eshte nje levizje per konsum te brendshem, per te mbajtur me gajret legjionet mbeshtetese. Por ajo qe ndodhi ne Maqedoni tregon shkoqur per influencen zero te “Open Balkan” ne opinionin publik. Zaev humbi. Edhe ju te dy mund te pesoni te njejtin fat nese nuk mbani premtimet ne raport me perkrahesit. Ballkani as hapet nga ju te dy, as mbyllet, ne jeten e popujve ajo qe ka per te ndodhur do ndodhi, prandaj eshte mire qe ti leni menjane lojrat zbavitese. Beni detyrat qe ju kane caktuar per pranim ne BE dhe lerini nismat e vecuara rajonale. Ka 100 lloj sportesh te tjere per te kaluar kohen, mos u merrni me levizje boshe.