Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu bën rekurs ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së

1 Nëntor 2021, 11:50Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.

Sipas avokatit të ish-ministrit, Ardian Visha vendimi i Apelit është anti-kushtetues. Sipas tij, cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

4 ditë më parë, Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe  rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykimin e ish-ministrit dhe po ashtu edhe veprime hetimore shtesë. Hetimet për tragjedinë e 26 te vdekurve e qindra të plagosurve e një dëmi miliarda lekë, janë kryer nga 2008-2009, asokohe nga prokurori e Përgjithshme.

Ndërkohë Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda.

13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

3 komente në “Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu bën rekurs ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së”

  1. 1 says:

    Do e fusin ne xhunglen e labirinthit te neneve sic dine te bejne politiqent dhe Medihoxha do dali pa lagur.Ai nuk eshte gjykuar po gjykimi i tij eshte pezulluar dhe tani qe u krijuan kushtet fillon gjykimi,pse ka frike zoteria.Neqoftese ai eshte i paster del dhe me i forte

  2. shqip says:

    Bëj gati rrobat e trasha o Fate. Atje ku mund të shkosh bën ftohtë. Dhe bëhu bur(r)ë . Mos u tërhiq si legen. Jo është gjykuar, jo s’mund të gjykohet. Shko atje dhe nxirr “shokët”.

  3. Trotski says:

    O Avokat O delenxhi.Nuk Fshiheni dot pas Gishtit.Do te hani Palloshin bashke me Sali Kermen e COMPANY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje