VIDEO: Vritet ish-polici në Laç, një vit më parë tentuan ekzekutimin e të birit

1 Nëntor 2021, 08:46Politika TEMA
VIDEO: Vritet ish-polici në Laç, një vit më parë

Një ish-punonjës policie, Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri pranë bizneseve të tij në Kurbin mëngjesin e kësaj të hëne nga persona të panjohur, makina e të cilëve u gjet e djegur në Milot.

Ai ka tentuar të largohet në momentin kur është qëlluar, duke u futur në një rrugicë mes dy objekteve, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.

Viktima, dikur punonjës policie, ka disa biznese në qytetin e Laçit. Ai dhe familja e tij njihen në këtë qytet. Në 15 gusht të vitit 2020, djalit të Xhelal Reçit i kishin bërë atentat dy persona me motor.

Djali i viktimës udhëtonte me familjen e tij me makinë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, kur dy atentatorët me motor iu afruan dhe qëlluan me armë në drejtim të tij.

Por djali i Xhelal Reçit mundi të shpëtonte duke shtuar shpejtësinë e makinës dhe iu larguar autorëve. Plumbat e kanë tejshpuar mjetin, por fatmirësisht nuk kanë plagosur personat që ishin brenda.

Atentati që ndodhi në mes të ditës dhe personat me motor e kishin ndjekur përreth 20 minuta mjetin.

Pas ngjarjes së sotme, policia e Lezhës, menjëherë ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje