Një propozim për presidentin Ilir Meta

1 Nëntor 2021, 12:15Blog TEMA

Nga Mihallaq Qilleri 

Dekorimet e figurave të shquara të jetës shqiptare, në art, kulturë, ekonomi, patriotizëm, etj. janë bërë aq të shumta sa emri i tyre përmendet vetëm në ditën e marrjes së medaljeve e pastaj i mbulon pluhuri i harresës.

Por ka edhe emra të tjerë aq të shquar po në këto fusha që njihen nga populli shqiptarë e mbeten të paharruar. Mendoj se një nga këta figura është edhe aktori dhe regjisori i madh gjeorgjian Akaki Khorava.

Nuk ka shqiptar që të mos e ketë parë filmin shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”, i shfaqur për herë të parë më 28 Nëntor 1954.

Pavarsisht ndryshimeve ideologjike mes nesh dhe ish-Bashkimit Sovjetik, apo Rusisë së sotme, pavarsisht armiqësive e miqësive, Skenderbeu i Khoravës mbetet pamja më e gjallë vizive për fantazinë e gjithë shqiptarëve për heroin tonë më të madh kombëtar, simbolin e luftrave për liri e mëvehtësi, figura me të cilën na njohu Europa dhe bota. Khorava lindi më 29 prill 1895 në fshatin Oczchomuri të Gjeorgjisë dhe vdiq më 23 qershor 1972 në Tbilisi.

Krijimtaria e tij është aq e madhe sa nuk ka vend të përmendet këtu. Por për ne, shqiptarët, interpretimi dhe figura e tij madhështore që krijoi në rolin e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, e ka bërë atë aq të dashur sa kujtohet me emocion nga të gjithë Megjithë idetë, fantazitë, dëshirat, projektet, – sidomos me figurën e madhe aktoreske të Bekim Fehmiut, i cili mund të ndërtonte një figurë e rol si ai i Skenderbeut, – edhe sot, pas afro 70 vitesh ideja për krijimin e një filmi tjetër për Heroin tonë Kombëtar nuk është realizuar. Khorava mbeti kështu “Skënderbeu” ynë.

Do të ishte në nderin tonë, të qeverisë e të presidencës shqiptare që t’i akordohet atij, pas vdekjes, një ndër titujt më të lartë të shtetit duke e përkujtuar për kontributin e mrekullueshëm që la për historinë e Shqipërisë.

Skënderbeu shqiptar, përtej gravurave të vjetra, apo monumenteve të tij, mbetet ai i aktorit të madh gjeorgjian.

Përmes kanaleve diplomatike mund të gjenden pasardhësit e trashëgimtarë të tij që të pranojnë dekoratën e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

6 komente në “Një propozim për presidentin Ilir Meta”

  1. Undefined says:

    Shume e drejte…nje bravo…..

  2. Politolog says:

    Mos e felliqni Skenderbeun me dekorata nga Meta. Propozimi me i sakte doo ishte qe Meta te mos jape me asnje dekorate, se felliq cdo figure kur mendon se jepet nga dora e nje aventurieri politik.

    1. Labi says:

      Nuk kërkohet të dekorojë Skënderbeun, zotëri, por aktorin që luajti rolin e Skënderbeut.

      1. Politolog says:

        Kush tha se do dekoroje Skenderbeun? Ceshtja eshte qe I jep mundesi Metes qe te shquhet si patriot i madh qe dekoron ate qe e luajti Zkenderbeun ne ekranin e madh

  3. Alba.ny says:

    Po, ne i detyrohemi Khoravës, jo vetëm me dekorata, por dhe me emrin e një rruge a objekti, sikurse i detyrohemi edhe Plumbeskut, autorit të muzikës së Hymnit tonë Kombëtar.
    Po sa për Ilir Metën, ai nuk ka kohë të meret me këto gjëra, pasi i duhet të dekorojë Baftjarin, Bakën, Baken, dhe plot alabakë e tallavabërës

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Mire o Qiller, por nuk me thua, cfare fitimi do kishte Meta dhe LSI ne kete rast? Leke jo, vota jo, atehere perse duhej ky dekorim? Konsideratat per te cilat ti kerkon te dekorohet aktori gjeorgjian qe luajti Skendebeun, jane stoli qe paten vlere ne kohen e mesjetes dhe iluminizmit. Na duhen vota dhe leke, o Qiller, merr vesh ti apo ke lajthitur?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje