Nga Ben Andoni
Në një logjikë normale dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike duhet të ishin strukturat, që konform neneve statusore në një rrjedhë normale të zgjidhnin krizën e sotme, një nga më të mëdhatë e regjistruara gjatë ekzistencës së këtij formacioni politik.
Por, Berisha dhe Basha, ish-kryetari dhe kryetari aktual janë barrikaduar në dy anë të një sherri kinse ekzistencial, që duket se në ditët e fundit po merr shumë energji, po lodh elektoratin dhe më shumë se çdo gjë: po nxjerr dobësitë e mëdha të brendshme në formacionet politike shqiptare.
Ata pak njerëz të kthjellët që po përpiqen të këshillojnë janë distancuar me të drejtë, pasi si kryetari Basha, i cili sapo u zgjodh me shumicë votash nga po këta njerëz që po mëtojnë ta heqin dhe ardhur pas plot tre humbjesh votimesh të përgjithshme po qëndron i vendosur; ashtu si ish-kryetari Sali Berisha, që jo vetëm e ka mbajtur por edhe e ka sponsorizuar moralisht kryetarin aktual duket më i vendosur me anë të “Foltoreve” të bëj një paralele dhe ta zhvendosë vëmendjen publike nga shpallja “Non grata”, përcjellë nga shteti amerikan përmes Departamentit të Shtetit dhe që e ka penalizuar me të drejtë nga partia e vet.
Për të ardhur keq është se tashmë edhe Basha e ka rritur tonalitetin dhe agresivitetin e gjuhës së tij dhe po ndërton një narracion anti-Berisha, që kulmoi në seancën e parlamentit të kësaj jave të fundit të tetorit 2021, kur iu drejtua kryeministrit Rama: “E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!
Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni ‘Trekëndëshin e Bermudës’ edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës”…
Po si ka mundësi vallë që Basha edhe kur ka pasur forcën e Berishës pas vetes nuk është trimëruar kaq shumë dhe jo vetëm kundër një personazhi, por bashkë tre syresh dhe madje nga më potentët e historisë shqiptare të demokracisë? Logjika sërish të shkon te kulisat, ku Basha ka një lloj garancie nga forca që janë të paperceptueshme prej publikut të gjerë për fundin e këtij aksioni në dobi të vet; mbështetjen e Ramës prej asaj që besohet si ndikim i tij në Gjykatë, që PD-ja të mos ndahet, duke ia lënë sërish vulën; por edhe heshtjen e pashpjeguar të vetë protagonistëve të etiketuar!!!
Në fakt, Basha e ka primatin sepse vetëm pak javë më parë e fitoi në një proces zgjedhor të arsyeshëm te PD anipse shumë të përfolur de facto, që nuk u kundërshtua madje as nga Berisha dhe as nga grupi i tij, por që Kuvendi u përdor disi dhe për të treguar peshën e ish-kryetarit.
Qysh atëherë, ashtu edhe si është provuar tashmë, Basha e dinte fatin e Berishës, mungonin vetëm modalitet e largimit të tij, zbuluar dora-dorës dhe që u lanë në fund të kohës së arsyeshme, sak kur PD-ja përgatiti grupin parlamentar.
Tashmë jemi në fund të gjithë kësaj maskarade dhe llogaritë e arsyes e dërgojnë këtë diskurs Basha-Berisha në ndarje apo më saktë kah përçarjes. Basha jo vetëm e ka ngritur tonalitetin e gjuhës por e ka bërë të qartë se nuk do ketë Kuvend, kurse Berisha dhe njerëzit e tij jo vetëm e kanë shpallur ditën por po mundohen të tregojnë se tashmë ish-kryetari do rikthehet 100%.
“Në një kohë krize të brendshme, njerëzit me vullnet të mirë dhe bujarë duhet të jenë në gjendje të bashkohen pavarësisht nga partia apo politika”, thoshte dikur Kenedi, i përballur me problematika të pafundme politike në vendin e tij. Por Amerika e tij nuk është Amerika se sotme që i ka bërë gjëmën Berishës; kurse Shqipëria politike sot nuk është ajo e viteve më parë, ku zërat e njerëzve të arsyeshëm janë bjerrë. Tashmë politikanët shqiptarë jo thjesht janë marifetçinj të spikatur por edhe krijues situatash të tilla madje duke përfituar në një kundër-rrjedhë si kjo që po vazhdon te PD. Kadilli, një nga kandidatët e arsyeshëm e përmendi bashkëpunimin Basha-Berisha, ashtu si të tjerë po e thonë ende nën zë.
Më e logjikshme në këtë rrugë pa krye është se Berisha dhe Basha u nevojitet të jenë sërish në një varkë të pambytur, por me disa mbyllje vrimash, që të kënaqin egon dhe fabulën e ish-kryetarit për gjyqin dhe kërkimin e drejtësisë së tij, ashtu si Basha do qëndrojë sepse të vetmen punë të mirë që ka bërë ishte ngulja e vetes në pushtetin e PD-së.
Javët e ardhshme do të tregojnë shumë, por anti-rrjedha aspak logjike e PD-së, që nuk po tregon ide por vetëm kryqëzimin e Bashës, ka shumë të ngjarë të futet në trasenë e llogaritur të kryetarit aktual. Nuk është e pakët që qetësia e tij përkon aq qetë me vendosmërinë e Berishës për ta hequr, si padron.
Nëse do të ndodhë dhe gjasat po e afrojnë këtë skenar, ky do jetë pazari më i dhimbshëm për PD-në dhe zhgënjimi më i madh prej tyre, anipse sa herë kanë qenë vallë bashkë në këto vite të fundit ata dhe askush nuk është mërzitur?!
“Dy zotërit” e PD-së e dinë mirë që janë pronarët ortakë të demokratëve, pa iu dhimbsur realisht se e kanë zvetënuar kauzën e të Djathtëve. Në këtë anti-rrjedhë, ata thjesht po i tërheqin të gjithë në qerthullin e tyre me zgjidhjet thjesht për të përfituar duke krijuar telashe, kur sfida e vërtetë në fakt duhet të ishte Rama.
A nuk e thoshte dikur Marks:” Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara”. Jo Marksi, ai i vërteti, por Julius Henry (Grouche) Marks, humoristi që kishte qejf si pakkush batutat, bash ato që po na lodhin me hipokrizinë e tyre njerëzit e sotëm të Partisë Demokratike.
Para se te bashkohen duhet te zbulojne kush urdhroi te qellohej ne turme ne 21 janar?
Para se gjithash ajo parti duhet te shkrihet dhe te dale nje levizje e re e se djethtes Shqipetare duke s’fumuar deri ne rrenje kete bashkim fshataresk qe duan te drejtojne revolicione demokratike me mentalitete feudale!Se dyti ,kjo parti duhet te marre me vehte edhe vemjet si puna juaj qe e keni parfumosur per 30 vite radhazi edhe pse ka qene nje kerm qe kudermonte gjithe shoqerine shqipetare!
Vetem ne kete menyre shoqeria Shqipetare do te drejtohet e do te kete alternative zgjedhese e qeveriseje si te gjitha vendet perendimore duke u futur rrjedheshem ne rrugen demokratike te vendit e shoqerise.Boll me me stema nen jakat e xaketave ku Berisha ia dorezon Bashes e nderkohe pa kuptuar rezulton se Basha eshte i paisur me dy stema nen xhakete !p,nje te tijen dhe nje te dhuruar nga Berisha.Pa lindur nje force e re me intelektuale e qytetare te vertete te ketij vendi ne do te vazhdojme te ndertojme kapitalizmin me metoda e iniciatore si Mark Market,Mul Noket,Agron Gjekmarket qe jane jashte çdo lloj katalogu politiko-shoqeror! E kjo ndoshta do te arrihet pas 15 vitesh siç ndodhen levizjet demokratike studentore pas 45 vitesh socializem,pavaresisht deformimit qe iu be nga amasadori Rajerson qe vinte çdo nate ne vilen e Ramiz Alise ,ku ky i fundit per rreth nje jave rresht çonte “morrin e zi” e merrte Saliun nga shtepia e tij per te mos u dekonspiruar duket biseduar koke me koke te tre!
Nese do te vazhdoje kjo loje perseri ku kesaj radhe ndoshta nuk ka nevoje per aeroplane private per fluturime naten por veçese “morra te zinj” ky popull e kjo shoqeri perseri do te lengoje si 30 vite me pare duke u genjyer nga manikine si Lulezimet e koompani per te vazhduar lojnat gjeopolitike ne kurriz te ketij populli qe edhe gjejerata e re e lidur pas viteve 90 po kap te 30 -tat duke e nxjerre jashte loje me largimin e tyre jashte kufinjeve te Shqiperise!
Fatkeqesi kombetare ku bashkimi kombetar do te jete nje ender e parealizuar sepse mund te hiqen edhe kufinjte por te qendrojne mentalitetet feudale ku nje grup duhet te sundoje nje grup tjeter pa u futur ne shinat e vendeve te zhvilluara demokratike e ne çdo ndeshje apo aktivitet sportivo-artistik turmat te bertasin “O sa mir me ken Shqiptar,o hej o hej o hej”e te nesermet ti kthehen jetes se rende te perditeshme te dhjere por krenare,pa nje shoqeri te emancipuar e te kulturuar ku atdhedashuria vjen natyrshem me baza te thella kombetare e jo si detyrim kohor per ballot politike te çastit!