"Për Sali mavrinë që i ka hipur karrocës së Dylit ku në delir e në frikë po i duket si tank"

31 Tetor 2021, 22:01Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Ka çaste në historinë e një shteti apo kombi demokratik kur ligji i tremb dhe i torturon njëherësh të gjithë ata pushtetarë që kanë abuzuar me pushtetin politik. Dhe, pikërisht për këtë shkak, këta pushtetarë që kanë dhunuar ligjin, bashkohen me kolonelët e ushtrisë dhe me ta bëjnë grusht shteti ushtarak. Por, si rregull, kur këta pushtetarë nuk kanë forcë ushtarake, bëhen qesharakë dhe arsyetojnë me gënjeshtrat e një psikologjie fëminore.
Një i tillë po shfaqet të jetë sot edhe Sali Berisha.

Ditë për ditë ai po flet sikur po mund Amerikën; dhe mbledh përkrahës injorantë që këta të bëjnë zhurmë.

Fëmijët, si rregull, mendojnë se fitojnë çdo ditë, se ata mund t’i fitojnë të gjitha luftërat, ngaqë mbështeten te fantazia e gënjeshtërt, të cilën dihet se ua blaton mosha e tyre.

l.
Në fakt, kjo është dhe gjendja e Saliut sot. Nga Kongresi Amerikan pritet të merret vendimi final kundër tij, kurse ky del nëpër Shqipëri dhe thotë që Departamentin e Shtetet e ka rrëzuar në një gjykatë në Paris. !!!

Siç po duket, po i marrin Eurot derëziut; por, duhet të kujtohemi që ato para, i janë grabitur shteti shqiptar, dhe u janë vjedhur me anë korrupsioni shqiptarëve. Kurse, Saliu dhe familja e tij, do t’i dorëzojë të gjitha – edhe pronat, edhe paratë; keni për ta parë.

Kurse, tani, në funksion të kësaj që thamë më lart, na duhet të pyesim:
Ku është vendimi e gjykatës që na e paska “çliruar” Sali Berishën nga nongrata amerikane, vendim ky për të cilin ai po gënjen nëpër mitingjet e tij qesharake deri në gënjeshtra fëmijësh?

Askund deri më tani nuk është dhënë një vendim gjykate për këtë çështje, dhe nuk ka mundësi të jepet, sepse vetëm budallait i lejohet të gënjejë me budallallëqe. Por, pikërisht këtu del një pyetje: po gjyqtarit të Parisit që po llomotit Saliu, i lejohet kjo? Nuk i lejohet, dhe prandaj ai duhet të refuzojë padinë e ngritur.

Le të supozojmë për një çast se nuk i ndalohet! Por; s’e di gjyqtari që kështu ai po shkel një ligj kundër Amerikës; dhe çështja merr karakter të theksuar ndërkombëtar?

More Sali; pse ta zgjasim: po cili është emri i këtij gjyqtarit tënd? Kur do të na i thuash?

ll.
Turpe fëminore janë këto, sigurisht; por unë, që në fillim të këtij shkrimi, jua theksova aksiomën e kriminalogjisë moderne, për naivitetin gënjeshtar të fëmijës.

Po mirë, se këtu ka edhe diçka: takimet e Saliut me “simpatizantët” e tij, çfarë përfaqësojnë në vetvete?

Asgjë nuk përfaqësojnë. Për çfarë takimesh, o njerëz, ne mund të flasim?Sali mavria tani në fakt i ka hipur Karrocës së Dylit, dhe në delir e në frikë, po i duket Karroca e Dylit si tank gjigand. Kurse amerikanët qeshin.

Mirëpo, në anën tjetër, në Karrocën e Dylit, nuk është Dyli. Po kush e nget Karrocën e Dylit? Nga brenda na thonë se po e nget vetë Saliu.
Qesharake.

lll.
Kjo gjendje qesharake që po krijon sot Sali Berisha në Shqipëri do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve; kur ata të thonë se: “një ish kryeministër shqiptar, në tetor të vitit 2021, i hipi Karrocës së Dylit dhe me të i shpalli luftë tetë flotave ushtarake amerikane; që të shpëtonte kështu veten nga rreziku; rrezik ky i cili po i kanosej si i akuzuar për korrupsion familjar nga Departamenti i Shtetit në Uashington”.

Gjithsesi, gjithkush ka të drejtë të mbrohet kundrejt një akti akuzues. Por, Saliu e ka humbur të drejtën e kundërshtimit të aktit Blinken, i cili e ka nxjerrë nongrata në Amerikë. Sepse, sipas ligjit amerikan, në lidhje me këtë akt; Sali Berisha e ka humbur afatin për ta atakuar aktin administrativ kundër tij në një gjykatë amerikane. Dhe, pikërisht për këtë, akti i lartë administrativ tani ka hyrë në fuqi, sepse ka marrë formën e prerë. Kurse, në të njëjtën kohë, duhet të theksojmë se, sipas ligjit amerikan, moskundërshtimi i këtij akti në një gjykatë amerikane, juridikisht, tregon se Berisha ka e pranuar fajësinë për atë që ai është akuzuar nga Departamenti i Shtetit”.

Pranndaj, pas kësaj, shqiptarët po presin Vendimin e Kongresit Amerikan për shpalljen e provave të akuzës kundër Sali Berishës. Shqiptarët po e presin paraqitjen e provave nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara; kurse Saliu po flet përrallën e një procesi gjyqësor në Paris, proces ky, i cili nuk e ka kapacitetin juridik për ta gjykuar.

Po Saliu, pse po sorollatet nëpër Shqipëri? Po sorollatet nëpër Shqipëri, sepse ai tani e ka shpresën te Karroca e Dylit. Por, megjithëse ka të dhëna që Dyli ia ka dhënë Karrocën e tij, Sali Berisha nuk di të ngasë kalin.

Atëherë, prisni dhe shikoni në këto ditë fundin e tragjedisë së fundit shqiptare…
Po Basha?
Për atë ka një rregull: ai u tregua në lartësinë e detyrës kundrejt atdheut të tij, kur e përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Por, gjithsesi; kur të ulet ngadalë perdja e tragjedisë, Basha duhet të jetë në skenë…
Prisni dhe shikoni…

9 komente në ““Për Sali mavrinë që i ka hipur karrocës së Dylit ku në delir e në frikë po i duket si tank””

  1. gjeramadhi says:

    nga humbe o lum taku na bëre merak ke shumë kohë që nuk shkruan ?

    1. Avokati francez ne fantazine e Saliut says:

      Deri me sot tegjitha deklaratat publike te Spartak Ngjeles kane qene mese te verteta dhe te gjitha parashikimet i kane dale.sidomos kur behet fjala per Saliun dhe skraparlliun.

  2. ShkoDrani says:

    Z. Ngjela ka shume te drejte e eshte i sakte, ndonese shpesh flet me hiperbola. Plaku i Viçidolit eshte mjeshter i mashtrimit. Dihet qe cdo shtet eshte sovran dhe merr vendime sipas asaj qe konsideron te drejte. Po zoteria qe dogji Shqiperine tre here, vazhdon ta trajtoje popullin si turme budallenjsh. Nji gjykate e asaj shkalle ku eshte ankuar Efendia nuk kaashje kompetence mbi nje shtet tjeter. Kjo instance gjyqesore ne France ka te drejte te marre vendime per shkelje te vogla ligjore qe e shumta perfundojne me nje gjobe. Si shembull, kjo instance gjykon nje rrahje apo ngaterrese ne rruge. Nje vjedhje me te vogel se €100! Ankese per shkarravitje grafiti ne muret e nderteses, pshurrje nga nje i dehur ne ane te rruges, etjere. Asnje kompetence me shume se kaq. Aq me teper kjo lloj gjykate nuk mund te shqyrtoje shkelje ligjore jashte distriktit ku ka ndodhur shkelja. Pra, nje gjykates i kesaj shkalle ne Paris nuk ka te drejte te shqyrtoje nje shkelje te ndodhur ne Marseje, e lere pastaj nje ceshtje qe kate beje me nje qytetar te huaj e me nje qeveri qe drejton nje shtet shume here me te avancuar ne cdo drejtim. Per te mos thene se e ka shpetuar Francen ne dy luftra boterore ku jane vrare mbi 300000 amerikane. Kjo ankese e shefit fare miremund te ishte paraqitur edhe ne Vietnam ose Mongoli, por kuptueshem nuk ka asnje vlere. Pervecse konsumit te brendshem ne Shqiperi. Eshte habi si po e lejojne Don Quixotin te kaleroje deri ne rrjedhje e turperim te cfaredo te mire qe ka bere ndonjehere.
    I bej pyetje eFendiut perse nuk e hedh he gjyq Sekretarin Amerikan te shtetit ne gjykaten e Tropojes ose te Washingtonit, apo se nuk te merr askush seriozisht. Dyshoj se qellimi i atyreqe po heshtin ne Shqiperi eshte shkaterrimi i opozites, ndersa Plakut i jane erresuar syre e nuk gjykon kthjellet,

  3. koli says:

    jepi taku, je shqiptar i vertete.

  4. Sali mavrija says:

    I shkreti Sali sa me dhimbset !
    Tashme i ngjan Sharlotit me ate karrocen qe ngjitet perpjet kodrines e ku pesha mbrapa e mban varur ne ajer dhe ai leviz kembet .
    Sa kemi qeshur qysh ne vogeli e qeshim me ate skene qe aktori i madh Carli Caplin ,ndofta me i madhi i gjithe koherave , e ka bere pikerish per keto lloj rracash njerezish qe lindin me idene se jane gjeni dhe perfundone ne maj te kodrines me karrocen duke tundur kembet si Sharloti .
    Historia njerezore , ne shumicen e rasteve , ne fund i ben ashtu si thote edhe Taku ,qesharak dhe personazhe tragjikomik ku here te duken si Don Kishjoti , here si Sharloti apo beu ne filmi “Koncert ne vitin 36” . Shume nga keto personazhe qe shoqerojne Saliun i kam njohur nga afer dhe habitem se ku ndodhet bota e tyre ?!
    Vitet do te ikin dhe Ne ne fillim do te qeshim e me vone do na vi turp . Sa gjera te bukura ka ne kete bote dhe ne meremi me Sali mavrine ,sic e thote edhe Taku !

  5. Lets go Taku says:

    Tak tak taku Avukati, je i papare….

    Lol
    Perdite e me shume po rrjedh Taku… lol

  6. Rrespekt z. Spartak Ngjela says:

    Dielli dhe e verteta, ju djeg sytë dhe trurin të gjithë budallenjve. Spartak Ngjela, nuk e lakmon Sali Berishen për asgjë. As për patriotizem, as për trimeri, as për vuajtje nga komunizmi, as per intiligjencë, as per pasterti karakteri dhe morali si person apo si familje, as per rreth shoqerorë…..!!! Çdo arsyetim i z.Ngjela në këtë artikull, është arsyetim llogjik i një analisti shoqerorë-politiko-juridik, cilesi që z. Ngjela i ka. Veç naivat, budallenjt, kriminelat dhe fanatikët tru-peshk nuk i kuptojnë , apo nuk duan ta kuptojnë parashikimin sinoptik të z.Ngjela, i cili bën një parashikim të saktë dhe shkencorë për ardhjen e shpejtë të një stuhie , i bazuar në retë e zeza që po grumbullohen çdo ditë e më shumë mbi kokën e tradhetarit të kombit Sali Berisha. Asnji metodë Ruse, Serbe apo Franceze nuk munden me i shpernda keto re ogurzeza që zapojnë qiellin dhe fshehin diellin mbi koken e Sali kopil Viçidolit dhe familjes së tij. Ju budallenjve që nuk besoni ketë analizë, apo ju shkerdhatave që do gjuheni si shkarpa dhe plehra në bregun e lumit që sot po rrjedh me një terbim jo të zakonshëm per ju, dhe nuk i ngjan rrjedhjes të ketij lumi,që ju jeni mesuar për ta parë që 30 vjet. E besoj dhe e kuptoj analizen e Spartak Ngjelës, e cila është e saktë, e vertetë dhe z. Ngjela e ka parë dhe e ka kuptuar këtë situatë “meteorologjike” në trurin, zemren dhe barkun e popullit martir Shqiptar.

  7. Ardi says:

    Takut i shkoj jeta duke share te tjeret. Thua se per vete eshte i kulluar. Qe kur ka dale nga burgu 30 vjet te shkuara i qan syu per nje post. Por qe sja ka dhene kurkush. Dhe shfryn dufin e tij duke vjell vrere per kedo qe i jepet mundesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje