Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, Xhafaj kërkon analizë para vendimit: Garantohet paanshmëria, objektiviteti e integriteti, s’duhet konsideruar thjesht si nen teknik

1 Nëntor 2021, 15:52Politika TEMA
Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, Xhafaj kërkon

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka debatuar sot për nismën për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duke bërë një skaner të situates.

Ashtu siç kishte deklaruar më herët, deputeti nënvizoi edhe njëherë sot në mbledhjen e përbashket te Keshillit të Legjislacionit dhe atij të “Ligjeve” se paraprakisht nevojitet një analizë e plotë dhe e thelluar para se të ndërmerren vendime të tilla.

Sipas tij mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije, lipset nevoja për një analizë konkrete ku të marrin pjesë të gjithë aktorët, nga parlamenti, te palët politike, misionet ndërkombëtare, insitucionet e reja dhe Ministria e Drejtësisë.

Sipas tij, procesi do të jetë akoma edhe më transparent dhe i besueshëm nëse do të ndërmerreshin disa hapa për të ditur se deri ku jemi, çfarë do bëjmë dhe se ku do të shkojmë më tej.

Ndër të tjera ai tha:

“Sot që ne flasim, Kushtetuta e ka zgjidhjen dhe opsionin se si duhet të veprohet kur përfundonte afati 5 vjecar i këtyre institucioneve.

Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme. Këtu varet integriteti i vetë reformës në drejtësi nga integriteti, profesionalizmi, paanshmëria dhe objektiviteti i vetingut si bazamenti i reformimit të sistemit të drejtësisë.

Ne duhet të gjykojmë për këtë proces. Kjo zgjidhje që propozojmë, e konsolidon këtë proces, i garantin standartet e tij të parashikuara në Kushtetutë e ligjin përkatës por edhe të çertifikuara nga Gjykata Kushtetuese, nga Komisioni i Venecias 3 herë dhe më së fundi edhe nga Gjykata e Straaburgut.

Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë të plotë të situatës aktuale. Qoftë edhe për vet kohëzgjatjen e saj. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet?

Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t’i qëndrojmë me parashikimin e ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët  e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5 vjecari?,” tha Xhafaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Xhafaj, shtoi më tej se është i pakënaqur me ritmin e punës KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. “Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?” tha ai.

Xhafaj nuk ishte dakort me propozimin për ta dërguar këtë amendament teknik për shqyrtim në Komisionin e Venecias sa kohë që nuk kemi ndryshime të rregullave e standarteve të tij, tashmë të çertifikuara në disa vendimmarrje nga vetë Komisioni i Venecias.

2 komente në “Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, Xhafaj kërkon analizë para vendimit: Garantohet paanshmëria, objektiviteti e integriteti, s’duhet konsideruar thjesht si nen teknik”

  1. Populli says:

    Bravo Z.Xhafaj, si gjithmone qendrime te zgjuara dhe te ftohta duke bere diferencen ne cdo kohe. Jo me kot, socialistet te zgjodhen si njeriun e dyte me te votuar ne gjithe Shqiperine.

  2. Lets go Vlla says:

    Vellane e Xhafes kena me e bo Partizan…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje