“Rrënimi i një qendre kulturore” dhe protagonist i këtij skenari “të shëmtuar”, fatkeqësisht qëndron kompozitori Limos Dizdari. 22 vite më parë, ai shpëtoi Pallatin e Kulturës në Ksamil ku nga një katrahurë arriti që ta shndërronte në një vepër arti. Gjithçka me mundin e tij, me paratë e tij, por sot është në “luftë”, pasi këtë pjesë të historisë që e ngriti me shumë mund, “duan t’ia marrin.
Sot ai prej 12 ditësh, proteston i vetëm, përpara Kryeministrisë, me shpresën se do arrijë që të shpëtojë Shtëpinë e Kulturës “Dea”. Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv, ai ka rrëfyer shumëçka, që nga sakrificat që ai ka bërë, duke shitur gjithçka për një pronë që sot, siç ai pretendon, është shitur padrejtësisë dikujt tjetër.
Më thanë qe proteston përditë këtu, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe erdha të të bëj një intervistë…
Mirë se erdhe. Kam pasur një ndërprerje 2 ditë dhe po e rifillojë sërish është dita e 12-të. Po protestoj “për lumturinë që po jetojmë”. Ju keni ardhur te qendra e artit “Dea”, tani e kanë shkatërruar vandalët, e kanë shqyer, kanë hapur dyert, kanë hyrë brenda, atje ka një bazë materiale të jashtëzakonshme, një kontigjen me vepra arti nga më të mëdha, një koleksion piktura, 300-400 veta, është salloni i librit Migjeni, që ka rreth 10 mijë tituj librash, atje është bërë , kam ngritur një Teatër të Operash, e di ç’do të thotë, t’u japësh të dritë banorëve që të jetojnë me të tërë komoditetin
Jepeshin koncerte?
Nga më të mëdha e më të bukur, teatër, dramë, edhe mbrëmje baleti, koncerte të muzikës klasike, koncerte për piano, kanto, t’u krijosh dimesione të mëdha njerëz, e respektoj edhe dëshirën e kryeministrit që do të lëshojë satelitë,jo një, por 2.
Të kthehemi te qendra Dea, pse ta morën, të gjithë thonim ‘i cmend Limosi, shiti shtëpinë e në Tiranë dhe vajti të ndërtojë qendrën Dea’…
Unë e bëra një vlerë të jashtëzakonshme kulture, një qendër arti të vërtetë
Me çfarë fondesh?
Me fonde personale, mblidh andej, merr kurimet e mia, të fëmijëve, ndihma nga dashamirës
Sa ka shkuar ai investim?
I ka kaluar 800-900 mijë euro. Dhe e shkatërruan, mirë e shkatërruar, por kujt ia dhe?
Ç’hyn shteti?
Shteti nuk i bën asgjë pa dorën e kryeministrit, i kam dorëzuar 42 letra, kryeministrit dhe vartësve dhe asnjëri nuk jep zgjidhje, e kanë marrë se në 2020 mbaronte marrëveshje me qendrën e artit “Dea”, kisha të drejtën që ta ruaja ose të parableja, jo përkundrazi e kishte konfederata. Kush është institucioni që ka të drejtë ta shesë? Pushteti vendor. Një ligj 7340/1 i 1998 thotë që shtëpitë e kulturës i kalojnë pushtetit vendor, kërkoj që të regjistrohet jo. Priste që të vite 31 dhjetori dhe u fut Konfederata dhe e shet dhe ajo që kam bërë unë, kam kushtuar 600 e ca mln lekë, rikonstruksioni, e ndërsa konfederata e ka shitur për 200 e ca mln lekë, cilën ke shitur, atë që gjeta unë, se nëse ke shitur këtë ke paguar shumë, se e gjeta të shkarkuar në gurët e fundit, nëse ke shitur atë që bëra unë, mund të fillosh pazarin me 1 mln e gjysmë euro, se vetëm kjo qendër ka 5 piano, ajo piano ka ardhur nga Tokio në Ksamil për 46 mijë euro, lekë më lekë, dhe janë 5 piano, Ksamili ka bërë bum dhe ka blerë dhe 14 të tjera. Unë jam me këto rroba që më shikon ti, me këto jam, s’kam të tjera
Të kanë ngelur aty të gjitha?
Gjithcka është brenda.
Ku jeton?
As unë nuk e di se ku jetoj, se i shita të gjitha ato që kisha në Tiranë, që ta bëja ëndrrën time, me këtë të flasësh. Fjeta në Durrës, në plazh te një dhëndri im, në shtëpinë e një dhëndri tim, nuk ka ku bëhet më keq?
Po fati i veprave?
Të gjitha janë të pabotuara, janë hedhur sheshit, sepse gjithë biblioteka janë hedhur në tokë, janë futur në skuta, nuk e di c’bëhet, i shkoj policisë dhe bën shakara. Më thonë “i kemi nxjerrë”. Gjithë gënjeshtra…
I thatë kryeministrti që më kanë kërcënuar dhe ai tha nuk ka njeri që të kërcënojë…
Një marrëzi e madhe, sic flet ai, fshatçe. Ai është ai që qëllon herë me pëllëmb, herë me zhivë, herë me rreze lazër, është i paparashikushëm, e dini pse jam unë këtu. Jam këtu që t’u them njerëzve bëhuni të ndërgjegjshëm, i keni parë solidaritetin në Facebook, në këto postimet personale, çfarë bëhet kështu…
Si kanë reaguar njerëzit e zakonshëm ato publikë?
Është turp, turp për këtë shtet. Shtet i bërë me njerëz të paaftë, mbahet mbi paterica.
Gjithë ajo qendër, është shitur për 200 mln të vjetra?
Po, gjithë ai apartament, për të ardhur keq, ja kjo është. Problemi është se ajo që është më e keqja është se nuk po shoh një ndjenjë tërheqjeje dhe kjo vjen sepse si duket ky kryeministër, president, është se e kanë një suport nga pas, kjo është e frikshme, se ne do kishim dëshirë që të jetonin si një shtet i vogël, të jetojmë jetën tonë të thjesht me ndër dhe dinjitet, të respektuar, të respektojmë ligjin dhe të bëjmë atë që është për të bërë.
Linjën zyrtare të ankimit e ke ndjekur?
Deri në fund, e e fundit kemi dërguar SPAK, i kemi kërkuar në mënyrë sistematike Bashkisë së Sarandës që ta regjistrojë këtë pronë dhe ajo thotë është e konfederatës, po kjo nuk është pronare moj vajzë, në bazë të ligjit, është e jotja, unë kam shkresë nga komuna që më thonë “qendra e artit, i takon pushteti vendor”, dakord, hajde bëj transferimin e kontratës që të paguaj detyrimin. Komuna dhe më falenderon për këtë dhe ma nxjerr dhe në TV në ballafaqim, më thotë është pronë e bashkisë, po ku e ke regjistruar, “po pse gënjen”. Po ku është e bashkisë, pse e ka shitur konfederata? Ç’ të drejtë ka ajo?
Pse ka sinditaka, se ne nuk shohim greva e protesta?
Si do ketë sindikata këtu, kur as klasa punëtor
Kush e ka firmosur që e shiti dhe kujt ia ka shitur?
Kolë Nikolla, ia ka shitur nipit të Zabit Brokës, që merret me gazin e lëngshëm.
Deri kur do të protestosh?
Do jem këtu deri sa shteti të vijë të më thotë, “na fal, është bërë gabim i pafalshëm, kërkoj mirëkuptimin tuaj, ju lutem khtehuni aty ku ishit dhe kërkesat që ju kërkoni do të plotësohen”.
Shpresë ke?
S’kam pse të mos kem shpresë, jam në të drejtën e vendit tim, në të drejtën e kulturës së popullit tim, s’po mbroj interesat e mua, unë kam shkuar për të zbukuar jetën e njerëzve, këta shtetar ua bëjnë ferr njerëzve, çfarë fitojnë duke shkatërruar kulturës. Kanë prishur Cirkun Kombëtarë, më thanë që do prishej Galeria e Arteve, çfarë duan këta. Kjo nuk është rilindje, kjo është gjirizë, njerëz që s’duan dritë, si mund të bësh thirrje që të mos kesh, isha15 vjec kur Tonin Arapai bënte ushtrinë, kur ai bëri operetë, dhe në shkuam me gëzim të madh dhe nga aty dolën gjithë ata artisë. Kam bërë një balet dua që ta vërë në skenë, dua që të zgjasë jetën e Ksamilit, Ksamili për 30 ditë xhiro, kaq vetëm në gusht, minimalisht duhet të jetë 6 muaj vera. Se të bësh teatër, hap perspektivë që njerëzit të vijnë këtej. Fëmijët nuk do rriten me aromën e kanabisit.
Më ka thënë Luan Memushi, “atë që i ke bërë ti Edi Ramës, mbaje mend s’ka për ta falur’, unë e pengova që të mos prishej teatri, e pengova dhe të gjithë ata deputetë u ngritën, duke thënë ‘t’ia japim këto lekë që kërkon’, po jepeni. unë u thashë, në emër të Komisionit, nuk do flasë në parlament…dhe i falenderova që të gjithë, dhe prap nga fillimi ashtu do të veprija, nuk kam bërë gabim që vajta në Ksamil, kam shkatërruar veten, familjen, kam përdorur focën e autoritet, të prindrit, por ama gjëja është emadhe dhe lumturia është e të gjithëve.
Besoj se pyetja qe duhet te bente gazetari duhet te ishte A ka pronar toka qe ky zoteria e ka zaptuar ? Dhe si e ka perfituar ate ?
Nuk kuptoj origjinen e prones. Nese nuk eshte e Dizdarit, pse ai investoi 900 milione leke? Nuk kuptoj prape nese ky do pronesine, apo do qe te vazhdoje aktivitetet artistike ?
Sepse Dizdari si pa tru qe eshte bene si i mençem.Tani qe ka ngelur pa lek e pa buke le te shkoi te Sali Berisha t’i japin ca se ai ka para me thas. Ose te haj ato qe ka vjedhur.
Zoterinj pushtetare. Jepini ate qe i takon Limoz Dizdarit, kompozitorit tone te shquar. Kjo sindikate hajdute qe nuk dihet ke perfaqeson nuk mund ta shkaterroje kete veper kulture, qe Dizdari e ka ngritur me thoj. Pushteti i sotem duhet ta mbroje ate dhe ka mundesi ti kompensoje te tjeret gjetke, pavaresisht qe eshte shitur. Rama e dime nuk fal kollaj por duke e mbeshtetur Dizdarin, le te jete nje nea kulpa. Me shume do ti rritet personaliteti.
Zoti Limoz, jemi me ty.
Limoz hundederri hadut i ndyre….
si gjithmone, nje qeveri qe urren artin dhe artistat.
Keshtu beri dhe enver hoxha. shkaterroj historine. ky tjetri po shkaterron artin.
si gjithmone, nje qeveri qe urren artin dhe artistat.
Keshtu beri dhe enver hoxha. shkaterroj historine dhe me shume letersine. ky tjetri po shkaterron artin.
he me ju lumte. shkaterroni toske e shkaterroni gege si dy rrfe qe shkojne tuj djeg.
S’ke parë gjë akoma!
Ish-deputeti socialist i mbetur sic thote vete “vetem me rrobet e trupit” eshte shembulli me i mire qe tregon se sa prane shtresave ne nevoje eshte kjo Rilindja e Rames pra.
Meqense ky objekt apo toke cfare eshte e ka bashkia apo sindikata,sipas ketij kompozitori duhet ta marri hajduti qe e ka zene i pari (pra hajduti nr-1 qe eshte vet) dhe jo hajduti nr-2 qe eshte dikush qe ka lidhje me superhajdutet qe drejtojne bashki,sindikata apo shtetin!
Pyetjen se a ka pronar toka e keni tek SHITJA qe i eshte bere godines Nikita te ,,,,, .Po te kishte pronar toka kompozitori L. Dizdari nuk do te Investonte qindra mijera Euro dhe shitjen e ka firmosur Bashkia dhe jo pronari i supozuar.A ke hesape me Ramen ? Mos prit drejtesi.
Pyetjen se a ka pronar toka e keni tek SHITJA qe i eshte bere godines tek nipi i te ,,,,, .Po te kishte pronar toka kompozitori L. Dizdari nuk do te Investonte qindra mijera Euro dhe shitjen e ka firmosur Bashkia dhe jo pronari i supozuar.A ke hesape me Ramen ? Mos prit drejtesi.
Toka ka pronar por pallati I kultures nuk kthehet por kompesohet si me te gjitha ku ka ndertuar shteti….pastaj pse e shet Kol Nikolla qe ka 40 vjrt kryetar konfederate…..? Pa kulture do vdisni ne permjeret tuaja o Shqiptaret e betonit….respekt Limoz Dizdari….pse nuk meret spak me pronation e sindikatave qe abizohen prej vitesh?
Ky zoteria duhet te shpjegoj si e zuri pronen ?!
E zuri ne kohen qe kishte pushtet !
Ai investoi parate e tija sepse mendoi se do e trashegoj vete pronen,por ja qe vjen nje moment qe nuk ke me pushtet dhe humbet gjithshka.
Mos u merzit profesor,nuk je as i pari dhe as i fundit.
Unë nuk kuptoj ndonjë gjë nga këto qarjet e Limozit! E kujt është prona, pra objekti, bashkë me truallin?! Kjo është çështja. Ka qënë vatêr kulture. Dakort. Po kush dha urdhër për privatizimin e saj?! Limozi, qê paska investuar, me çfarë kontrate e ka bërê pronë të veten objektin?! A e ka blerë?! Objekti ka qënë dhe mbetet pronê e bashkisë, e sindikatave apo ështê privatizuar?! Kur dhe si?! Jepini të plota spjegimet or gazekar? Ndiqni rrjedhën e ngjarjeve dhe fakteve. Limozi ka bërë gabim qê ka investuar aty pa e pasur pronën të tijën! Ti mund të jesh sa të duash i madh dhe i famshëm, por ligji ështê ligj. Nêqoftëse nuk e ka pasur objektin asnjëherë pronë të tij private, ai ka bërë gabim që ka investuar aty. Tani të mos qajë.
Limozi nuk eshte hajdut se oo te donte I kishte inv parate ne hotele restorante….investor ne kulture….kaq…..por ne Shqiperi kjo nuk kuptohet….shqiptaret hane pine e fleme….popull injorant
Është çmenduri t’i marrësh djersën, mundin, talentin, t’i nëpërkëmbësh të drejtën tjetrit, të torturohet një personalitet në mbrojtje të ligjit të së drejtës, të investimit, dhe këtu bëhet fjalë për një të drejtë, që duket sheshit se është në anën e Limoz Dizdarit dhe të familjes së tij, një artisti me famë, një ish ministër kulture, një ish deputet i Kuvendit, një kryetari të komisionit parlamentar për kulturën rininë dhe sportet…
Disa vite më parë kam vizituar Qendrën e Kulturës DEA në Ksamil dhe jam habitur e mrekulluar njëkohësisht me mjedisin kulturor, me aktivitetet, me investimet, me artistët, me nxënësit e talentuar, që mësonin e jepnin shfaqje në këtë mjedis kulture në periferinë ekstreme të Jugut të Shqipërisë. Isha kurioz për ta parë nga afër dhe u befasova nga gjithçka e bukur, e qytetëruar, edukative, frekuentuese, çlodhëse dhe frymëzuese.
Ishte kënaqësi e veçantë të shikoje, kur në këtë Qendër të Vërtetë Kulture vinin nga larg fëmijë të talentuar (shoqëruar nga prindërit) për të mësuar më shumë, për t’u ushtruar dhe shfaqur koncerte në instrumente, këngë, kërcime etj.
Gjithçka është bërë me organizimin e familjes Dizdari, një investim komplet i familjes, për vite e vite me radhë, gjithçka simbas ligjeve të shtetit dhe në funksion të komunitetit dhe të zhvillimit të kulturës tonë kombëtare…
Të torturosh njerëzit e punës me “procedura” idioteske në rastin konkret, është krim i shkaktuar nga armiq të kombit, nga njerëz që përbëjnë rrezik kombëtar.
Çfarë i ka bërë qeverisë Limoz Dizdari, që qeveria e torturon në këtë mënyrë çnjerëzore?! Kjo sjellje ndaj këtij personaliteti është barbare, e poshtërme dhe e turpshme!
Populli e nderon këtë personalitet të kulturës, të punës, muzikës dhe aritit tonë kombëtar. Këtë duhet të bëjë edhe qeveria sa më parë.
Jepini Limozit çfarë LGJI ia jep!
Po e drejtë mjeshtrin e madh Dizdari të gjithë duhet ta nderojmë për punën e bëre ai shpërndan art, kultur,e kënaqësi shpitrore.Një komb e formon gjuha,dia,arti ,kultura e historia e tij .Pa këto do ishim prehistorikë.Ajo qënder kulturore duhet ndihmuar të kapi nivele të larta dhe për këtë është detyrë parësore e shtetit që të ruaj e zhvillojë kulturën tonë kombëtare e jo të zëvëndsojë operen me tallavanë ,artin me antiartin,teatrin e vertetë me teatrin absurd e të tjera e të tjera .Ministria e kulturës të kujdeset me përparësi për këto qëndra kulturore se janë trazhgimija e këtij populli janë pjese e historisë se tij e neser pasneser të ketë çtë trgojë që këtu jetuan e punuar dy artist të mrekullueshëm shqiptarë,të kujdeset që për muzikën artin e teatrin të mësohet që në klasen e parë të fillores e jo ta lërë atë që të mësohet në klasën e 10të dhe këtë në mënyrë fakultative se kjo është tradhëti kombtare është kthim mbrapa nuk fillon viti 0 ro me rilindjen por janë mijra vite histori e kulturë .Maestro Dizdari jam me ju.
Limozi thote me qe malokeria ka zaptuar pronat e te tjereve po e bej dhe une, ne fakt dhe ti hajdut je mor ndyresire.
O komentatore idiote, Limozi i shquar ka investuar kulture dhe art pervec kursimeve dhe be vendqe te ndihmohet shoronesohet e pengohet. Rama qe e mban edhe veten oer artist behet qorr dhe i shurdhet, bashkepunetor i hapur i handutit 30 vneçar Kol Nikolla.Turp!Ne krah te Limozit duhej te ishin minera vete nga Ksamili e gjithe Shqiperia.Une jam jashte vendit.Kur te kthehem do shkoj krah tij nese do jete ende ne shesh.
O agon lungara ta dish ti dhe te tjeret , Limozi ka ngritur aktivitet privat ne token e shtetit , se mos ishte marangoz me profesion dhe ngriti veper arti ate dinte te bente e çfrytezoj ne vend te gabuar , dikush tjeter esht marangoz hap aktivitet mobiljesh esht e njejta gje , ktu problemi esht : je ne pron private apo ne pron shtetrore , po qe ne pron shtetrore shteti ta mer , maroj filmi , ju doni drejtesi dhe shtet apo doni me bo qoka me pronen e perbashket individve te veçant , mjaft mos gjykoni keshtu esht komplet gabim , Limozi nuk vjen nga pylli ligjet i njef mir .
Po pse s’ka investuar në mënyrë private, në një hapësirë private, po në hapësirë shtetërore?! Çka i takon shtetit është e shtetit, për kontributin monetar apo financiar personal në drejtim të një x sfere kulturore, jepet një çertifikatë mirënjohje nga shteti dhe kaq, po këtë që ka bërë Limozi se bën dot në vendet e Europës se është non sens. Pastaj protestë i vetëm fillikat para kryeministrisë? nëse ka bërë gjithë këto të mira dhe investime si ka mundësi është i vetëm fillikat në shesh? Nejse, po e kam llafin që është non sens iniciativa sepse çfarë janë kompetenca shtetërore ngelen të shtetit. Duhet të jesh naiv të pretendosh të kundërtën.
po dhe Santa Quaranten sindikatat e kishin po le te dale ndonje pronar e te kerkoje token
Te rroje Partia!
Tani e kuptove zotrote qe komunistat te marin ne qafe!
Provoje dhe ti njehere, se sbehet nami.
Edhe jeten jepnit per partine.
Mbahu Vietnam!
Cfare kulture do besh ti ne ksamil more hajdut, lero pronen pronarit dhe vazhdo me artin tend diku tjeter.
Shtepit e kultures ,te para 1990-tes ishin prone e shtetit te cilat i ndane “sindikatat” midis tyre.Si qendrat kulturore,kampet e pushimit u ndane nga PD-ja per sindikatat.Zoteria ka pasur nje kontrate shfrytezimi ,me sa kuptova.Kola ka pritur nga Z.Dizdari dicka,si kudo dhe per kete arsye pasi nuk ju dha gje e shiti atje ku mori pjesen.Ky eshte kapitalizmi Shqiptar.
Sepse Dizdari si pa tru qe eshte bene si i mençem.Tani qe ka ngelur pa lek e pa buke le te shkoi te Sali Berisha t’i japin ca se ai ka para me thas. Ose te haj ato qe ka vjedhur.
E ndertuar nga qeveria dhe e pervetesuar nga individi. Salle fantastike. Ia dhane dikur ne perdorim, dhe ajo gje e gabuar dhe tani Limozi thote se nuk do qe te dalë. Vetem nga prona e babait nuk dilet, por nga e shtetit po.
AKOMA NJEREZ IT TANE SIDOMOS ATA ME SHKOLLE DUHET TE KUPTOJNE SE CESHTJA E PRONAVE NUK VRET NGA EKZEKUTIV I PRA KRYEMINISTERI SEPSE E VENDOS SISTEMI I PASURI E DHE SISTEMI I DREJTESISE QE JANE TE PAVARUR A
DHE KY LIMONI VETE TEK KRYEMINISTERI???!!!
Limoz, nese ke te drejte, pse nuk e hedh ceshtjen ne gjyq? Gjyqi i zgjidh keto pune, jo KM.