“Zonja ministre më hiqni një merak”, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Mund të verifikoni nëse xhaketat e kryeministrit janë…

2 Nëntor 2021, 17:52Politika TEMA

Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk i ka kursyer as në mbledhjen e Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Teksa ministrja po rrëfente se rekuizitat e Teatrit Kombëtar u nxorën jashtë përpara shembjes së godinës, Gjekmarkaj e pyeti me ironi nëse mund të verifikonte nëse xhaketat e gjata që vesh Rama, janë ato të përdorura në Teatrin Kombëtar.

Pjesë nga debati:

Elva Margariti: Për sa i përket teatrit, rekuizitat për fat të mirë, janë tërhequr një pjesë e tyre në kohë. Unë dua t’ju kujtoj se në korrik të 2019-ës ne vajtëm pranë teatrit për të tërhequr një pjesë të tjetër të rekuizitave, sepse atje ishte një hapësirë e zaptuar. Le të flasim drejt për çfarë po ndodhte në ato momente, aty kishte disa persona të cilët e kishin uzurpuar atë hapësirë publike. Për sa kohë Art Turbina kryente aktivitetin e saj, duke pasur nevojën dhe të materialeve që i posedonte por nuk i aksesonte dot pasi ishin në hapësirën e zaptuar, afrohet në hapësirën e zaptuar dhe kërkon të marrë rekuizitat, aty ndodhi protesta e radhës duke sjellë në media lajmin se po përpiqeshim të futeshim me dhunë në godinë.

Pa zhurmë, në momente të tjera, një pjesë e madhe e rekuizitave janë marrë përgjatë një viti sepse ka qenë në vëmendjen tonë. Patjetër që janë marrë dhe objektet e mëdha në ditët përpara se të bëhej evakuimi i njerëzve. Rekuizitat janë të sigurta dhe janë pjesë e Teatrit Kombëtar.

Agron Gjekmarkaj: Faleminderit zonja ministre, unë nuk dua të replikoj me ju, por historia e Teatrit Kombëtar është një histori e shëmtuar se si vullneti i individit triumfon mbi ligjet e vendit, mbi kujtesën historike dhe mbi dëshirat e shoqërisë. Meqënëse jeni këtu desha t’ju pyes se kam një merak. E shoh që kryeministri vesh xhaketa të gjata, a mund të ma verifikoni nëse i ka nga teatri Kombëtar.

2 komente në ““Zonja ministre më hiqni një merak”, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Mund të verifikoni nëse xhaketat e kryeministrit janë…”

  1. Pensionist pa pension says:

    Keta te PD, cdo dite cohen me fotot e Edi Rames, i masin xhaketat, dhe menjehere mendojne qe ai miku i Edit, eshte ne propocion me xhaketen e Edit.
    Grida sidomos interesohet te shikoje akoma me brenda…

  2. Kurva mirditore says:

    Po te ishte hajdut dhe kurve mirditore ,me siguri do te jene xhaketa te teatrit kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje