Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë, ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë Klodian Troci.
Në gjykatën e Apelit në Vlorë, bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni. Të tre këta shtetas, në ndryshim nga një ditë më parë, kanë zgjedhur mos të prezantohen në gjykatën e Apelit.
Punonjësit e paraburgimit kanë paraqitur një kërkesë të këtyre tre shtetasve të cilët nuk u prezantuan në sallën e gjyqit, por ja lanë mbrojtjen e tyre avokatëve mbrojtes.
Troci u arrestua pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Trocit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 65 mijë eurosh.
Cfare mut drejtori, ky eshte hajdut. Drejtor qe nuk mendon si te punoje po si te vjedh. Tani ti paguaj gjithe gjynahet.
Hidhuni dhe verifikoni kadastren e Fierit se eshte bere gangrene mbi qafen e qytetareve.
Hidhuni ne Kadastren e Fierit se na pine gjakun.Pastrojeni kete vater korrupsioni.
Mbi te gjitha nuke mendon se ku te fshehi 60 mije eura ,ku ne ditet e soteme po fshehin makinat e vjedhura.. Faktikishte andeje nga VLORA I BIEN GJOKSIT PER C’DO GJE QE BEJNE ,ndersa ky duhet qe ti bjeri kokes me te dy grushtat. Gjynah te thuash qe jame nga VLORA ore mavri.