Pse Berisha s’ngushulloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi nga varri Beqir Ballukun?

3 Nëntor 2021, 09:16Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Sali Berisha nga foltorja e Kamzës u mor me një të vdekur!

Sipas protokollit zyrtar, i vdekuri i fundit ishte Xhelal Basha (babi i Lulzim Bashës), por ai heshti.

Po pse Berisha dje nuk përmendi asnjë fjalë për Xhelal Bashën dhe u mor me Beqir Ballukun:

– sepse Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve.

Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim kopukun.

– sepse ndryshe nga Beqir Balluku i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

– sepse socialistët ruajnë brez pas brezi gjeneratat e majta, qofshinin nipat e Rita Markos, mbesat e Beqir Ballukut, Llambi Gegpriftit, Gogo Nushit apo Mehmet Shehut.

Ndërsa demokratët nën mentalitetin e Sali Berishës kanë shkatërruar gjithë gjeneratat dhe brezat e së djathtës dhe askush nuk gjen më vlerën dhe mbrojtjen ideologjike familjare tek ajo parti.

– sepse Belinda ndryshe nga Lulzimi, është mbesa dhe gjaku i një gjyshi të burgosur politik dhe të pushkatuar në tunelet e Tiranës nga diktatura komuniste

– sepse Berisha është i kompleksuar nga ata që rrjedhin nga një gen politik dhe qytetar, duke e kuptuar ndryshimin mes derës së Beqirit, krahasuar me derën e të ndjerit Xhelal Basha apo Ram Berisha.

– sepse Berisha kur të shpall luftë të injoron edhe xhenazen, dhe për këtë arsye dje i duhej të shmangte një fjalë ngushëllimi për babin e Lulzim kopukut dhe u mor me gjyshin e Belinda Ballukut.

– sepse dje në Kamëz e cila është qyteza simbol e “Tokës së Xanun”, ku toka i takon atij që e pushton sipas ‘Ligjit Berisha’, i duhet të sulmonte Be-Lindën, njeriun politik që sot është përfshirë në çlirimin e trojeve të pushtuara.

– sepse Lulzimi dhe babi i tij nuk janë më në listën e Saliut, por mbesa e Beqir Ballukut i prish planet nëse zë vendin e Ilir Metës si e para presidente femër në Shqipëri.

Heshtja për vdekjen e Xhelal Bashës dhe tundja e kockave të Beqir Ballukut, pasqyron qartë amoralitetin dhe mungesën e karakterit të Sali Berishës.

Ndryshe nga Edi Rama që ka mbledhur nipa dhe stërnipa të gjeneratave të majta, Berisha as për vdekje nuk i ngushëllon ata që bashkëpunoi tre dekada.

Berishës po i shkele në kallo të trajton brez pas brezi si kufomë politike, prandaj dje në ditën e xhenazes së Xhelalit i trajtoi babë dhe bir si të vdekur.

Dje Berisha duke sulmuar genin e Belindës dhe duke injoruar ADN e Lulzimit, s’bëri gjë tjetër, por thjesht u kthye në origjinën e tij.

9 komente në “Pse Berisha s’ngushulloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi nga varri Beqir Ballukun?”

  1. zoni ijes says:

    vetem bravo kreshnik e ke qare kete artikull, si gjithnje berisha kerkon te ngrihet vetem mbi viktimat
    bravo

  2. Shqiptari says:

    Edhe pse ne heshtje nga frika e diktatures prinderit e Belindes kane qene te respektuar nga te gjithe ne vendin ku u internuan.

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Maloku ngelet malok kudo qe te shkoj..
    Ky komunist i ndyre nuk njeh baben e vet e jo te birit te tij lulash.

  4. Dardan says:

    Kryetari i agjentures serbe ne Shqiperi do te ngreje agjentet e UDB qe e kane marre ne lule te ballit!

  5. Kreshnik Spahiu është një patriot i shquar Shqiptar. says:

    Kreshnik Spahiu, i lexoj me deshirë dhe vemendje shkrimet tuaja, që gjithnjë janë të një peshe të rëndë në analizen- intelektuale që ju e zhvilloni. Pak perpara zgjedhjeve keni shkruar një artikull per kadavren-fantomë Sali Viçidolin, dhe disa komentues derrkuca të dosës Sali,të kanë kercënuar-keshilluar që të bëjsh kujdes, shumë kujdes, sepse ata kishin disa çuna shumë nervoz edhe në Belgjikë….!! Hahahahahaha, po e konstatoj që ti qënke gjallë, dhe kercenimet e tyre nuk paskan bërë efektin e shpresuar ndaj teje, dhe kjo shifet në artikullin e sotshëm. Hahahahaha, kopeja e derrkucave të dosës Sali UDB-ashi, po zvoglohet çdo ditë e më shumë si bryma perpara diellit. Rrespekt per ju Kreshnik Spahiu.

  6. Fshatari says:

    Mirë ia thua të zezat këtij krimineli, more Kreshnik, po ky është një nekrofil, që ngado mbjell vdekje!
    Të gjithë botës i kujtohet 14 shtatori, kur ky idiot e orientoi turmën me arkivolin e azem hajdarhorrit nga rruga për në varrezat e Sharrës drejt derës së kryeministrisë, duke bërë masakrën më të paparë në botë!
    Sot po na shet “demokraci” në faltore!
    Nu ka shovinist serb apo grek më të mirë se sali faltorja!
    Jepi, sali! Të marrtë sa më shpejt me vete azemi!

  7. Indignados says:

    Kreshnik Spahiu paske ngel keq, pa leke ne xhep e po i jargavitesh te gjitheve; po na nxjerr edhe Beqir Ballukun njeri te nderuar. Po komunist ne gjak paska qene ky popull injorant, prandaj mire i ka festet ne koke!! Me kujton nje filozof Angelz qe thote se njeriu hipokrit edhe kur vdes nje keqberes thote “i shkreti ish njeri i mire”. Nje tjeter filozof kete e lidh me tabute e njerezve qe e kane origjinen nga primitivizmi dhe bestytnite. Ndersa Niku e ka me pragmatiste aresyen

  8. niku says:

    O Kershnik Sora!
    po ca mburesh per nje kriminel si Beqir Balluku. po te kesh turp qe thua qe Rama mban afer pinjollet e krimineleve te Shqiperise.
    Me shrimin qe ke bere ke fituar nje sufllaqe dhe nje supe te ngrohte…

    1. Vranakonti says:

      Niku,e ke gabim.Zoti Spahiu ka thene te vertete dhe meriton respekt.Brsvo i qoft dhe ka noten 10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje