"Rrallëherë në histori politikanët shqiptarë syhapur kanë rënë në grackën e Serbisë siç ka ndodhur viteve të fundit"

3 Nëntor 2021, 14:28Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli 

Intelektualët nacionalistë serbë e kanë ditur se, herët apo vonë, sundimi i Serbisë në Kosovë do të marrë fund. Për shkak të zullumit të madh. Andaj që në vitet 90-të qarqet nacionaliste nga Akademia e Shkencave, Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë etj., propozonin ndarjen e Kosovës. Kur dëbimi i Serbisë nga Kosova më 1999 u bë realitet, ideja e ndarjes së Kosovës u shndërrua në politikë shtetërore.

Trazirat e vitit 2004 në Kosovë kanë qenë edhe një përpjekje e qarqeve politiko-kriminale të Kosovës dhe Serbisë për të nisur ndarjen e Kosovës. Ndarja nuk u arrit, por trazirat i dhanë një argument Serbisë për të vajtuar se serbët në Kosovë janë në rrezik ekzistencial. Kështu Perëndimi pranoi që në kuadër të pavarësimit të Kosovës, pakica serbe faktikisht të fitojë çdokund një komunë më vete dhe të marrë kompetenca të gjëra autonome. Nga përbetimi për ndërtim të një shteti multietnik u kalua në projektin e etnizimit të çdo gjëje. Serbin duhet ta gjykojë gjykatësi serb. Drejtorin e policisë nuk mund ta caktojë ministria e Brendshme pa miratimin e komunës serbe. Etj.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, liderët serbë filluan të kërkojnë partnerë në Prishtinë për ndarjen e Kosovës. Hap pas hapi ata gjetën partnerë – në Prishtinë dhe Tiranë. Ndryshimi i kufijve është “një punë e natyrshme” (thoshte lideri nga Tirana). Me “korrigjimin e kufijve” Kosova “ia kthen Serbisë dhuratën e Rankoviqit” (thoshte lideri nga Prishtina). Kështu, me ndihmën e “strategëve” shqiptarë, Serbia e futi në diskursin e politikës ndërkombëtare prishjen e kufijve në Ballkan. Ideja hasi në përkrahje të heshtur apo të hapur në disa kryeqytete perëndimore dhe te lobistët e paguar mirë.

Ndonëse ideja u bllokua (para së gjithash shkaku i Berlinit dhe Londrës), ajo s’ka vdekur. Me tensionimin e gjendjes në Bosnjë nga nacionalistët serbë, në të vërtetë mbahet gjallë EDHE ideja për ndarjen e Kosovës. Fundja, prishja e kufijve të Kosovës do të ishte vetëm uvertyrë për t’i mundësuar Serbisë marshimin drejt Bosnjës dhe Malit të Zi, sa për fillim.

Rrallëherë në histori politikanët shqiptarë syhapur kanë rënë në grackën e Serbisë siç ka ndodhur viteve të fundit. Për interesa të kujt e kanë bërë këtë? Paralelisht me joshjen e disa politikanëve shqiptarë për ndarjen e Kosovës, Serbia ka arritur të nxjerrë nga negociatat asociacionin e komunave serbe. Tash Kosova gjendet para alternativës: kolerën apo murtajën? Si të merret vendimi mes Skillës dhe Karidbës?

11 komente në ““Rrallëherë në histori politikanët shqiptarë syhapur kanë rënë në grackën e Serbisë siç ka ndodhur viteve të fundit””

  1. Buda says:

    Nese Kosova do te bashkohet me trungun ame-Shqiperine, cfare i duhen serbet ne kufi me Serbine?
    Nese Kosova do te mbetet shtet me vete, atehere duhet te perballet vete me atdheun e serbeve – Serbine.

    1. Leka says:

      Udheheqesia e tashme Shqiperise nuk e do Kosoven.Ajo zgjodhi aleancen sllavoortodokse kunder Kosoves dhe shqiptareve.Nuk ka pase Shqiperia ,asnjehere ne historin e saje qeveri me antishqiptare qe punon me direktiva te fqinjeve grabitqare.

  2. Prishtinaliu says:

    Kosova duhet te ndahet o karre mashkull per cfare i do serbet ne veri per te krijuar probleme ? .
    Ti mute meqense e do kosoven pse nuk shkone ne kosove te jetoshe ta shikoshe cfare eshte varferia ti mute e do kosoven nga zvicra po me kujton shprehjen : Nene Shqiperi mos kij frika se ke djemte ne Amerike .
    Bolle me keto folkrolizma nacionyliste jashte kosoves kosovy duhet te ndahet serbet ne Serbi Shqiptaret ne Shqiperi dhe mer funde kjo histori o karre i Ibrahim rugoves

  3. Animalus Kosovus says:

    Rrote kari. Po te doje Serbia pushton Kosoven dhe Shqiperine brenda 24 oreve. Eshte koha per bashkepunim o kafshe dhe jo per ndarje dhe kete e kane kuptuar me mire ne Beograd se ku kafshet e Prishtines

  4. Mal Cori says:

    Robell! Politika qorre dhe jo largpamëse e disa gjoja nacionalistëve, e humbi shansin që Lugina e Preshevës ti bashkohej Kosovës dhe më vonë Shqipërisë.
    Serbia pothuaj ra dakord që të merte komunat serbe në Veri të Mitrovicës, dhe Kosovës ti bashkangjiteshin Presheva, Bujanovci dhe Medvegja.
    Mirëpo kundërshtarët për pushtet, të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, ne Shqipëri dhe Kosovë u vërsulën si qentë duke i akuzuar për tradhtarë.
    Çfarë ka ndodhur ndërkohë? Serbët në veri të Kosovës faktikisht nuk qeverisen nga Prishtina. Atje nuk paguhen taksa, nuk paguhet energjia e uji, dhe siç na tregon ti, edhe rendi sigurohet me polic serb.
    Beogradi vazhdon të investojë në rrugë, shkolla, kisha, ujësjellsa, ndërtim fshatrash , etj.
    Pra faktikisht Serbia e ka marë Veriun e Kosovës. Por përsëri me ndërrim e ka marë. Mori Veriun dhe shqiptarëve, ju dha një m.t të madh. Hani dhe kënaquni me m.tin që ju dha Vuqiqi.
    Ndërsa Presheva, as që shtrohet më për diskutim. Ajo i mbetet Serbisë, dhe politika serbe po ndjek edhe atje si ne Medvegjë dhe Bujanoc, nxitjen e shpopullimit nga shqiptarët dhe ngulitjen e kolonëve serbë.
    Në Medvegjë dhe Bujanoc serbët kanë kaluar në shumicë dhe i fitojnë lehtësisht këto komuna në zgjedhje. Sipas parashikimeve edhe në Preshevë, pas 20 vjetësh, serbët janë shumicë, ndërsa komunën, mund ta fitojnë si pasojë e ndarjes së shqiptarëve, pas tetë vjetëve.
    Na rruat nacionalizmi inatçor ne shqiptarëve dhe nuk përfituam nga një lëshim i politikës serbe para dy tre vjetësh. Tani s’ka më këmbim territoresh. Tani ka këmbim të veriut të Kosovës me copën e m.tit që na kanë hedhur turinjve serbët. Na past ba mirë…

    1. Visi says:

      Oo Mal..
      Ti dhe të gjitjë Tamucat jeni krejtësisht gabim dhe tepër naiv për të kuptuar lojërat e Serbisë.
      Nuk ka 9asë asnjë shansë të ndodhë bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.
      Kjo ishte vetëm një karrem i Serbisë për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta futur Kosovën në bisedime pa fund për territor sepse Serbia ka pasë pretendime për të marë edhe komunat serbe në Anamoravë me çka do të krijohej një hendek mes Luginës së Preshevës dhe pjesës tjetër të Kosovës,gjithashtu ka pasë pretendime edhe pët eksterritorialitet për kishat serbe.
      Duke u futur në këtë rreth të bisedimeve të pafund,Kosova do tia krijonte mundësinë Serbisë që të vazhdonte lobimin për ç’njohje të shteteve që e kan njohur Kosovën me pretendimin se Kosova nuk është e interesuar për shtet por për marrëveshje për ndarje me qëllim bashkimin me Shqipërinë dhe me këtë nuk kishte arsye që Kosova të njihej si shtet meqenëse as vet nuk është e interesuar të jetë shtet.
      Me këtë Kosova do ta humbte përkrahjen e shtetve mike që ndihmuan në shtetndërtimin e Kosovës.
      Këtp muhabete pët shkëmbim trrritoresh mund të bëhen vetëm pas konsolidimit të Kosovës si shtet dhe atëherë Kosova mund të ulet në tavolinë si e barabartë me Serbinë dhe mund të jap ose marrë atë që ka interes për të dy palët e jo atë wë do Serbia.

  5. demokrati says:

    Endrra me Jugosllavi nga kopilet e Titos duhet te behet mbi gjakun e shqiptareve.Ne formen e sotme te Kosoves, Serbia de facto ka sovranitet mbi nje pjese te territorit, do te marre ne tavoline asosacionin, dhe vazhdon ta gerryeje perdite Kosoven, vazhdon spastrimin e shqiptareve nga Lugina e Presheves.Serbia kerkonte kohe sa te ngrihej ne kembe dhe kete kohe e fitoi me kurtin, osmanin, haradinajn dhe nje armate te tere jugosllavisistesh qe pavaresimi i Kosoves fitohej se pari ne lufte me Tiranen dhe shqiptarin.Ky trumcak jugosllav e dashka Kosoven me shume se Thaci qe po paguan lirine e kosovares osmani me lirine e vet.Loja e serbise ndaj shqiptareve nuk behet me rrugacet rrugeve te beogradit por me robelet matoshet dhe kelmendet mendjeve te semura ne Kosove .

  6. Papi says:

    Po mire z robelli spaska rene vetem politika ne gracke paske rene dhe ti qe e konsideron pune te kryer
    Kemi dhe shume komentues qe mendojne se kufijte ndahen me laps
    Ish presidenti kroat mesiç tha qe me luftrat e ishjugosllavise vdiqen 300 mije njerez dhe kufijte nuk levizen asnje cm tani na dalin kta spurdhjaket politiqener dhe merren me harta dhe kujtojne se jane fuqiplote
    Po mir meqe do e ndajme me laps pse duhet filluar aty ku humbi serbia pse nuk e ndau ajo kosoven kur e pati nen kontroll por duhet tani qe e humbi madje cju desh kosova me 1913 serbise kur na qenka per gjithsecili te veten ?
    Pse mos ta fillojme nga spastrimi qe ju be shqiperise veriore nga nishi e poshte jan miliona shqiptar ne turqi qe presin te kthehen ne nish e rrethina
    Sa inferior ndiheni mor i shkrete sepse nqs nuk e ke nga inferioriteti arsyeja eshte qe ky eshte shkrim i paguar

  7. Visi says:

    Oo Mal..
    Ti dhe të gjithë Ramucat jeni krejtësisht gabim dhe tepër naiv për të kuptuar lojërat e Serbisë.
    Nuk ka pasë asnjë shansë të ndodhë bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.
    Kjo ishte vetëm një karrem i Serbisë për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta futur Kosovën në bisedime pa fund për territor sepse Serbia ka pasë pretendime për të marë edhe komunat serbe në Anamoravë me çka do të krijohej një hendek mes Luginës së Preshevës dhe pjesës tjetër të Kosovës,gjithashtu ka pasë pretendime edhe pët eksterritorialitet për kishat serbe.
    Duke u futur në këtë rreth të bisedimeve të pafund,Kosova do tia krijonte mundësinë Serbisë që të vazhdonte lobimin për ç’njohje të shteteve që e kan njohur Kosovën me pretendimin se Kosova nuk është e interesuar për shtet por për marrëveshje për ndarje me qëllim bashkimin me Shqipërinë dhe me këtë nuk kishte arsye që Kosova të njihej si shtet meqenëse as vet nuk është e interesuar të jetë shtet.
    Me këtë Kosova do ta humbte përkrahjen e shtetrve mike që ndihmuan në shtetndërtimin e Kosovës.
    Këto muhabete pët shkëmbim territoresh mund të bëhen vetëm pas konsolidimit të Kosovës si shtet dhe atëherë Kosova mund të ulet në tavolinë si e barabartë me Serbinë dhe mund të jap ose marrë atë që ka interes për të dy palët e jo atë që do Serbia.

  8. Neutrino says:

    Sa të ketë Alninon, Kosovën nuk e prek njeri. Serbët nuk kanë interes ta ndryshojnë status – quon. Kosova është lavatriçja më efikase për parà dhe kriminelë.

    1. Visi says:

      Shiko lavatriçen e Ramës mor truhadhash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje