Ndaj Arbër Xheleshit u qëllua për vetëmbrojtje. Është kjo çfarë kanë zbuluar hetimet së fundmi për ngjarjen që ndodhi më 25 Tetor në Frosinone, ku 38-vjeçari u qëllua për vdekje me çifte nga Sandro Fiorelli, shtëpinë e të cilit shqiptari po e grabiste.
Në fokus të hetimeve në këto momente është të zbulohet nëse italiani 59-vjeçar i ka kaluar veprimet e vetëmbrojtjes me aktin që ka kryer. Autopsia në trupin e të ndjerit u krye të enjten e kaluar.
Pritet që brenda 90 ditësh të dërgohet raporti përfundimtar, por në tavolinën e prokurores Marina Marra, ka mbërritur konfirmimi se Fiorelli nuk e ka qëlluar pas shpine shqiptarin.
Saçmet e çiftes e prekën Xheleshin poshtë sqetullës duke i prekur disa arterie të rëndësishme për funksionimin e organeve. Po ashtu është mësuar se 38-vjeçari ka plagë në pjesën e brendshme të parakrahut, çka do të thotë se në momentin që është qëlluar e ka pasur të ngritur krahun.
Kjo konfirmon dëshminë e pronarit të vilës, i cili tha se e ka qëlluar grabitësin në momentin kur ky i fundit i ka drejtuar armën dhe gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. Ajo që do të zbulohej më vonë ishte tronditëse, pasi shqiptari në dorë nuk kishte pistoletë të vërtetë, por lodër.
Autoritetet ndër të tjera kanë kërkuar vlerësimin balistik të armës së gjahut. Kjo do të lejojë të ketë prova të sakta të trajektores ku është qëlluar. Po ashtu vijon hetimi për të zbuluar bashkëpunëtorët e Xheleshit.
Mendohet se ai kishte shkuar në shtëpinë e Fiorellit për ta grabitur me të paktën 2 persona të tjerë. Për të rënë në gjurmët e tyre, policia po analizon qelizat telefonike në zonë.
Ndërkohë në fshatin ku ndodhi ngjarja, të gjithë janë me Fiorellin. Në Santopadre, qytetarët kanë nxjerrë banderola të ndryshme në muret e qytetit në mbështetje të 59-vjeçarit. Ata shprehen se ai ka bërë një veprim të duhur për të mbrojtur veten, familjen dhe shtëpinë.
Arbër Xheleshi, 38 vjeç, u vra më 25 Tetor në Itali nga pronari i vilës që kishte shkuar për ta grabitur.
Nur gjute dot n’hava per ta trem…
do kete vajtur per inventare ne ate SHTEPI por ka vajtur si cjapi tek kasapi.
…..se keshtu e meritojne te gjith moracaket shqiptare qe prekin familjen dhe pronen e tjetrit. ….radhen e ka moracaku tjeter zhulsat e qelbur.
Sikur t’i kishte vrarë te tre, do kishte bere me mire, sepse ata të dy qe kane shpetuar rrojne kobi tokë.
Morracakët!!
I ka kaluar caqet e te drejtes per vetembrojtje !!!!!!!!! O i lumte dora atij italianit qe na ka hequr qafe nje ndyresire qe e quan veten ne te drejte te shkoje e te hyje ne shtepine e tjetrit per ti marre djersen e tij. O ai eshte dashur ti keputej koka dhe ti ngulej ne hu sic bente Princi i Vllahise me kokat e turqeve. Italiani duhet te marre medalje.
Shqiptar apo jo pagoi cmimin e bisnesit te tij . Kush shqiptar sdo e vriste nje hajdut qe e grabit kur eshte me familjen ose dhe vetem brenda . Asnje sdo te vrase ne shpine e tij por ndonjehere duhet