Në respekt dhe admirim të veprës së poetit Petrit Ruka, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë, Universiteti Europian i Tiranës me rastin e një vjetorit të dhënies së titullit akademik “Doctor Honoris Causa”, zhvilloi ceremoninë mbi përkujtimin e veprës së tij letrare.
Eventi u shoqërua me recitime të poezive të tij, performancë nga Grupi i polifonisë “Bilbili” dhe me akordimin e titullit të “Nderi i Qarkut” nga kryetarja e qarkut Gjirokastër, Lindita Rova.
Shkrimtari Pëllumb Kulla njëkohësisht dhe një nga miqtë e afërt të Petrit Rukës bëri një analizë të poezisë së dashurisë së Petrit Rukës duke e renditur atë me kolosët e poezisë shqiptare.
Një përshndetje nga larg bëri poeti Ilirjan Zhupa, I cili është miku I rinisë hershme të poetit që nu ju nda asnjë moment deri në fund të jetës.
Asambli polifonik këndoi me këtë rast dhe njw këng kushtuar poetit Petrit Ruka.
Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë, miq të afërt, kolegë dhe dashamirës të tij.
Ç’lidhje ka fjala ”tribut” me gjuhën shqipe?!