“Kënga për ty”, poeti Zhupa publikon vargjet e rralla të Petrit Rukës: Janë shkruar si sot 44 vjet më parë

1 Nëntor 2021, 17:10Kulturë TEMA

Poeti i njohur Ilirjan Zhupa ka publikuar disa vargje të rralla të kolosit të poezisë Petrit Ruka të shkruara si sot 44 vite më parë.

Duke nderuar kujtimin e mikut të tij që u nda nga jeta kohë më parë, Zhupa shkruan se “Me shpresën se Petriti më jep leje nga Qielli dhe gruaja e tij Zhaneta nga Toka, po e publikoj për të gjithë miqtë tanë”.

Postimi i plotë

“Këto vargje të mikut dhe vëllait tim Petrit Ruka, janë shkruar si sot 44 vjet më parë, më 30 tetor 1977.

Me shpresën se Petriti më jep leje nga Qielli dhe gruaja e tij Zhaneta nga Toka, po e publikoj për të gjithë miqtë tanë.

Kënga për ty…
Më lodhën sytë e tu të bukur

A ke parë një degë pjergull
Tek pikon lëngun e Jetës,
Kjo është zemra që rënkon
Sipër emrit të Zhanetës.

O Ilir i gjakut tim,
Po më lodh kjo jetë e gjatë,
Jeta ime pat shkëlqim
Sa një lule në lofatë.

Ndoshta s’di që të jetoj
Se kam metër poezinë,
Zjarr në ditët që kanë ikur,
Tym në ditët që do vijnë?!

A ke parë një degë pjergull
Pa një syth që të marrë frymë,
Jeta ime nëpër mjegull,
Jeta jote nëpër brymë…

…”kjo ashtu fare kot”….

PETJARUKA

Tepelenë, më 30.10.1977”

 

4 komente në ““Kënga për ty”, poeti Zhupa publikon vargjet e rralla të Petrit Rukës: Janë shkruar si sot 44 vjet më parë”

  1. Sara says:

    du “intelektuale” katundi te epokes post-sovjetike… (njeri bile i thote vetes me perkedheli “Petja” si me qene muzhik Vollge…)

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      – Pse qenka me nerva Sara?
      – Ka një muaj s’ka thy Cara!
      Që kur i erdhi menopauza
      I shijon në ftyrë gëlbaza!
      .
      P.S.
      I shkoi jeta t’uj hap shalët
      e t’uj lëpi “intelektualët”

  2. Mane Alikaj says:

    Dhimbje njerezore per humbjen e poetit brilant Petrit Ruka. Ngushellime shokut, mikut, vellait te tij, poetit te madh Ilirian Zhupa, i plagosur ne zemer nga humbja e kolegut te tij aq te dashur. Te dy keta poet te permasave boterore , komunikojne edhe sot e kesaj dite, njeri nga lart ne qiell, e , tjetri nga poshte ne toke. Eshte e rralle nje vleresim dhe respekt i ndersjelle midis kolegesh, qe indukton sjellje njerzore , miresie e dashurie edhe per brezat e poeteve qe vijne pas. dhe jo vetem per keta.

  3. Olimpia says:

    Poezia ritmike plot metafore, sinteze e ndjenjave te thella njrezore, thene ne pak vargje si pezia popullore labe,
    thjeshte e mahniteshme.
    Dy vargje fantastike
    Jeta ime neper mjegull
    Jeta jote neper bryme,
    Cfare bukurie….. Cfare mendimi
    Sara, Edgar Poe nuk ka shkruar me bukur, por ti je nje snobiste injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje