Nga Pëllumb Xhufi
Emri dhe fama e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e kthyen heroin në një referencë historike dhe element identifikimi kombëtar e kulturor për shqiptarët e të gjitha kohërave, të të gjitha viseve e të të gjitha besimeve. E provon këtë arvaniti Gjon Erakli, nga Mani i Peloponezit, i cili në vitin 1557 mburrej përpara Papës se ishte kushëri i Gjergj Kastriotit (il nostro parente Giorgio Castrioto detto Schindorvechi); e dëshmojnë ata krerë të Arbrit të Jugut, që në 1577 i prezantoheshin papës Gregor XIII si bashkëkombas “të mbretit tonë Skënderbe” (Scanderbech, noster Rex); e dëshmojnë po ashtu pjesëmarrësit e Kuvendit të Dukagjinit të vitit 1602, të cilët betoheshin “të rifitonin lirinë e dikurshme që gëzonin në kohën e Princit të tyre Skënderbe”; e dëshmon organizatori i paepur i kryengritjeve antiosmane, Mark Gjini, që nuk linte rast pa kujtuar që gjyshi i tij kishte luftuar nën urdhrat e Skënderbeut; e, në fund, e dëshmon edhe Mahmud Pashë Bushatlliu i Shkodrës, i cili në prag të Rilindjes Kombëtare e shpallte veten pasardhës të Skënderbeut dhe imitues të veprave të tij: të gjithë këta e njihnin Skënderbeun si demiurg të tyre, si model e, në fund të fundit, edhe si faktor që lehtësonte kontaktet me kanceleritë e Perëndimit.
Shumë më të vështirë e patën pasardhësit Kastriotë, të cilëve, përveç privilegjit si trashëgimtarë të emrit e të lavdisë së Heroit, u binte edhe barra e rëndë e matjes me bëmat e tij. Në fakt, asnjë prej tyre nuk e pati gjeninë e Skënderbeut e nuk u ngrit dot në lartësinë e kryeparit. I biri, Gjon Kastrioti, në vitin 1481 u dërgua në Shqipëri nga mbreti Ferrante i Napolit për të ndezur aty zjarrin e kryengritjes antiosmane. Por dëshmitë e kohës heshtin për të, ndërsa ngrenë në qiell trimëritë e fitoret ushtarake të kapitenëve shqiptarë që e shoqëruan në atë aventurë, të Kostandin Muzakës, kushëri i Gjonit, e të Krokodil Kladës nga Mani i Peloponezit. I biri i Gjonit, Gjergj Kastrioti, tentoi të shkëlqejë aty ku kishte shkëlqyer gjyshi i tij legjendar, e ku në 1481 kishte dështuar i jati. Por, ky Gjergj qëndronte shumë larg Gjergjit të parë. Bashkëkohësit rrëfejnë se ishte i dhënë pas jetës mondane, i pëlqente të shpenzonte e të vishej bukur (bel vestito).
Madje, kronisti Girolamo Priuli e përshkruan Gjergjin si një të ri mendjelehtë (haveva pocho zervello). Ndoshta ngaqë i mungonin mjetet financiare për të përballuar tekat e veta (kështu pëshpërit kronisti tjetër, Marin Sanudo), Gjergji i propozoi Senatit të Venedikut ta mbështeste financiarisht për të kryer në Shqipëri një ekspeditë ushtarake: Shqiptarët mezi prisnin nipin e Skënderbeut për t’u hedhur në kryengritjen e radhës. Atë kohë, vitet 1499-1503, Republika e Venedikut ishte përfshirë në një luftë të re me Perandorinë Osmane Në këtë kontekst, ekspedita e Skënderbeut të Ri do kishte një efekt diversiv, duke i bllokuar turqit në sterenë shqiptare e duke lënë të lirë trafikun detar në Adriatik, që ishte shqetësimi kryesor i venecianëve. Kështu, pas debatesh të gjata e të ndezura, më në fund, në mars 1501, Senati e mori vendimin për nisjen e ekspeditës. “E mori, por doli një punë koti”, komenton plot sarkazëm bashkëkohësi Marin Sanudo vendimin e Senatit (E fu presa, et fuit nihil).
Në fakt, ekspedita e Gjergjit filloi e mbaroi me pushtimin pa luftë të Ishull-Lezhës, të cilën, në vend të një plasdarme ushtarake për çlirimin e vendit, ai e ktheu në një “rezidencë” mondane, ku priste e përcillte përfaqësues lokalë e deri dinjitarë osmanë nga Kruja e Shkodra. Sanudo tallet me këtë anabasis të çuditshme të Skënderbeut të Ri në Shqipëri, kur precizon se ky kishte marrë me vete edhe të shoqen, dhe shton: mjaftonte një shenjë e gruas, dhe Gjergji linte përgjysëm çdo bisedë “shtetërore” për t’ia kushtuar asaj gjithë vëmendjen e vet.
Ndër pasardhësit e Skënderbeut në diasporën italiane, më i denjë për emrin e lavdishëm që mbante, edhe pse nuk i përkiste linjës së drejtpërdrejtë të familjes, ishte Alfonsi, markez i Tripaldës. Në zonën e Labërisë e të Himarës e njihnin mjaft mirë, dhe akoma në vitin 1566, rreth njëzet vjet pas vdekjes së tij, krerët e atyre viseve kujtonin “fatlumin Markez të Tripaldës, që sa ishte gjallë na u ndodh pranë bujarisht, e tani që nuk e kemi më, na ka lënë të pashpresë”. Në fakt, Mbreti i Napolit e kishte emëruar Alfonsin si qeveritar të Kalabrisë e të Puljes, e këtë pozicion ai e shfrytëzoi për të forcuar lidhjet me bashkëpatriotët e tij të përtej-detit, e më tej për të organizuar aty operacione zbulimi e deri kryengritje të armatosura kundër osmanëve.
Por djali i tij, Antoni, i cili falë martesës fatlume të tij mori edhe titullin e dukës së Ferrandinës, qëlloi edhe ai djali plangprishës i familjes. Pasi e shkriu pasurinë në festa mondane e duke bredhur nëpër botë, gjeti vdekjen në Venecie gjatë Karnevaleve të vitit 1549. I gjori, shkëlqeu me bukurinë e zhdërvjelltësinë e tij gjatë garës me kuaj në sheshin San Stefano, por në fund të saj guxoi t’i hedh një kompliment paksa të guximshëm një damixhele veneciane, burri i së cilës, në zënkë e sipër, e goditi për vdekje me shpatë. Kjo vdekje tragjike në Karnavalet veneciane do të mbyllte, në mënyrë melankonike, historinë e Kastriotëve të Italisë, atë të denjë për t’u përjetësuar.
Ndërkohë, kanë munguar të dhëna për pasardhës eventualë të Kastriotëve në Shqipëri. Në fakt, pas plojës që Skënderbeu kishte shkaktuar mbi turqit osmanë, aty nuk kishte vend për Kastriotët. Flitet për ndonjë pinjoll të tyre, që u kaloi në islam dhe u humb në masën e të paemërve. Megjithatë, dokumente të viteve 1601-1605 të Arkivit të Venecies, të gjetura së fundi, na njohin në Dalmacinë veneciane me një pinjoll të panjohur të Kastriotëve. Bëhet fjalë për Françesk Kastriotin, emrin e të cilit dokumentet e japin Francesco Castriotto, e ndonjëherë edhe në formën akoma më shqipe: Francesco Castriotti. Ky përmendet si kapiten i shquar në shërbim të Venedikut me rastin e luftës që Republika u shpalli uskokëve.
Uskokët ishin luftëtarë kroatë të rekrutuar nga venecianët për të ruajtur zotërimet bregdetare dalmate nga sulmet e osmanëve. Por nga mesi i shek. XVI, uskokët u kthyen në një makth për punëdhënësit e tyre. Më shumë se të ndesheshin me osmanët, uskokët u dhanë pas zanatit më fitimprurës të piraterisë, duke sulmuar e plaçkitur pikërisht anijet tregtare veneciane. Luftëtarë të ashpër e mizorë, uskokët u kthyen në tmerrin e lundërtarëve, gjë që e detyroi Republikën të krijonte një trupë të veçantë me rekrutë vendas (kroatë) për të ndalur sulmet e tyre. Rezultatet qenë të pakta, dhe venecianët e panë me vend të angazhojnë kundër uskokëve edhe luftëtarë shqiptarë. Në vitin 1598 trupa e “luftëtarëve kundër uskokëve” numuronte përveç 150 kroatëve, edhe po aq shqiptarë.
Këta, që ishin luftëtarë po aq të ashpër e të pamëshirshëm sa uskokët, e përmbysën situatën luftarake në favor të Venedikut. Kjo e nxiti qeveritarin venecian të Zarës (Zadar), t’i propozonte Senatit, që Kroatët të zëvendësoheshin të gjithë me luftëtarë shqiptarë (in loco di Crovati fossero tutti Albanesi). Nuk dimë nëse kjo ndodhi vërtet. Por dimë që në vitin 1601 vendin e “Kapitenit të luftës kundër uskokëve” e mbante shqiptari Pal Gjini, me gradën gjeneral (Gr. Paulo Gini). Pikërisht nën urdhrat e tij ishte kapiteni Franco Kastrioti, si dhe kapitenët e tjerë, gjithashtu shqiptarë: Jak Kruta (Giacomo Crutta), Gjon Gjini (Zuanne Gini), Dabo Luzi (Dabbo Lussi), Gjon Misja (Giovanni Messia), Andrea Leka (Andrea Lecha).
Mes aksioneve të tyre, bëri bujë ai i majit të vitit 1613 kundër një bande uskokësh, të cilët më herët kishin sekuestruar një anije tregtare veneciane. Thuhet, se pasi i kishin prerë kokën kapitenit të anijes, uskokët i kishin nxjerrë atij edhe zemrën, të cilën e ndanë mes tyre dhe e hëngrën në banketin e fitores (fatto decapitare il sopracomito con grande inhumanità, cavandoli il cuore e mangiandolo in un loro banchetto). Por uskokët u zunë në befasi nga shqiptarët e Pal Gjinit, të cilët vranë 70 prej tyre dhe kokat e prera të tyre ia çuan si shpagim qeveritarit venecian të Zarës. Po atë vit, i gjithë formacioni anti-uskok i Shqiptarëve, që ndërkohë kishte arritur numrin e 800 luftëtarëve, i sulmoi uskokët në çerdhen e tyre, në Senjë, “duke bërë copë-copë 1500 uskokë e duke plaçkitur vendin e tyre”.
Nga këto pak të dhëna, mund të themi me siguri, që në kapërcim të shek. XVI-XVII, pinjolli i Kastriotëve, kapiteni Francesco Kastrioti, pati një rol parësor në këtë faqe të historisë shqiptaro-adriatike që zgjati për gati dy shekuj. Por, për momentin, njohuritë tona për të ndalen këtu. Me siguri, fondet e shumta të Arkivit të Venecies, përveç atyre që ne kemi mundur të konsultojmë, ruajnë njoftime të tjera, edhe më të rëndësishme, për pinjollin e Kastriotëve, për të tjerë personazhe e për të tjera ngjarje të historisë së shqiptarëve në mesjetë.
Por dikush duhet, më në fund, të kujtohet, se duhen përgatitur studiuesit e rinj, e u duhen krijuar atyre kushtet për t’u hyrë me sistem arkivave, posaçërisht atyre të Venecies. Vetëm në universitetet e Italisë sot numërohen me mijëra studentët shqiptarë që frekuentojnë fakultetet “Lettere e Filosofia”. Deri tani nuk është dëgjuar qoftë edhe një rast i vetëm, që dikush prej studentëve shqiptarë të ketë zgjedhur drejtimin “Lettere Classiche”, që është një iter i detyruar për përgatitjen e albanologëve të së ardhmes. Në Romë, Padova apo Napoli studentët shqiptarë zgjedhin të diplomohen për Gjuhë Angleze, për Letërsi Spanjolle, apo makar edhe për Gjuhë e Letërsi Shqipe! “Punë koti”, do të thoshte Marin Sanudo.
Xhufi fqinjet nuk vodhen vetem Skenderbeun .
Ata vodhen edhe trojet Shqiptare.
Por edhe veshjet e tyre.
Si shkruan George Finlay ne vitet 1800.
Veshjet Shqiptare te krahines se Toskeris filluan qysh nga fundi i viteve 1770-1780 ti perdornin edhe popullsite jo Shqiptare.
Sidomos ne Bullgarin e sotme dhe Greqin e sotme.
Aq sa edhe fustanella Shqiptare u vodh e u be edhe simbol kombetar i shtetit te ri Grek qe u krijua prej fuqive Evropjane.
Kur flet prof xhufka zemra e gjithe turkoshqiptareve rreh fort! Kur flet gazetari muma rreh akoma me fort.
Hoxh Gomari-mos u mat me profesor Xhufin se nuk ke kellqe per ate pune. Ti dhe ca te tjere si puna jote, jeni vite drite mbrapa tij.
Merru me mire me ndonje gje tjeter, si p.sh. te thyesh ndonje pjate andej nga buzuqet, sigurisht po te teproi ndonje evro nga ato te 300-tat qe te japin kur ha mut duke folur kunder shqiptareve
E di moter, te rreh nervi i bythes ty. Te han shum, apo jo?
Z Pellumb Xhufi eshte nder dhe privilegj qe kemi historian si ju. ESHTE ME EMERGJENTE SE KURRE TE KEMI GJENERATEN E RE TE HISTORIANEVE SHQIPTARE .Lexojme neper internete gjera te paqena e te pathena per Shqiperine dhe shqiptaret dhe askush nuk del zyrtarisht ti kundershtoje .( me perjashtime te pakta ). Lutemi ti drejtoheni organeve copetente qe te ecet perpara . Me gjithe respektin per JU me nje lule nuk vjen Behari . Faleminderit
Bravo!! Duhet qe Mos te BJERI ne vesh te shurdher. SHQIPERIA KA NEVOJE PER HISTORINE, QE TA NGREJNE SHQIPERINE NE VENDIN QE MERITON, NUK DUHET QE TE PRESIM NGA TE HUAJT.
NJE SHEMBULL INSPIRIMI ESHTE ELENA KOCAQI QE PUNON FORT PER SHQIPERINE.
NJE SHQIPETARE E VERTETE.
Mendoj se Akademiket Shqiptare nuk duhet te kufizohen vetem ne shkencat perkatese ,
ne punen e tyre ,por te jene aktive edhe ne zhvillimet shoqerore e politike ne vend .
Shqiperia ka sot shume te nevojeshme mendimin Akademike ne cdo proces te zhvillimit ne Shqiperi
siedhe ne Histori ,ku Historinat tane te shquar duhet te konfrontojne Historine e Shqiperise
me interpretimet jorealiste te disa Historianeve Europin ,qe te ndikuar nga Politikat e tyre jodashamirese vs Shqiperise ,
nuk njohin asnji lloj Freno-je dhe kepusin Brockulla nga me qesharaket mbi Histirine e Ballkanit ,
lere pastaj kur vjen puna per Shqiptaret nuk i permendin Qellimishte ,duke na i paraqitur her pas here so Grek
dhe kjo jovetm ne Historine e Ballkanit ku Shqiptaret duhet ti jepet Medalja e Arte e Papes dhe Europes mbare ,
kur gjithe popujt e tjere te Ballkanit jetonin nen Hijen e Perandorise Turke pothuaj humbur cdo ndjenje jete ,
shtrire nga frika ,
Shqiptaret ishin te gjalle dhe ne Kembe si Burrat e Vertete .
Duhet kerkuar debat dhe ballafaqim me Historine i nderuar Akademik . Mbas shume vitesh ,kur flitet per Historine e
Italise Jugut ,per Siciline dhe Popujt qe perbejne kjo pjes e Italise ,kanne filluar te Permendin emrin Shqiptare ,
se ka shqiptare ,sepse asnjiher me pare nuk i permendnin ,duke i quajtur Grek madje cmenduria i Hustorianeve Gjerman
leshonte Fantazine Frei , kur i quante madje Kroate (shqiptaret e Jugut te Italise ) dhe kjo Mos kujtoni se i benin nga paVetedija
por sipas nji politike te caktuar Antishqiptare ,njelloj si nuk permendin asnjiher Shqiptaret e Famshem si
Ali Mbreti Egjyptit por akoma me qesharake kur mohojne Pashain e Janines qe ishte Shqiptare ,kurr nuk e zhone qe ishte Shqiptare
por thjeshte Pasha i Janines ,
prandaj duhet nji Debat e ballafaqim Historike ,per mo te thene pastaj qe ne shkollat e Mesme apo me Lart ,ne Historine e Kontinentit Europian
nuk permendet faaaaaaaaare Shqiperia dhe shqiptaret ,ne asnji Eopke te Historise
nga Politikat nihiste e diskriminuese Antishqiptare .
Duhet pregatitur per nji Sulm kunder ksaj poshtersie Qarqesh Europine ndryshe do jemi gjithmone te diskrimunar e
te injoruar nga Bota Europine nqs nuk reragojme …
O shoku
pashai i janines, nese e ke fjalen per ali pashe tepelen ,ishte kokra e turkut.
I jati i tij ,ishte 1 turk i vajtur ne fshatin beçisht te tepelenes , dhe nga qe ishte dervish turk legen , fshati nuk pranoi te ndertonte shtepi ne fshat po e la jashte fshatit. Per grua i dhane me kurven e fshatit se nuk mund te merte 1 koker turku grua te mire. Dhe kjo gruaja ishte e jema e aliut.
Pra shkurt aliu , te jatin e kishte legen turk ndersa te jemen kokren e kurves shqiptare. Prandaj aliu u be ai qe u be. Po kurrreee aliut nuk i plasi per shqiperine se ishte kokra e turkut.
ben ,
pederasti Grek ,
ashtu si thu ti , shkruhet ne Historine e Janulles ,
por jo ne Historine e vertete?
ben adashi-te pakten mos perdor emrin tim kur del ne pazar.
Me ben cudi fakti qe paske dijeni se kush paska qene babai i Aliut. Zotrote harron se ne kohen e tij ne jug dhe te Bushatllinjve ne veri, turqit qendruan larg Shqiperise. Sigurisht qe as Aliu dhe as Bushatllinjte nuk i bene ato qe bene per ti hir te shqiptarise, pasi kombi ne ate kohe nuk kishte kuptimin qe ka sot. Ato qe bene, ishin per te krijuar zonat e tyre te sundimit, qe i shkonin per shtat interesave te shqiptareve.
Askush nuk e di se kush ka qene babai i Aliut, pasi nuk flitet per te ne asnje liber historie.
Arkivat sot i gjen on line. Mjafton te klikosh dy.minuta ne rrjet dhe gjen plot informacione. Po ta kishe bere ti do mesoje se nuk ekziston asnje markez Tripalde po i Atripaldes, qyteze ne Itali, krahina e Kampanias, qe merr emrin nga nje mbret lombard, Tropualdo.
Mjafton te klikosh 2 sekonda Wikipedine te mesosh si e kur pinjollet e Skenderbeut a Vrana Kontit u bene çifligare te Atripaldes.
E mjaftojne dhe dy sekonda te tjera per te pare materiale me bollek e per t’i.lexuar on line me rehatine e perkthyesit automatik.
Ke te drejte kur thua se duhen studente te letersise klasike. Ja, per shembull, ti qe nuk i ke studiuar ato nuk di te shkruash mire as shqipen.
Ne na duhen njerez serioze, e jo parazite te mbajtur me hater si puna jote. Flet badihava per fakultetet italiane ku ekziston larmia me e gjere e kurseve dhe specializimit. Mjafton te besb nje kerkim te shkurter e te.mesosh sa teza diplomimi ne Universite behen mbi Kastriotin dhe te ndjekesh burimet qe kane shfrytezuar ato
Po nuk te mesojne gjuhen shqipe e as logjiken baze. Ate duhet ta kerkosh nga shkolla shqiptare.
Dhe per kerkime mjafton nje leksion 2 oresh tek kurset e letersise, historise apo gazetarise qe ne Tirane i ke me shumice.. Po ti as ato nuk i njeh se je akoma me metoden e sistemit socialist
https://books.google.it/books?id=CKyIcH03k8UC&hl=de&pg=PA65#v=onepage&q&f=false
http://www.catholic-hierarchy.org/bishop/bcassca.html
Arkiv bytha ,
se sa e vertete eshte ai kerkimi jot ne Arkiva “teb klikosh dy min.”
dhe se cfar manipulimesh skandaloze gjen mbi historine e Ballkanit ne Wikipedia ,
kte e dijne mir te gjithe sot ,vetem ty ta paska ngel sahati aty ku te pelqen .
–
Kush karin na qenke ti mer pastaj ,qe na beke vlereime te tille o Karagjoz Greqiresh ,
nga shkrian ti nga bodrumi i Kufomave Greke ?
Shko e qiu pederast , dika dhe bytha jote tremin Parazite !
Ka me parazit se ju llapqenet e Grreqise ,qe e fitoni buken e gojes duke Zhurmuar mediet shqiptare ?
Hajt e pirdhu shko ha sufllaqin e pederasteve
Une nuk kam lidhje me Greqine. Nuk flas greqisht dhe nuk kam vene kurre kemben ne Greqi. Po ndryshe nga ju qe ngopemi.me artikuj te tille
me pelqen te lexoj artikuj cilesore. Si do mendoje zotrote sikur dikush te shkruante Lbania ne vend te Albania apo Rseka ne vend te Erseka.
Sot i ke on line edhe arkivat e CIA-S E FBI e jo.me te Venedikut qe mund te konsultohen me dy klikime.
Ja ku e ke linkun ketu te Arkivit historik te Venecias. Mjafton te shkruash Albania e te dalin nje mal me dokumenre mbi periudhen e pushtimit turk.
Mund ta provosh dhe vete nese je ne gjendje te besh nje kerkim minimal nd rrjet.
http://asve.arianna4.cloud/ricerca
Per ate te patriarkanes nuk td nfihmoj dot se sic te thashe nuk di greqisht.
Turqisht jo e jo.
Anglezet e asaj kohe nuk kalonin nga viset tona. Francezet as e dinin nga binte. Verem ndonje murg a diplomat qe i prishej anija. Keshtu qe arkivat e pershtatshem qe ruajne informacionet nga Shqiperia jane Vatikani Venediku Patriarkana dhe Porta e larte. Shteti shqiotar ka akademi e institut albanologjie, katedra historie e buxget. Le te dergoje nja dy e maile ketyre e mos kerloje qe kete t ia bejne stidentet te cilet me vone nuk i perfill.
E mos e merr me tersellime. Po perpiqu td ecesh me hapin e kohes e jo me javashllekun tipik shqiptar. Ketu ku jetoj une eshte çdo gje e digjitalizuar. E secili e ben kollaj pemen gjenealigjike. Po ne shqiotaret ne vend te kerkojme digjitalizim te arkivave tona shajme grekun qe s na ka asnje faj pse nuk njohim stergjyshin tone para 5 brezash. Se askush nuk i konsulton sot regjistrat e vjeter te kishave apo xhamive, te gjykatave apo shkollave.
E lexon artikuj idiote qe Ajnshtajni erfhi kerkoi pashaporte shqiptare ne Shqiperi qe te linte Evropeni!!. Po dhe per kete na e ka fajin greku
Megjithate “Arkiv”, per nje gje duhet te jesh i qarte: jo çdo gje e internetit, e wikipedias eshte e sakte dhe e sigurt.
Me sa di une Xhufi eshte shkolluar dhe diplomuar qe ne 70-en ne Shqiperi qe nga shkolla e mesme dhe me vone ne Italy per studimet Klasike.
Duket qe kur shkruan sheshi San Stefano sa ka perfituar nga studimi.
Mario dhe Well- Pellumb Xhufi ka studjuar jo vetem ne Itali, por eshte njohes shume i mire i greqishtes se vjeter dhe ka studjuar edhe ne Athine.
Duhet falenderuar edhe sidomos profesoresha Greke Marie Eftimiu qe hoqi masken akademike Greke me fakte.
Si shume akademik idealist te shekullit te 18-te qe mashtruan fallsifikuan gjithcka per te krijuar nje lidhje te cobenjve e mercenarve ne greqin e shekullit te 18-te me grekerit e lashte.
A dictionary in the languages: Albanian-Homeric-modern Greek,
where it is clearly noticed that Albanian is a language many times more similar
to the language used by Homer in his works than can be the modern “Greek”
which has no connection !! Albanian—–Homeric——Mod. gr
Sy————–ose———-mati
lesh————lasios——-mala
mi————–mis———-pondaqi
heq (helkj)—–elko———travae
marr————marpto——-perno
edhe————idhe———qe
are————-arura——–horafi
qas————-qio———-simono
pune————ponos——–dhulia
kale————kelistos—–alogo
krye————krithem—–qefali
re————–rea (also goddess)—–sinefo
vesh————vesthis—–forao
anda————andha——-efkharistisi
lepur———–leporis—–lagaes
qen————-qion——-sqilios
rroj————ronio——zo
ruaj————rio——–filaso
iki————-iko——–fevgo
lig————-ligios—–adhinatos
vend————vedos——edhafos, topos
udhe————udhos——dhromos
shkop———–skipon—–ravdhi
korr————kiro——-thiro
nisem———–nisome—–kseqinae
flas————flio——-milao
fryme———–frimao—–fisima
lutem———–litome—–parakalae
bashke———-vask——-perovume
Greqia apo historia fallso:
https://www.youtube.com/watch?v=iVI6zw4jW3Y
Respekt per ju Taulant per ket koment shum te rendesishem. Ju lutem a mund te na ofrosh ndonje liste te ngjashme apo ndonje reference per fjalet shqipe me prejardhje nga ilirishtja.
Fjale shqipe me prejardhie nga ilirishtia????
Di une nje, ” i lir”
Trapi, ilirishtia nuk ka qene e shkruar por e folur.
Trapi, quheshin ilir sepse u shkeputen nga fiset e reja pellazge(mund te themi), doni te jetonin te lire, jashte urdherave mbreterore.
Ndesa per shkrimin histor-spiegueso-dituror, prap tregon se shqipot jane te shkelqyer nen komandë te te tjerve ndersa vete nuk komandohen dot?
Per te tjeret te shkulim zemren per veton tone te hame……
Kosovari-ne se vertet je nga Kosova, atehere duhet te kesh degjuar per historianin albanolog, kroatin Milan Shuflaj, qe ka vertetuar prejardhjen e shqiptarve prej ilireve.
Nuk ka prova per ate qe thua zotrote se ilirishtja ka qene nje gjuhe vetem e folur dhe jo e shkruar. Sipas historianit Niko Stillo, gjuha ilirishte apo shqipja e vjeter ka qene e shkruar me shkronjat qe sot ne i njohim si shkronjat greke. Sipas Stillos, greket i kane marre prej ilireve keto shkronja dhe i kane perdorur per te shkruar ne gjuhen e tyre. Per kete ai sjell si argument te pare gjetjen e rreth 5000 pllakave te shkruara me shkronja greke qe jane gjetur ne Sicili. Askush prej historianeve greke nuk ka qene ne gjendje qe ti deshifroje keto shkrime duke arritur ne konkluzion se ato jane me te vjetra se gjuha Homerike e perdorur per tu shkruar Iliada dhe Odisaja. Sipas Stillos, ai ka qene ne gjendje qe ti perktheje keto shkrime duke perdorur shqipen e vjeter. Nje prove tjeter qe ilirishtja ka qene e shkruar sipas Shuflajt dhe Stillos, jane shkrimet ne muret e ndertimeve antike te Etruskeve ne Toskana te Italise. Eshte provuar dhe pranuar nga te gjithe bota shkencore se Etrusket ishin fise ilire qe emigruan ne antikitet ne Itali. Kjo kulture eshte jo shume e studjuar, por ne se shikon ato fjale qe jane botuar ne internet prej gjuhes se tyre do e kuptosh se shumicen e ketyre fjaleve ne i perdorim akoma edhe sot ne shqip.
Beni
E thena ne youtube me kerkime historiko-shkencore jane ca larg.
1.Shkronjat nuk vidhen , thjesht huazohen
2.Nuk i takon kerkujt pervec neve qe te nxjerrim ne drite nqs ka pasur ilirisht te shkruar.
3.Ja e zeme se ka pasur ilirishte te shkruar dhe se ne jeme drej per drejt pasardhesit e pellazgve, cfare ndikon per kohen reale ne te perditshmen tone?!
Cfafre ka ndikuar ne egjyp apo greqi i gjithe ish zhvillimi?!?!
Te paret jetojne sot nja 1.000 here me keq dhe te dytet nuk kane nxjerre asgje zhvilluese ketu e 2000 vjet.
Beni, sec eshte nje thenie qe thote: te paret e mi nuk i zgjodha une, historine e bene paraardhesit e mi dhe une nuk jam asgje nqs nuk jam i zoti.
Mos u merzit se une thashe cfare dihet der me sot shkencerisht,neser do jetojme te lumtur e te kamur po u zbuluan keto qe thua.
Nuk e di se sa popujt mund te jetojne me te kaliaren por di te them se jepi shqipos histori te shkuar dhe do merret me ate der sa te vdese.
Kosovari-pershendetje;
Do ta nis duke ndjekur kronologjine qe keni ndjekur edhe juve:
1. Nuk kam thene se shkronjat jane “vjedhur”, por kam thene se jane “marre” apo huazuar, njesoj sikur ne shqipen sot e shkruajme me shkronja latineqe i kemi “marre” apo huazuar prej latinishtes.
2. Shume dakort me kete pike. Edhe hulumtimet personale ndihmojne zbulimet shkencore.
3. Ne se do pranonim kete qe thoni ne kete pike, atehere nuk do arrinim te kuptonim se sa dem i ka bere historigrafise se shqiptareve periudha komuniste me mbylljen e vendit.
Sot bota e di se Aleksandri i Madh i Maqedonise ka qene grek. Shume pak e dine se greket i quanin maqedonet antike me emrin perbuzes “barbare”, qe ne leksikun e kohes perdorej per popujt jo greqisht foles. Nje term te tille e adoptuan prej grekeve edhe romaket qe quanin barbare popujt qe nuk flisnin latinisht. E gjithe historia e stisur e grekeve, qe ka zene rrenje ne konceptimin e historise se botes te popujve e globit tone, ka nje konkluzion negativ per ata qe vertet u takon ajo pjese e historise njerezore qe jane shqiptaret. Po keshtu, Pirro, mbreti i Epirit njihet nga njerezia si grek, kur ai ne te vertete ka qene ilir 24 karatsh. Jane pikerisht keto fallsifikime te historise ku mbeshteten qarqet greke ne pretendimet territoriale ndaj jugut te Shqiperise. Ishin keto histori te sajuara, qe u paraqiten prej shtetit grek ne Kongresin e ambasadoreve ne Londer, qe bene qe e tere Morea, apo sic e quajme ne, Cameria, ti jepej Greqise. E njejta gje ndodhi me falsifikimet e serbeve e malazezeve ne Veri, prej te cilave moren shkas edhe copetimi i trojeve tona historike qe juve e dini shume mire.
Shkurt, ne kemi nevoje qe ti tregojme botes se historia qe ata kane besuar deri tani, eshte e pavertete. Kjo do ndihmoje ne eleminimin e disa shqetesimeve territoriale te fqinjeve dhe deri diku edhe ne bashkimin e trojeve te cunguara te shqiptareve, duke filluar nga bashkimi Shqiperise me Kosoven. A nuk ka qene kjo enderra e te gjithe burrave te mencur te Rilindjes, qe kjo toke ka lindur? A nuk luftoi per bashkimin kombetar dhe dha jeten heroi kosovar Adem Jashari dhe shume e shume heronj e heroina te popullit tone?
E perditshmja eshte vetem nje pjese fare e parendesishme ne jeten e nje kombi dhe eshte detyra jone, qe te mendojme per brezat qe do vijne pas nesh. Me kete rast dua tu tregoj nje histori te vjeter:
Nje udhetar po kalonte prane nje kodre ku nje plak 90 vjecar po mbillte fidane ulliri. Dikur, druri ullirit kerkonte te pakten 25 vjet qe te fillonte prodhimin.
E pyet udhetari plakun-o xhaxha, a po mendon se do jesh gjalle qe te hash ullinjte e fidaneve qe po mbjell?
Jo-i pergjigjet plaku-por te tjere para meje mbollen dhe hengra une, tani po mbjell une qe te hane te tjeret.
Morali i kesaj historie eshte i qarte. Cdo brez punon qe ti lere brezit te ri nje vend me te mire ne kete bote.
Nuk ka se perse te merzitem nga ato qe keni shkruar, pasi jane fjale normale dhe shprehje normale e mendimeve te nje njeriu normal q edebaton ne baze te atyre qe di, por nga na tjeter nuk mundemi qe te behemi te begate nese nuk bejme detyren tone karshi vendit dhe femijeve tane.
Ti gjoja Kosovari
une iu drejtova Taulantit per ndonje informate shtese, dhe Beni dha nje kontribut te shkelqyer, e ti nderhyne ketu si “game spoiler” me injorance e arrogance. Ky nivel diskutimi shitet neper kafe-qajtore, pra thjesht e ke gabuar adresen.
Pershendetje Prof, respekte per ju. Ju ndjekim me pasion sa here flisni. Pune te mbare
Bravo,Pellumb qe po zbulon te verteten,sepse dikur Ti thonje :” Turku nuk la gje ne Shqiperi ,sepse nuk gjeti gje”?? Pra ,paska pase shume gjera Shqiperia,por qe duhen zbuluar! Tash ku e gjetet Ju se Mehmet Pashe Bushatliu paska dashte me i perngja Gjergj Kastriotit? Po,atij i propozuen austriaket ne Raguza per me shpalle Pavarsine e Shqipnise dhe ato,austriaket, do ta venin ate ne vend te Gjergj Kastriotit.Po,ai pranoi ne Raguza,por kur shkoi ne Shkoder ,vrau austriaket dhe deklaroi se une nuk e tradhtoi Baba Sulltanin!! E verteta duhet shkrue ashtu sic asht o Pellumbi i Partise!
ti ‘Arkiv”e ke trurin te lidhur me bythen e Janulles
Ky “arkivi” qenka nje fyell nga trute, i shkreti.
Prof. Xhufi nje nga figurat me te nderuara te historiografise shqiptare. Njeri me personalitet e dinjitet te spikatur, per fat te keq te rralle ne vendin tone, dhe mbi te gjitha nje atdhetar i vertete! Falemnderit Profesor dhe punra te mbara sepse ju ndjekim me shume interes.
PROFESOR RESPEKT PER TY. ME NE FUND KEMI PROFESORIN E NDERUAR XHUFI NE AKADEMI
Nje bravo te madhe per Taulantin! Shume interesante sjellja e shembujve te ngjashmerise te gjuhes shqipe me gjuhen e Homerit!
nqs,nuk e dime se nga vijme ,nuk do dime nga te shkojme, me shume respekte per njerzit e ditur, e asnjehere nuk ka qene bosh ky truall,mardheniet ekonomike , ku tregtija ishte pika me kulminante e tyre,ka gjithmon dy pale ,shites dhe konsumator e si rrjedhoje shqiptaret o si shites apo konsumator kane qene te nderlidhur me gjith popujt e evropes, e jo vetem te rajonit,c’ka nenkupton se regjistrat”defteret”, e kohes per keto shkembime jane te qarta,se ne fund te fundit taxat e kohes mbi keto dokumente jane llogaritur, e paguar,ndoshta e kam gabim por ne si popull nuk jemi shquar shume ne fushen e tregtise, por ama si prodhues te shume te mirave materiale(kryesisht ato bujqesore e blegtorale), nga njera ane dhe ushtare(me vjen keq te perdor termin mercenar,se na duket se tingellon per jo mire,porne fund fjala mercenare per kohen ishte per ushtaret me pagese,praktike e perdorur gjersisht,nga mbreteri e deri perandori te kohes),pra ne te dyja rastet po te kerkohet me shume neper arkivat e shteteve,qe per kohen ishin qytet shtetet,besoj se do te dalin ne drite me shume fakte ne lidhje me figurat e historise cila do te jete periudha e historise.Mirnjohje per pr,Pellumb Xhufin jo vetem per hulumtimet e kryera neper keto arkiva, por edhe per apelin qe idrejton brezit te ri per te studiuar e per tu marre me kete veprimtari,sa kombetere e patriotike.
………plus idjotesite e intelektualeve te kohes se shkuar.
Arkivat e EUROPES dhe me ne krye VATIKANIN nuk kane interes te hapen per historine e SHQIPERISE se dalin pislleqet qe kane bere vete.Ne nuk investojme per zbulimin e tyre,kur te tjeret investojne per te kaluar dhe vendosur si te verteta genjeshtrat e tyre,Tek ne politika infiltron me kundershtaret per pasuri .