Fundi i pritshëm i një marrëzie politike

4 Nëntor 2021, 17:01Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj.

Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti.

E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

4 komente në “Fundi i pritshëm i një marrëzie politike”

  1. Ilir says:

    Voltana Ademi a duhet te ktheje rrogen qe ka marre si kryetare e paligjeshme e Bashkise Shkoder, post te cilin e ka mbajtur padrejtesisht dhe vazhdon edhe pas zbardhjes se vendimit te Gjykates Kushtetuese ?
    Veprimet e cartura , te cilat anashkalojne ligjin duhen te marrin ndeshkimin e merituar ligjor, per te mos u perseritur. Veprimi i Voltana Ademit eshte nje nga cfaqjet e Berishizmit. Ndaj,
    Berishizmi duhet te shpallet non ngrata per te gjithe ambjentin shqiptar dhe shqipfoles, per tu pastruar njehere e mire prej tij.

    1. k says:

      Ky eshte ai “juristi”i plepave fshatar qe tha se Komisioni i Venecjas ka gabuar ???

  2. Plepat says:

    Me avokatë se bërtasim Rama Ik, nuk fitohen gjyqet, ku ato kanë proçese ligjore dhe jo preferencash politike. Ky mavria avokat kërkon të bëjë emër pa ditur se ligji që kërkon ky të zbatohet, është ligji që rrëzon këtë mbrojtje provinciale nga ky adoleshenti në profesion si avokat. Kur ksi lloj mbrojtjash të ligjit humbin në përballje, thënia tyre clasike është, s’ka shtet mër burrë, shtetin drejtësinë e ka kap rama, dhe me këtë ngushëllim shtynë bythën në një përballje tjetër me të njëjtn refren, s’ka shtet mër jahu.

  3. Fshatari says:

    Unë fshatari ua kam thënë me kohë që salistrumuëlari bdes për dy gjëra: për kolltukin dhe për pronën.
    Kolltukun, jo se ia morën me zor, por ai kurrë nuk e ka merituar atë post. Me poshtërsitë dhe krimet, që ai ka bërë edhe vet e kupton se nuk vjen më kurrë më “fron”.
    Ama pronën ai nuk e lëshon! Ia besoi lulkatranit, apo lulziut (e njëjta gjë është) dhe pa se ky qe i bindur deridiku me “babën” , dersa një ditë birbua i tha: përkohësisht qëndro jashtë grupit palamentar… Këtu filloi kthesa e salihut dhe u hodh në faltore apo baltore dhe nisi sulmin për “sovranitetin” e partisë. Thjesht kërkon pronën, pd! Kjo ndodh në përgjithësi me të çmendurit. Salihu është një i çmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje