Cili është ‘armiku enigmatik’ i lumit Vjosa?

3 Nëntor 2021, 11:01Blog TEMA

Nga Aranit Muraçi

Lumi Vjosa është vënë prej kohësh në kërkim të një ‘armiku enigmatik’. Askush deri tani me emër dhe me mbiemër nuk ka dalë kundër tij, përveç qëndrimeve publike që kanë mbajtur në mbrojtje të tij autoritetet më të larta të vendit tonë, publikut, organizatat e mbrojtjes së natyrës dhe të kafshëve, si dhe disa prej personazheve të njohur nga mbarë bota.

Aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio bëri bujë në vendin tonë disa muaj më parë për qëndrimin publik që mbajti, kur doli me një thirrje publike në rrjetet sociale, në mbrojtje të lumit Vjosa. Postimi i tij mori mbi 300 mijë pëlqime dhe komente të shumta mbështetëse.

Ndërsa në Glasgoë të Skocisë, aty ku po mbahet Samiti i Klimës, aktori që u bë i famshëm përmes filmit ”Titanic”, u takua së fundmi edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e etiketoi Di Caprion, pas këtij takimi, përmes një mesazhi në Instagram, me fjalët: “Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.

Edhe më herët Rama kishte dalë publikisht hapur në mbrojtje të lumit Vjosa.

Po ashtu, edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pati postuar fjalët e Di Caprio-s, duke i dalë në mbrojtje lumit Vjosa.

Çuditërisht në përpjekje për të identifikuar një ‘armik’ të mundshëm, edhe opozita shqiptare nuk është shprehur kundër ndërhyrjeve, ose ka dalë në mbrojtje të lumit Vjosa. Banorët e zonës dhe pushteti lokal gjithashtu kanë dalë kundër ndërhyrjeve të mundshme në atë që konsiderohet si lumi i vetëm i virgjër i Europës.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe i egër i mbetur i Evropës. Buron nga malet e Greqisë dhe derdhet në detin Adriatik, në Shqipëri. Ai shtrihet në një gjatësi prej 300 kilometrash dhe është plotësisht i virgjër dhe i lirë, i paprekur nga barrierat artificiale, siç janë digat e hidrocentraleve.

Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1100 llojeve të kafshëve të egra, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, shkroi në mesazhin e tij në Instagram, Di Caprio.

“Vjosa është kurora dhe Zemra Blu e Europës. Njerëzit në mbarë Shqipërinë duan që ky lum të jetë i mbrojtur përgjithmonë.

Ata i kërkojnë qeverisë shqiptare të krijojë tani Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili duhet të mbetet parku i parë lumor i egër i Europës”, ishte mesazhi që publikoi gjatë këtij në mbrojtje të Vjosës viti aktori Leonardo Di Caprio.

Kur të gjithë po e mbrojnë, pyetja që shtrohet pas tërë kësaj historie për të zgjidhur enigmën e madhe është se cilët janë ata që po e kërcënojnë “virgjërinë” e lumin Vjosa?!

Nëse mungon vërtet një armik i tillë, mos është nevoja për t‘u sajuar një i tillë!

14 komente në “Cili është ‘armiku enigmatik’ i lumit Vjosa?”

  1. Martin says:

    Leonardo DiCaprio t’i lere hipokrizite dhe fjalet boshe, por te vije e te investoje milionat ne lumin e Vjoses!

    1. Turi says:

      E ku ti investoje kur lumi rrjedh i lire si i do zemra ndaj edhe njerezit duan qe ai te mbetet i tille? Ca ben kot si i mencur mer hajdar

  2. qytetar says:

    Vertet !
    KM dhe Presidenti kujt ja kerkojne mbrotjen e Vjoses !!!!????
    Kercenohet por nuk e dime thone !?

  3. Marko says:

    Martin, Vjosa nuk ka nevoje per investime e modifikime, por ka nevoje qe ta lene te virgjer , ashtu si e ka bere natyra.

    1. Tepelensi says:

      O Marko, po ç’e do të virgjër Vjosën? Shiko Drinin !
      Po të ishte I virgjër askush nuk do të tërhiqej. Por mbasi është bërë me një varg liqenesh, është bërë atraksion turistik.
      Imagjino Vjosën. Nga Kalivaçi deri në Tepelenë, liqen, blu, me varka, sport, turizëm. Shpëtojmë edhe nga përmbytjet e çdo viti.
      Po sot !? Sheh njeri të afrohet në brigjet e Vjosës? Asnjë.
      Ndërsa me liqenin poshtë, Tepelena do të dukej si Lugano, ne Zvicër dhe Turizmi do të ishte nje burim I madh zhvillimi.
      Pjesa e Vjosës, në afërsi të Përmetit ku janë kanionet, duhet të ruhet. Po nga Kalivaçi ne Tepelenë, ku e shihni bukurinë e lumit? Zhavorishte dhe asgjë tjetër….

  4. Taulant says:

    Kercenimi me i madh eshte Rama.
    Po i erdhi ndonje oferte per hidrocentral e shkaterron.
    Do marr 20% ai bastard.

    1. patrioti says:

      Ti je hajvan i teri , qe te mungojne vetem veshet .

  5. Patronazhisti says:

    Pyesni Zenin me Argiten nje here, pa la……..

  6. demokrati says:

    Na duan te eger ne mes te Europes, jo te zhvilluar, kultivuar.Nje hipokrizi politiko ekologjike qe nuk i pergjigjet realitetit ne terren.Leo eshte nje gjobvenes mediatik qe kohen e ndermjeteme te kalimit nga nje pale shale tek tjetra ja dedikon sigurisht ekologjise ne funksion te publicitetit.Po te kishte qene per leot e Europes do ishim me mire me pishe.Vjosa shfrytezohet ne menyre barbare ne burimin e saj nga greket , por leo nuk ka si ti dije keto.Ne nje kohe kur bota ka professioniste dhe inxhiniere vemendjen per priblemet e natyres e ka greta dhe leo, kjo te ben te marr malli per trajtimin qe Trump u beri sharlataneve.

  7. ORE E DREJTE POR SI I BEHET PER ENERGJI SE
    NE LUMEJT SDUAM PER HIDROCENTRAL
    CENTRAL BERTHA OR JO
    CENTRAL ME QYMYR JO
    CENTRAL ME NAFTE JO
    ME ERE JO SE VRET HARABELAT
    MAKINA ME NAFTE JO POR ME KORENT

    PO MI SHOQE PO PO ME SE TA PRODHOJNE KORENTIN ME SHURRE MORE
    PRODHIMET I DUAM BIO PA OMGJ
    CMIME TE ULTA
    PO ME SE TI PRODHOJNE

    ASNJE TAKSE TE MOS PAGUAJNE PO VETE TE KEMI TE GJITHA TE MIRA
    ATEHERE SIPAS MEJE KI POPULL DO HURIN NE BITHE!!!!
    BITHE

  8. aleko says:

    dakort me vjosen dhe leonardon , por njerezit duan energji elektrike ne dimer…te ngrohen .B urime te tjera skemi…Si i behet hallit?……here duhet te blejme..ha ha …nje fjale goje..po paret ku do gjenden?..nese te medhenjte nuk ndihmojne por vec kerkojne… sic na moren burimet e naftes..

  9. betixho says:

    SE MOS JA LINI EDHE MBROJTJEN E VJOSES TE HUAJVE,DI CAPRIO-s DHE TE TJEREVE.KUR E MBRON VETE QEVERIA SHQIPTARE DHE VETE KRYEMINISTRI SHQIPTAR EDI RAMA,PERSE KERKONI TE SHITENI TEK TE HUAJT,KUR S’ESHTË NEVOJA?.E MBROJME VETË NE SHQIPTARET NUK KA NEVOJE PER TI BERE LAJKE NJË AKTORI SADO IMADH TE JETE.

  10. Shefqet Cela says:

    Mua më shkaktojnë përçmim ata që na japin këshilla për virgjërinë e këtij lumi.
    Ku ishte Di Kaprio dhe kompani kur u shkatërrua “virgjërija” e lumenjve të gjithë Evropës?
    Shqetësimi i tyre do të kishte sens nëse do të kontribuonin në kompensimin e dëmit material nga evitimi i hidrocentraleve në këtë lumë.
    Zyrtarët tanë bëjnë Amin në mënyrë servile ndaj ndërkombëtarëve, pa patur parasysh nevojat tona.

  11. asd says:

    Me kete rast, Rama do te binde Di Caprion qe te heqe dore nga planet per shkaterrimin e Vjoses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje