"Prapë me ’97-ën, me ’98-ën, me Haklajt, me vrasjet e 21 janarit, me Gërdecin? E shkuara nis nesër"

3 Nëntor 2021, 11:50Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Dje ishte ‘dita e të shumtëve’, një procesion i katolikëve në kujtim të të vdekurve. Në varrezat e Tufinës pashë mijëra, po mijëra familjarë e të afërt që ishin mbledhur e flisnin me njeriun e dashur njësoj si të ishte aty i gjallë. Njerëzit tanë, një nga një, e mbajnë në duar prej floriri të shkuarën e tyre.

Po kur mblidhemi në tufë, ç’dreqin ndodh që e shkuara ‘nuk ekziston’?! Kam kohë që më shqetëson ‘thesi i së shkuarës’.

Njerëzit dhe qeverinë dhe politikën dhe drejtësinë, i shikoj që përditë e nisin mëngjesin me këtë thes të mallkuar në kurriz; ecin si të përgjumur rrugës me të gjithë dhe i drejtohen lumit ku hedhin të shkuarën. E shkuara nis prapë nesër…

Gjithçka ka ndodhur deri më sot, e hedhim në greminë. Pastaj prapë nesër. Unë po tmerrohem kur dëgjoj disa politikanë që thonë: ‘Hë mo!, edhe ju, me Berishën!? Prapë me ’97-ën?…, prapë me ’98-ën?…, prapë me Haklajt?…, prapë me vrasjen e të katërve në 21 janar?…, prapë me Gërdecin?’.

Nuk dua të besoj se ndonjëri prej këtyre të jetë nga ata që dje ishte në varreza për procesionin e ‘të shumtëve’. Por që mes 3000 e ca viktimave të Berishës, me siguri ndonjëri do të jetë edhe ‘i pikëlluari’ mbi varrin e shkaktuar nga Berisha, por edhe i ‘dashuruar për Berishën’, njëkohësisht.

Dje kam parë në televizion një politikan, kandidat për kryetar në PD, që rrihte këmbën dhe pyeste: ‘çfarë u bëri Berisha, o të padrejtë!?’. Si ky ka plot, por ky ka edhe një kryq tjetër mbi shpinë: Djaloshi është nga Vlora. Babicën e ka plot me varre të sulmit shtetëror të vitit 1997, edhe Dukatin e Novoselën…, nga deti dalin ende eshtra të marsit 97…

Mifoli mban dëshmitë tragjike: Aty u përplasën forcat e ushtrisë së Berishës me djemtë e Vlorës; aty desh hidhte në erë Urën e të izolonte Vlorën; këtij korridori u nisën avionët për të sulmuar popullin me armë kimike; bregut të detit çdo natë patrullonin djemtë e Vlorës ‘kundër dushmanit’- siç e quajtën Berishën. Me siguri djaloshi politikan që tund këmbën për Berishën, është nga ata që nuk ka qenë kurrë në varreza për ‘procesionin e të shumtëve’; ose ka qenë e prapë i nevojitet thesi në kokë për të tjerët.

Ç’na ka bërë thesi i të shkuarës?

Na ka bërë namin në shtëpinë tonë:

Ti do të nisësh të ndërtosh një çerdhe për familjen, dhe mbledh gurët, mbledh çimento dhe tjegulla… Por mes murit ke harruar inerte, ke lënë zgavra dhe ndotje. Atëherë shtëpia nuk ta ka jetën të gjatë. As shtëpia e përbashkët, po kështu. A nuk ishim ne shqiptarët që pamë intelektualët e viteve 1945- 48 tek i nisnin drejt pushkatimit dhe burgjeve? Po ‘hajt’ thamë se ‘nuk jemi ne’.

Deri në fund të regjimit, kur u shemb shtëpia, u bënë 6000 e ca të pushkatuar dhe të gjithë ne- ‘kockë e lëkurë’. Edhe shtëpinë e dytë post- komuniste e ndërtuam si të parën, plot krime nëpër zgavra muresh. U harrua e para, tani po hedhin pas krahëve të dytën. Po sikur harresa të mos ndodhë kurrë, por njeriu të bëjë sikur…? Atëherë edhe më keq, pushtetin xhelat të Berishës do ta kujtojmë pas Berishës dhe atëherë do të hamë njëri tjetrin. Harresa nuk arrihet kurrë, ajo veçse transformohet në fenomene tmerrësisht të rrezikshme- sipas Frojdit.  Sikur të harrojmë edhe sot, atëherë do të na duhet që gjithçka ta falim si ‘të kaluar’.

Do të hapeshin burgjet dhe çmendinat

Një baba që abuzoi pardje në Kamzë me të bijën 6 vjeç derisa e la për vdekje, do të na vijë në shkolla e kopshte që të shikojë fëmijët cili vlen e cili jo; vrasësi i një nëne do të na dalë në çdo rrugicë; ai që vrau tetë familjarë në Vlorë do të shpallet ‘hero’. Do të lirohen të gjithë të burgosurit për krimet më të rënda: Vrasës, pedofilë, hajdutë, trafikantë… Edhe të sëmurët psikikë do të dalin rrugëve, me të drejtë.

Sepse aktet e tyre nuk janë kryer nesër, ato janë kryer dje dhe i përkasin ‘të kaluarës’. Fajtorët do të mbrohen nga avokati se ‘e kanë kryer krimin dje’.

Në këtë moment krimi humb fuqinë mbi autorin, sepse akti hyn në ‘histori’. A nuk shikoni që ‘Gërdeci’ po shtyhet për ‘në histori’; 26 të vrarët nuk janë më në varre.

Edhe autori i gjithë tmerreve pas vitit ’90, zoti Berisha, po quhet lider ‘historik’. Por kjo nuk e zgjidh punën, e bën me tramautike: Në fushën e ‘historisë’ autori dhe viktima do të përplasen për vdekje, mijëra herë më tragjikisht se në çastin e kryerjes së krimit.

A nuk po na fusin në rreth vicioz?

Shikoni një cikël shumë të ngushtë: Në sallën e foltores, për shembull, hyjnë të ndershëm por naivë, të burgosur, pijanecë, gjobaxhinj, të turr-a-vrapit për të rrëmbyer sa të munden, budallenj…; dhe kërkojnë pushtet me çdo kusht. Kur dalin nga sallat, si foltorësit ashtu edhe foltorësi, mendojnë se janë tjetërkush, jo ata që hynë. Të gjithëve u duket vetja ‘i pastruar’.

E di pse? Sepse mendojnë se me kaq mbollën në mendjen njerëzore farën makabër të krimit sikur krimi ka ndodhur ‘në të shkuarën historike’, jo në të tashmen as në të nesërmen.

Si dilet nga rrethi vicioz?

Dilet vetëm duke krijuar hapësirën; vetëm në hapësirë ‘individi arrin vetë në përfundime”, thotë Andreas Hamburger, profesor në International Psyhoanalytic University. E kaluara nuk përsëritet vazhdimisht.

27 komente në ““Prapë me ’97-ën, me ’98-ën, me Haklajt, me vrasjet e 21 janarit, me Gërdecin? E shkuara nis nesër””

  1. qytetar says:

    Respekte Frrok !

  2. Kreshnik says:

    Ky spiuni i sigurimit nuk fle gjume nga urrejtja per doktorin.Si buce rrugesh eshte,

    1. E verteta says:

      Frroku mund te kete qene spiun sigurimi, por te kesh qene i tille te jesh bere antikomunist duke vepruar si bolshevik duke vrare, vjedhur e duke e çuar vendin ne kolaps, ne prag falimentimi e pas kaq dekadave te dalesh e te na thuash ne shqiptareve se pikerisht ai do ta çliroje te djathten dhe vendin, kete vetem nje kriminel gjakesor si Berisha mund ta beje. Do te thote qe o ti qe u preke jeton ne çmendine, o absurdi eshte bere pjese e zakonshme e njerezve si puna jote qe shohin vetem Berishen ne enderr ne realitet dhe pergjate jetes se tyre. Nuk merrem me politike dhe te gjithe per mua si nga PD e PS jane te pamoralshem per te dale e te flasin ne emer te ketij vendi, por nga ana tjeter jo or vella, se nuk mund te duroje me ky popull nje kriminel qe i ka duart e lyera me gjak shqiptari qe sot duhet te ishte denuar si kriminel lufte. Kurren e kurres!

      1. Pse nuke e nxrrerrni komenti time says:

        Pse nuke e nxrrerrni komentin time??? Kure disa ketu Laluce nga Jug i Shqiprise dalin Shane dhe mallkone Veriune e Shqiprise i nxirrni…. Të gjith vrase më makaber që ka pasue Shqiprie jane nga Jug.. Me Enver Hoxhen ne krye mbase vine andej vine Altin Darrdha Zani Qaushi Aldo Bare Nehat Kulla Dritan Dajti me shoke… Elbasani numer 1 ne Shqiprise per krime vrase vjellje grabitje Vlora numer 2 Shkorda numer 3 .. Edhe politikanet që kane shkatrrue kombin dhe shteti Shqiptare shumica dermuse kane qën nga Jug si Enver Hoxha ilir Meta Fatose Nanone Edi Rama.. Ne veq nje kriminel kemi nxrreje dhe ky eshte Sali Berisha

        1. Hasoni says:

          A te duket Jug Elbasani?
          Edhe tironcit edhe Durrësi jane gege

          1. I.Hoti says:

            Mos u merni me njeres qe njohin @Veriun’sa fhati tyre. >>>’Jugu”’ pertej maleve….Jo [email protected] Mesme..’.. Lerini te presi dru sipas ligjit..te rrisin dhi, qumshti dhe mishi eshte shtrejtuar, kestu eshte lajm i mire per ‘anti-lalucin ! Nqs quhet njeri ,eshte veten tru shperlare e tru thare. Komentet krahinore jane te pa pranueshme. Krahinat jane vlerat e Shqiperise tone Natyrale-sic e ka kriju Zoti a Natyra ..si ta doni.

  3. zoni ijes says:

    Vetem gazetari frrok cupi din te ja ngul thiken berishes aty ku i dhemb
    bravo trim

  4. Unfortunately says:

    Frroku mos na bej zhurmusin kot.. kerkoji llogari kokoshit kryeminister qe thote se nuk eshte gjykate e nuk arreston njeri.. Ka fituar 3 mandate legeni dhe sot kerkone te bej bashkeqeverisje me kriminelet.

    Zbatimi i ligjit dhe drejtesia jane vullnet politik. Kokoshi nuk e ka kete vullnet, nuk ka bere dhe nuk di te bej shtet. Nuk merr dot vendime fshihet pas fustanit te ambasadores.

  5. Petrit says:

    Njeriu publik me i shpifur qe kam parë ne 52 vite te jetes time.
    Deri para pak kohesh kam menduar se vendin e parë si njeriu publik me i shpifur ishte Erion veliaj.
    Por paskesh gabuar
    Frrok qupi eshte numri një.
    Eriona i dyti
    Pastaj vjen mjero bytha
    E shume e shume bythëlepirsa te tjerë.

    1. qytetar says:

      Me 200 Petrit – a komunist e Lule…
      .rrofsh Sali…
      SHQIPERISE ia ngule.

  6. indinjata says:

    Ja thua por kujt ia thua Frok!Berishen po e reabiliton edhe vete djalli e jo me varferia e nje populli e perzier me injorace te veshtun me Guçi e Versaçe fale parcelave jeshile e depove te armeve!Dikur nje ish pat deklaruar “Hapja e depove te armeve eshte je dosje e zeze qe nuk do te hapet kurre”!Dhe vertet sot kjo thenie ka aktualitetin e te vertet e rrenqethes:Hajpa e dosjes se Sali Berishes ,nuk do te hapet kurr!Ndaj Frok kot lodhesh,kot nenvizon sepse Saliu i ka rrenjet e thella e jo siperfaqesore!Ai eshte nje peme e eger qe tashme kane kaluar plot 38 vite qe eshte mbejllur e qe fatkeqesisht rrenjet e tij kane çelur fidane ngado qe shkel ne veri,shqiperin e mesme e Jug ,ku keta fidane jane me te rrezikshem se rrenjet e kanabisit sepse nese e dyta sjell vjekje te ngadalte e para te menjehereshme duke lene pas nje automjet te djegur dhe asgje me shume!
    Ndaj dhe shqiperia vazhdon rrugen e pakthyeshme drejt ferrit !

  7. Artan says:

    I madh si perhere Frrok

  8. Kacakunji says:

    Respekte Frrok, jeni anal (isti) qe i hedh benzine zjarrit me shume se te gjithe. Ku e merr pa para benzinen, apo ta paguan Maria Zakharova ?

  9. qytetar says:

    Me vjen keq qe komentuesit harrojne 1997.
    Vitin qe vrau me shume se Diktatura dhe COVID 19.
    Rrofte LEXHENDA [email protected]@@

  10. Jemi në pikë të hallit me kujtesën,nuk është se na ka kapur anamneza por sesi na është deformuar kujtesa, kjo është për dhembje.

  11. Zana says:

    Z.Çupi krimet e Berishës fillojnë që në v.1992 kur u projektua lufta dhe shkatërrimi i shtetit në organizim dhe strukturë duke e kthyer në një rimpalle që spo e merr veten edhe sot.Gjithashtu shkatërrimi i bazës ekonomike duke e çuar vendin në zero.Te dyja keto u bënë më preteksin e luftës kundër komunizmit por qëllimi u pa nga rezultatet e viteve të mëvonshme ku Shqipëria do ti vuaja kushedi dhe sa shumë vite këto krime që i detyruan shqiptarët të ikin nga sytë këmbët.

  12. ? says:

    RROFSH QË SHKRUAN !

  13. cipini says:

    Respekte Frrok Cupi. Pena e forte qe cpon “kalcifikimin” e krimit shqiptar ne 30 vjet prej monstres Sali-Pd, si asnje pene tjeter.

  14. Popull. Qe meriton gjithcka.. says:

    Ky Popull duroi 50 vjete me Kriminelin Hoxha,, keshtu qe 30 vjete duroi edhe me spounin Sali,, dhe akoma ky popull ne vend tju thote stop krimeve !
    Keta thojne mendojne veprojne. : pjestaret e Families I japim vetem krimet le te vazhdojme.. Ky Popull mban akoma… Edhe ja 50 vjete te tjera….
    Ju behet mire,, kure nuk ndjejne dhimbje per njerzit e Tyre te humbur.. Por mbushim duart me lule kure shkojne ne varrezat..

  15. Popull. Qe meriton gjithcka.. says:

    Ky Popull duroi 50 vjete me Kriminelin Hoxha,, keshtu qe 30 vjete duroi edhe me spiunin Sali,, dhe akoma ky popull ne vend tju thote stop krimeve !
    Keta thojne mendojne veprojne. : pjestaret e Families I japim vetem krimet le te vazhdojme.. Ky Popull mban akoma… Edhe ja 50 vjete te tjera….
    Ju behet mire,, kure nuk ndjejne dhimbje per njerzit e Tyre te humbur.. Por mbushim duart me lule kure shkojne ne varrezat..

  16. LAÇJANI says:

    O Çup! Dikur flisje mir për E.Raman kur thoje që është psikopat, i pa shkoll, i rritur ne bllok ete tjera si keto, tani e mburr, po ti o Çup a je mut atehere, apo je qenef sot, se për ma hale zor se gjendet në rruzull.

  17. Kostari says:

    Haha doli prape ky rojtari i varreve,
    Po ndan me kartifozet e Rilindjes enderrat e kesaj jave.

  18. Tirona says:

    Edhe sot u zgjuam pa lajmin e mire Berisha akoma nuk po arrestohet

  19. Indigandos says:

    Bobo, kur lexoj “rrofsh Frrok qe ekziston”, “rrofsh qe shkruan” e falenderime me emoji me vjen ? Pale kur pranojne spiunin ne jetet e tyre!! I gjithe populli ka qene spiun?! Po mor po, Berisha ka bere plot te keqia dhe te keqen me te madhe e beri me pronat, por kjo nuk mund te sherbeje per te rehabilituar spiunet !! Nderkohe, edhe ato pak prona private qe ngelen pa u zene po i shtetzeon pasardhesi i komunisteve. Turp te kini qe i thurni lavde spiuneve te Enverit dhe hajduteve te “demokracise” majtas e djathtas

  20. Supaxhiu 300 evro says:

    Njè popull pa memorje do tè pèrsèris tè njèjtat gabime!Problemi nè shqipèri èsht ligji,tè vendoset nè funksion atèhere do tè shikojm gallat.

  21. Velo says:

    Saliu i ka lyer duart me gjak qysh në 1992 në Shkodër, që për të marrë pushtetin, vrau katër djem që ishin idealistë të vërtetë të demokracisë. Sidomos Arben Broci, një i ri idealist për një jetë të re, por që ia ndërpreu në mes krimineli Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje