“Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç duket se po zbatojnë projektin ‘Open Balkan’, të krijuar dhe koordinuar nga Soros.
Nga pamjet, video dhe foto Edi Ramën në Beograd e ka shoqëruar Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros.
Këtë e ka treguar takimi i djeshëm dhe i sotëm në Beograd ku Rama dhe Vuçiç kanë pasur përballë Aleksandër Soros.
Në pamjet e bëra publike në rrjetin social në Facebook nga presidenti serb, duket se në tryezën trepalëshe në një anë janë ulur Rama, Vuçiç dhe përfaqësuesi maqedonas dhe nga ana tjetër është i ulur Alex Soros dhe ndihmësit e tij”.
Kështu shkruan sot portali i familjes Berisha, që prej kohësh, për të justifikuar shpalljen non grata familarisht nga SHBA, kanë shpikur këtë përrallën se Berisha paska qenë kundër planit të Sorosit për ndarjen e Kosovës.
Por ja e marrim të mirëqenë për një moment, se Sorosi paska vërtet në plan të ndajë Kosovën dhe po përdor Ramën dhe Vuçiç, ndërsa Berisha me Albin Kurtin e kanë shpëtuar Kosovën nga ky plan i kobshëm.
Por nëse është kështu, përse atëhere Albin Kurti pak ditë më parë e priti në një takim zyrtar djalin e Sorosit, bashkë me gjithë drejtuesit e organiztës së Sorosit?
Apo e tradhtoi edhe Albin Kurti kauzën dhe tani ka mbetur vetëm Sali Berisha, ai që do e mbrojë Kosovën?
Vërtet mendojnë se njerëzit janë kaq budallenj, sa të besojnë që Berisha, i cili lejonte kontrabandën e naftës për tanket e Milosheviçit që vriste shqiptarët në Kosovë, qenka i vetmi që e do Kosovën dhe gjithë të tjerët, nga Hashim Thaçi, tek Rama, madje dhe Albin Kurti, janë tradhtarë!
Po mo,njerzit jane budallenj deri sa akoma besojne se Rama ka tradhetuar interesat e kombit dhe do ta ndaje Kosoven. Pak kemi pare ne?? Pak kemi lexuar komente dhe shkrime ketu??? Injoranca dhe padituria ketu te con ne keto perfundime. Te kesh te besh me injorante eshte fatkeqesia me e madhe e kujtdo qe ndeshet me ta. Berisha si intrigant i poshter qe eshte kete kerkon te shfrytezoje po,pikerisht injorantet dhe te pashkolluarit e t’ju thote qe Rama tradhetoi Kosoven,Rama po copton Kosoven etj etj etj. Berisha e tregoi fytyren kur ja shiti naften Serbit kundra popullit te Kosoves sepse me naften kontrabande Berisha furnizoi Milloshievicin,kasapin e ballkanit,ka takuar dhe suportuar Arkanin,zhduku Remzi Hoxhen qe i pergjoi ne takimin me Milloshievicin etj etj. Ju injorantet qe keni mbetur dhe ju ka marre zoti trute vazhdoni dhe besoni fjalet e nje njeriu qe gjakosi Shqiperine dhe Kosoven e perseri nuk heq dore nga nxitja per trazira.
Kurti sa e ka pritur dhe zbaton axhende te kundert me Open Ballkan. Rama eshte duke zbatuar pike per pike dyfleteshin e Sorosit per OB. Cfare ka qe te cudit ketu?! Su vjen rende me “konclikte” qe nuk egzistojne…
Al-Bin Vetevrerosja eshte thjesht nje coban dhish qe aksidentalisht perfundoi KM i Kosoves. Kosova meriton politikane vizionare dhe jo driteshkurter.
Historia e Albinit, eshte si historia e atij dhendrrit qe kur shkoi tek vjehrri i thane te fliste nje fjale te madhe..
Dhe Dhendrri tha: Gomari…, se ate fjale dinte.
Te gjithe tradhtare jane, edhe Sala prej sikletit po flet se ne situata tjera s’do e thoshte……