Zbardhet dëshmia e Kabuli Hundës para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër.
53-vjeçari Hunda u arrestua nga policia e Gjirokastrës me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, gjë të cilën nuk e ka pranuar, ndërkohë që e mitura ndodhet në spital pas pësimit të një hemorragjie.
Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor. Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësore ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.
“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.
Seanca pyetësorë ka vijuar me pauza disa minutëshe për shkak të gjendjes tepër të rënduar emocionale të 54-vjeçarit i cili në një moment i ka rënë murit me kokë.
Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve të tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera.
hahaha Kabul afganistan Hunda kaq mjafton