Babë e bir udhëtonin me triçikël, policia i ndalon dhe ju gjen 2 armë dhe municion luftarak

5 Nëntor 2021, 08:49Kronika TEMA

Babë e bir janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Autoritetet bëjnë me dije se të arrestuar janë Skënder Jonuzi 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Për këta dy persona, policia kishte informacione se ata lëviznin me armë me vete. Teksa babë e bir kanë qenë duke udhëtuar me triçikël në rrugën “Ali Kolonja” në Tiranë, policia ka vendosur që t’i ndalojë dhe t’i kontrollojë.

Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Ndërkohë në vijim të operacioni të koduar “Parandalimi”, është proceduar penalisht dhe një 68-vjeçare, e cila ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan dy të arrestuarve.

Policia bën me dije se lidhur me këtë operacion vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta persona me armët që posedonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje