Masakroi babain e 3 fëmijëve, shqiptari dënohet për vrasje

4 Nëntor 2021, 22:00Kronika TEMA
Masakroi babain e 3 fëmijëve, shqiptari dënohet për vrasje

Viktima, Marian Savu

Shqiptari Erlin Hasa, i cili masakroi me thikë një 43-vjeçar rumun në Birmingham të Britanisë është dënuar për vrasje. I riu që goditi 62 herë me thikë rumunin Marian Savu, u shpall fajtor ditën e sotme ndërkohë që ka mohuar akuzat.

Horror mund të konsiderohet ajo që ka kryer 35-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe. I riu e vrau rumunin në sy të njerëzve, të cilët kanë dëshmuar me sytë e tyre ngjarjen e rëndë.

Marian Savu ishte baba i 3 fëmijëve. Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me disa persona të tjerë. Në orët e para të mëngjesit të dy së bashku konsumuan kokainë dhe më pas e shpërndanë me njerëz të tjerë në tavolinë.

Por disa minuta më vonë, teksa viktima po qëndronte i ulur dhe po lexonte mesazhet e gruas në celular, Hasa mori thikën, i hodhi krahun në qafë sikur ta kishte mik të ngushtë dhe pretendohet se në këtë moment e goditi me thikë.

Savu u kap në befasi nga sulmi dhe ishte i paaftë për të mbrojtur veten. Hasa më pas u mundua që ta therte në fyt dhe ta godiste me thikë në trup. Personat e tjerë që ndodheshin me ta, u arratisën sapo panë që ndodhi sulmi.

Sidoqoftë, Savu mundi që t’i shpëtonte sulmeve për momentin dhe doli jashtë në rrugë në një kryqëzim. Por shqiptari kishte ndërmend ta çonte sulmin deri në fund. Ai e ndoqi rumunin dhe e goditi me thikë në mes të rrugës derisa i mori jetën.

Raportohet se Hasa e goditi me thikë edhe teksa rumuni po jepte shpirt. Babai i 3 fëmijëve humbi jetën pasi u mbyt nga gjaku i tij sepse një nga plagët i kishte prekur venat.

Pas vrasjes, Hasa shkoi në apartamentin e tij për të larë gjakun që kishte në rroba. Megjithatë, nuk ishte i vështirë identifikimi i tij, pasi vrasjen e kishin parë shumë dëshmitarë.

Në momentin e arrestimit, Hasa ka qenë i çorientuar, i lyer me gjak, por sipas mediave, nuk hezitoi që ta hapte derën kur në shtëpi i shkoi policia. Të premten pritet që të dalë vendimi se sa vite burg do të vuajë shqiptari.

4 komente në “Masakroi babain e 3 fëmijëve, shqiptari dënohet për vrasje”

  1. Taulant says:

    Pellazget tregojne qe jane akoma te gjalle! Dhe nuk kane ndryshuar fare. Race safi! hahahahahahahaha

  2. Toni says:

    Cfar titular eshte ky more koqe gazetar,Masakroj dhe denohet per vrasje ,dhe jo qe e beri Copa copa ,Ai edhe ti o mut gazetari duhet tju varesh prej gjuhe dhe e keni pak…..

  3. Undefined sunitus says:

    Undefined sunitus….aahhahahahahaha, gjaksore ushtare te Muhamedit

  4. suliot says:

    popull problematik kudo ne evrope, shquhen per vrasje, grabitje, ata i bejne keq dhe njeri tjetrit, kane frike nga njeri tjetri sepse nukka me keq se shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje