DETAJET/ Sekuestrohen pasuritë e Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij: Dyqane, apartament, 2 Audi A8 dhe 1 Bentley…

5 Nëntor 2021, 15:36Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij. Sipas njoftimit të Gjykatës, bëhet fjalë për 1 apartament, dy dyqane dhe 2 garazhe të ndodhura në Tiranë. Gjithashtu, i janë sekuestruar edhe 3 makina, 1 Bentley dhe 2 Audi A8 si edhe një orë Roleks dhe 2750 euro cash.

Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Një orë dore tip “Roleks”.

Shuma prej 2750 Euro.

“Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi”, thotë Gjykata.

Redjan Rraja është marrë i pandehur bashkë me Arjol Halilajn, për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, ndodhur në Shkozet të Durrësit, më 1 nëntor më 2019.

Rraja dhe Halilaj përballen në gjykatë me akuzën e “vrasjes së funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë në dëm të Ndojës, “vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Malokut dhe mbetur në tentativë ndaj Lahos, si edhe “armëmbajtje pa leje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet Benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit me targë AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas morën plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Si pasojë, ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho iu nënshtruan mjekimit në spital.

4 komente në “DETAJET/ Sekuestrohen pasuritë e Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij: Dyqane, apartament, 2 Audi A8 dhe 1 Bentley…”

  1. Ladi says:

    Arjan Ndoji e ka hallall – ta kishte qeruar do ishte mire – nje i korruptuar i drejtesise me pak.

  2. IPT says:

    Vrasje e funksjonareve publike?!
    Kush eshte ai injorant dhe cope muti ne sistemin e drejtesise se re, por te dhier, qe ben kete lloj akuze?!!!
    Arjan Ndoji nuk duhet te trajtohet si funksjonar publik, por si mafjoz i rrezikshem dhe i diskretituar ne sistemin e drejtesise.
    Akuza duhet te jete; Tentative vrasje e nje grupi te strukturuar kriminal, kunder nje tjeter grupi mafjoz me kthetra deri ne organet me strategjike te shtetit.
    Ndoji duhet te hetohet nga sherbimet sekrete me metoda speciale per muaj te tere.
    Por nga nje shtet dhe spak injorant, i sodomizuar, mafjoz, qe i ngjan se gjen gje baglen e Ndojit, biles e mbrojne si funksjonar te ketij far shteti edhe kur i qin bythen shtetin dhe drejtesise.
    Me mire ne dore te killerave!

    1. Lloji says:

      Po tallin carin me miletin spaku dhe p!dhi motres se spakut…
      Nuk jam dakord te kish vdek ky mender prokuror, por duhej te sherbente per fillimin e fundit te pandershkuesmerise dhe bythlepirjeve te kesaj specje qe me demek gjykon njerezit e thjeshte me çekiçin e drejtesisë!!!
      Jo Amerika por edhe aljenet me ardh nuk do mund te japin shpres per drejtesi tek ne, ne “vendin e Shqiponjave” ose te halabakeve?!

  3. Juliano says:

    O plera institucione, pse nuk mereni me pasuritë e metës dhe berishës, Llallën e latë të ikë me qëllimin e mos sekuestrimit te gjithave pasurive që disponon. Jeni qesharakë, jeni mutër të mutërve që bëni demagogji me drejtësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje