Fondet e vetingut, KLGJ nuk financohet, opozita kundër: E ka funksion kushtetues

5 Nëntor 2021, 16:02Kronika TEMA

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami tha ne Kuvend se ka kërkuar fondet për të marrë stafetën për procesin e vlerësimit për gjyqtarët, siç e parashikon Kushtetuta, por nuk ka marrë aprovimin e ministrisë së Financave. Opozita në Komisionin e Ligjeve pyeti se pse fondet për vetingun janë akorduar vetëm për institucionet ekzistuese, edhe përtej afatit që mbaron në mes të vitit.

Mediu: Kushtetuta ju ka ngarkuar detyrën që të vazhdoni procesin e vetingut. A keni parashikuar kapacitete të nevojshme për ta kthyer këtë proces dhe sa kosto financiare ka?

Llagami: Këshilli ka qenë i vetëdijshëm mbi detyrimet që burojnë nga neni 109 i kushtetutës dhe kemi ngritur një grup të posaçëm pune për të përllogaritur kostot e burimeve njerëzore dhe financiare përsa i përket gjysmës së dytë të 2022-it, kohë në të cilën prezumohet që i merr detyrat KLGJ. Nga ajo që na rezulton nuk është marrë parasysh nga Ministria, por kurrsesi Këshilli nuk e ka adresuar.

Alibeaj: Me ç’të drejtë juve nuk akordoni mbështetje financiare për një funksion kushtetues shumë të rëndësishëm siç është vetingu, KLGJ-së?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje