Këngëtari i njohur italian rrezikon 4 vjet burg për evazion fiskal

5 Nëntor 2021, 21:30Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur italian Gigi D’Alessio ndodhet në telashe, pasi prokuroria e Romës ka kërkuar 4 vjet burg për evazion fiskal. Mediat italiane raportojnë se këngëtari ka mashtruar organet tatimore.

Historia ka të bëjë me një hetim të vitit 2018, i cili kishte të bënte me një hipotezë për evazion fiskal nga këngëtari për rreth 1.7 milionë euro. Sipas aktakuzës, artisti në vitin 2019 nuk kishte deklaruar fitime për disa milionë euro, duke mashtruar organet tatimore.

Dënimi për këngëtarin pritet të jepet më 9 nëntor, ndërkohë që bashkë me të janë të përfshirë në të njëjtën aferë edhe katër persona të tjerë.

4 komente në “Këngëtari i njohur italian rrezikon 4 vjet burg për evazion fiskal”

  1. Sara says:

    ketu ne Shqiperi i bie qe te gjithe kengetaret duhen futur ne bur me kete standard

  2. Gigi, hajde në Shqipëri, jeto si pasha. Këtu, pothuajse të gjithë ata që punojnë janë në informalitet ose gjysëm informalitet. Maksimumi e ha ndonjë hallexhi. Milionerat jetojnë si mbret. Blejnë edhe pasuri imobiliare pa i dhënë llogari askujt se ku i gjejnë paratë.

  3. pjeter says:

    O shoqi qe ke shkruar titullin,je ne kontrast or shoq.Rrezikon 4 vjet burg,qe dote thot ,”Rrezikon” e me 9 Nentor denohet? Qe do te thote qe,zotrote e di vendimn ende pa ju bere seanca?kaq te veshtire e keni ti shkruani edhe gjerat elementare duke perdorur llogjiken?

  4. rexha 10 says:

    Kushe i bene thirrje Xhixhit per te jetuat ne Shqiperi ,beni nje krahasim te debitit publike qe ka ITALIA ,dhe Shqiperia ne ditet e soteme per nje femije qe sapo linde.Nje femi i sapo lindur ne itali , duhet te paguaj nje borxhe diku teke 6 000 eura. Imagjinoni tani se sa ka italia si puna e Xhixhit.Te mose llogarisim se sa borxhe ju falen Italise me nderrimin e liretes ne euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje