Të dënuarit me vdekje padisin autoritetet: Na njoftojnë për ekzekutimet disa orë para

5 Nëntor 2021, 12:02Lifestyle TEMA

Dy të dënuar me vdekje kanë bërë padi ndaj autoriteteve në Japoni për mënyrën e ekzekutimit të tyre.

Sipas të dënuarve, problemi qëndron se ata njoftohen për ekzekutimin e dënimit vetëm disa orë përpara dhe kjo gjë edhe për avokatin e tyre është çnjerëzore.

Kjo çështje është kritikuar ashpër dhe nga grupet për të drejtat e njeriut, të cilat shprehen se vendime të tilla ndikojnë shumë në shëndetin mendor të të dënuarve.

“Të dënuarit me vdekje zgjohen çdo ditë me frikën se do të jetë dita e tyre e fundit. Kemi kërkuar shpjegime nga autoritetet për këtë zgjidhje, por nuk kemi marrë përgjigje.

Në perëndim, të dënuarve iu jepet kohë që të përgatiten mendërisht”, u shpreh avokati që përfaqëson të dënuarit.

Tashmë padija është depozituar në Gjykatën e Osakës dhe brenda saj përfshihet dhe një kërkesë për dëmshpërblim që arrin deri në 200 mijë dollarë.

1 komente në “Të dënuarit me vdekje padisin autoritetet: Na njoftojnë për ekzekutimet disa orë para”

  1. vezhguesi says:

    Po kur vrane njerez te tjere a i paralajmeruan ata disa muaj para se ti vrisnin?
    Keta jane kafshe dhe nuk meritojne aspak qe te kene meshire ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje