Kryebashkiaku i sapozgjedhur në New York, Erik Adams, pas fitores ka deklaruar se dëshiron që të paguhet me kriptomonedhën Bitcoin.
Këtë deklaratë, Adams e ka bërë gjatë një interviste, por kjo nuk është një dëshirë e tij e shprehur së fundmi.
Edhe gjatë fushatës zgjedhore, në një postim në mediat sociale ishte shprehur se kur të bëhej kryetar bashkie pagesën e donte me monedha virtuale.
Ai ka shpjeguar se kërkesa e tij ka si qëllim nxitjen e përdorimit të monedhës virtuale dhe të kthejë qytetin që drejton në qendrën e industrisë së kriptovalutave.
Komentet e Adam vijnë pas deklaratës së kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili ka deklaruar se pagesat i do të konvertuara në Bitcion.