VIDEO/ Qeni humbi këmbën në aksident por mësoi të ecë si njeri

5 Nëntor 2021, 18:00Lifestyle TEMA

Humbi këmbën në një aksident, por ky qen i jashtëzakonshëm është përshtatur dhe ndihet i lumtur. Dexter ishte më pak se një vjeç kur humbi këmbën pasi u përplas nga një kamion.

Njëra nga këmbët e përparme iu desh të amputohej ndërsa tjetra rezultoi të ishte e dëmtuar më rëndë. Por pas një operacioni 45 minutësh, Dexteri shpëtoi dhe që prej atëherë është përshtatur në mënyrë perfekte.

Duke u mbështetur vetëm në këmbët e pasme , qeni arrin të ecë njësoj si njeriu. Aftësia e tij për të përdorur vetëm këmbët e pasme për të lëvizur, e ka kthyer atë në një personazh online.

Videot e postuara nga pronarët e saj në TikTok, Instagram dhe platforma të tjera të rrjeteve sociale janë vërë virale.

 

1 komente në “VIDEO/ Qeni humbi këmbën në aksident por mësoi të ecë si njeri”

  1. Baliu says:

    Qeni ecen vet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje