Nikollë Lesi thirrje Metës: Firmos urgjentisht zgjedhjet vendore për 6 bashki, po pret rimarrjen e PD-së nga Berisha që të krijoni frontin anti-Rama

5 Nëntor 2021, 15:29Politika TEMA

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim ku i kërkon presidentit Ilir Meta të firmosë zgjedhjet vendore për 6 bashki pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera ai thotë se kreu i shtetit këtë herë është kapur “shah-mat” dhe çdo tentativë për t’ju shmangur ligjit është e kotë.

Shkrimi i plotë: 

Gjykata Kushtetuese vendosi se nuk do ketë përsëritje të zgjedhjeve vendore në krejt territorin e Republikës, pra njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku mori pjesë vetëm PS dhe Edi Rama i mori të gjitha bashkitë si asnjëherë tjetër në këto 30 vite.

I drejtë apo jo, ky vendim i gjykatës nuk diskutohet, pasi ajo është gjykata superiore në Republikën e Shqipërisë, ndonëse indirekt vendimi çimenton pushtetin e kryeministrit Rama dhe me sa duket do jetojmë gjatë nën “mbreterinë” e re të Surrelit.

Ç’të bëjmë kur PD dhe LSI ikën nga parlamenti dhe nuk pranuan të futën në zgjedhjet vendore, ku së paku Edi Rama nuk do të kishte mundësinë numerike të ndryshonte Kushtetutën siç deshi vetë dhe as të arrinte numrin e votave për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

Por Basha dhe Kryemadhi ia dhuruan vetë gjithë pushtetet Edi Ramës, i cili falë mbipushtetit dhe oratorisë mjeshtrore, ka zaptuar krejt shtetin.

Tani kemi një PD të sakatuar dhe një LSI që nuk e shikon dot me sy Lulzim Bashën.

Ndërkohë dje Gjykata Kushtetuese dha vendimin final pro PS, duke lenë të hapur udhën e dekretimit nga Presidenti Meta për zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashki. Siç dihet bashkia e Shkodrës, Durrësit, Lushnjës, Vorës, Rrogozhinës dhe Mallakstrës janë pa kryetarë të zgjedhur, sepse kanë dhënë dorëheqjen ose arsye të tjera madhore. Disa herë është kërkuar të dekretonte zgjedhjet në këto bashki Presidenti i Republikës, por duket se kishte shpresa se mos gjykata kushtetuese do ti rrëzonte zgjedhjet e 30 qershorit e indirekt jepte të drejtë Ilir Metës për çdekretimin e tyre e si rrjedhojë rrëzohej edhe vendimi i parlamentit shqiptar për shkarkimin e Presidentit.

Tashmë nuk ka asnjë udhë tjetër për Presidentin, pasi është shah-mat nga Kushtetuesja, ndaj kot sa vonon shpalljen e dekretit për zgjedhje në këto bashki, të cilat nuk administrohen prej muajsh.

Të mos harrojmë se janë dy bashki të mëdha në lojë, të cilat mund të jenë një indikator serioz për kuotat politike të mazhorancës dhe opozitës. Shkodra dhe Durrësi janë dy prej bashkive që presin dekretin e Presidentit Meta.

Ndaj Ilir Meta nuk ka arsye të vonojë dekretin.

Në të vërtetë, prapë futet në lojë politika e ditës në dëm të dekretit presidencial. PD-ja mbetet e ndarë dhe e rrënuar, ku ish-kryeministri Berisha ka kërkuar me ngulm që me 11 dhjetor të marrë drejtimin e PD-së, ndonëse nga ana juridike do të vonojë marrja zyrtare e vulës, në mos e pamundur sepse çështja do shkojë në gjykatë. Gjykata do ta vonojë disa muaj apo vite. Kështu që historia e vulës së PD-së do njohë episode komike.

Sidoqoftë, pavarësisht se çfarë ndodh në PD, Presidenti Meta është i detyruar të dekretojë zgjedhjet bazuar në vendimin e djeshëm të gjykatës kushtetuese. Nuk mund të presë dekreti presidencial në varësi të duelit në PD, sepse ky kthehet në dekret preferencial salist.

Natyrisht që palët duhet të jenë gati në çdo çast që del dekreti, i cili nuk duhet të vonojë, bile pa kapur festat e Nëntorit.

Nëse Presidenti nuk dëshiron të firmosë dekretin, atëherë ai bën lojë politike dhe kjo e dëmton reputacionin e tij që ishte lart deri më 2 mars 2020.

Nëse firmos tani sipas Kushtetutës dhe logjikës atëherë në zgjedhjet vendore do futet PS, LSI dhe PD me vulën e Bashës, sepse ish-kryeministri Berisha nuk mund ta marrë siglën PD, pa kaluar nëpër gjykata.

Natyrisht që kjo do të sillte një duel treshe PS-PD-LSI ku prapë Edi Rama duket në favor me një PD të shkatërruar.

Po qe se PD-ja rri në me vulë te Basha, pas dekretimit, mundet që ish-kryeministri Berisha të dalë me kandidatë të pavarur kundër të treve ose të mbështesë partinë e Monika Kryemadhit në bashkitë pa kryetarë.

Në të gjitha kalkulimet politike duhet që Presidenti Meta të firmosë zgjedhjet, por duke lenë mënjanë politikën e ditës.

Në të kundërt, shtyrja e dekretimit, pa afat, do të sjellë që akuzat do kthehen në fakte se Ilir Meta pret rimarrjen e PD-së nga Sali Berisha e ku të dy do krijojnë një FRONT ANTI-RAMA.

10 komente në “Nikollë Lesi thirrje Metës: Firmos urgjentisht zgjedhjet vendore për 6 bashki, po pret rimarrjen e PD-së nga Berisha që të krijoni frontin anti-Rama”

  1. E verteta dhemb.... says:

    Nuk mjaftonin sunitet turkoshqipfoles por fatkeqsisht do te shtoheshin edhe katholiket maloke…… cmenduri!

    1. janulles varini kemboren ne qafe , po skeni kembore varini topet says:

      E nxore koken ti ore gabzer i Janulles ?? Ik e ruaj gruan se po ta cpon Janulla , ri e llap ti ….klebonjari ia cqyen gojen ne pipa….

  2. zonj ijes says:

    Kurva lesi mos harro se atyre qe u ke lepir vrymen e bythes per shume vite,pavarsisht se te kane shkerdhyer te dy pa limit si berisha non grata dhe iliri ne pritje jane kandidatet e pare qe do nisen ne burgun e reqit
    Lehesi me mire vone se kurre kap radhen tek rama per gijore se aty do jete sa te kete gazetaruc si puna jote
    dhe tradhetar hajdute dhe vrases si berisha e meta
    ndaj les beju gati se koha jote po perendon bashke me keta dy vemje

  3. Merati says:

    Po ky idjoti qe Sala e dogji me gjthesej prap Salen do eshte nje fjale popullore qe thote po si qive nenen nuk te thote baba dhe Sala ketij i ka qi mamane pa e do ore plere o tru shpelare po ti i ke perjetuar te gjitha ligesite e Sales prap ate do apo ke qef qe te na i rrasi dhe ne popullit sic ta beri ty qe te ndjesh kenaqesi dhe te behemi njelloj o mut muti si nuk te fut njeri nje plum dhe qerohet nje hale ose si thone verioret qerohet nje qenef o qenef

  4. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

    Mero pse e ndyros gazeten me kete legenin pa sume Nikoll Lehesi ish mikun tim qe me griu nga zarfat me pare kur isha minister. Nikoja ashtu si kurvat e kthen sumen andej nga nuhat pare. Turp eshte dhe per ty qe ja publikon shkrime Mero jo vetem per Nikon qe leh…

  5. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

    Mero pse e ndyros gazeten me kete legenin pa sume Nikoll Lehesi ish mikun tim qe me griu nga zarfat me pare kur isha minister… Nikoja ashtu si kurvat e kthen sumen andej nga nuhat pare. Turp eshte dhe per ty qe ja publikon shkrime Mero jo vetem per Nikon qe leh…

  6. KOZi... says:

    Vendimi i Gjykates i zbardhur normal do shkoje tek Presidenti ! Pastaj KQZ do njoftoje ( Ose Ministria Brendshme ) per vakancat ! Ne kete moment dekretohen zgjedhjet e pjeseshme vendore ! Nuk jemi fillestare ne kete dukuri !

  7. Velo says:

    Pse nxitohet ky gomari Lesi. Vendimi akoma nuk është zbardhur. Ku e di ky se si do veprojë presidenti. Don të tregohet i zgjuar, po të gjithë e njohin se çfarë kungulli është.

  8. Hajro Cini says:

    Un spiun Elbasani, Nikolla spiun Lezhe, e adhuroj Lesin per shkathtesine manovruese brilante.

  9. Nje mergimtar says:

    Do te ishte mire qe para dekretimit te zgjedhjeve,te zbardhej vendimi i gjykates e pastaj te dilte Dekreti.Sa per vendimin,tregon se Shqiperia shpetoj nga nje precedent i rrezikshem per funksionimin e DEMOKRACISE.Ne demokraci pjesemarrja ne zgjedhje(te zgjedhesh e te zgjidhesh ) eshte e lire.Kjo nuk i jep te drejte askujt qe per kapricon e tij,me mospjesemarrjen e tij te cenoi qeverisjen e vendit.Mos marrja pjese ne zgjedhje nuk te jep te drejte te mos i njohesh e respektosh ato.Vetem per kete akt te kryer nga Presidenti (Ilir Meta),nuk duhet te ishte me aty.E njejta fjale, ne mendimin tim,duhet thene edhe per kryetaret e partive qe bojkotuan zgjedhjet vendore.Ata padrejtesisht ju hoqen te drejten qytetareve te zgjidhnin ne pushtetin vendor ,ata qe mund ti drejtonin me mire.Ishin ata qe e sollen pushtetin vendor si ne kohen e diktatures ,pa alternative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje