FOTOT: Dua Lipa e ftuar speciale në koncertin e Adele

7 Nëntor 2021, 18:34Lifestyle TEMA
FOTOT: Dua Lipa e ftuar speciale në koncertin e Adele

Artistja me famë botërore, Dua Lipa ishte në mesin e shumë të famshmëve që morën pjesë në koncertin e parë të këngëtares Adele, në këto katër vitet e fundit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në tapetin  e kuq, e veshur me një fustan dy pjesësh, ngjyrë rozë.

Po ashtu, ajo që ka rënë në sy ishin fluturat si detaje në fustan dhe sandalet me të cilat kishte kombinuar veshjen këngëtarja. Në koncertin i cili është zhvilluar në London Palladium, kanë marrë pjesë edhe të famshëm të tjerë, në mesin e të cilëve aktorja Emma Watson dhe  supermodelja, Naomi Campbell.

Koncerti i shumëpritur i këngëtares angleze, Adele është pjesë e ITV Special, i titulluar “An Audience With Adele”, dhe do të transmetohet, më 21 Nëntor. Adele këtë vit ka realizuar këngë të reja, për herë të parë pas gjashtë vjetësh dhe ato do të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të titulluar “30”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje