Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizer Inc.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Pfizer bëri me dije rezultatet e provës treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të koronavirusit.
Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako të trajtimit të Merck & Co Inc për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë, megjithëse është e pavendosur se cili trajtim.
Muajin e kaluar, qeveria tha se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale të lehtë për t’u administruar për COVID-19. Qeveria kishte ndarë një buxhet prej 30.63 milionë dollarësh për pilulat antivirale COVID-19.
E ul apo e rrit me 89% vdekjen?!
Po ca jan kto pilula!! Kta deri sa ti bejne dru trupat njerezore nuk do ndalojne me shpikje.
A ja njeri ta shpjegoje pse rastet kane rene ne Kosov dhe ne Shqiperi jo.
Kur hidhet nga lart Kosova do jet ne ndonje trekendesh tjeter dhe Shqiperia ne nje tjeter. Ashtu si gripi qe shtohet ne dimet, kjo çudi semundje ndizet si ne vere dhe ne dimer dhe fundi nuk po i shihet. Kte punen e te hedhmes nuk esht e nevojshme ta dine te gjith. Esht bje grusht qe leviz levat dhe inkurajon pastaj vaksinat dhe pi-( jini lengun)-lulat.