Agron Llakaj kujton Koço Devolen: “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe paçja se e ha një shoku i presidentit, por jo ti Koço

8 Nëntor 2021, 10:03Sociale TEMA

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës.

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi, urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço, sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…”, shkruan Llakak mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Ehhh mor Koço Devole…

Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.

Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.

Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,

Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .Mirënjohje pa fund !

9 komente në “Agron Llakaj kujton Koço Devolen: “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe paçja se e ha një shoku i presidentit, por jo ti Koço”

  1. "BOHOTINA" says:

    I nderuar Agron. Te faleminderit qe na prure kete dite ne kujtese te madhin e te paarritshmin Koço Devole. Ashtu ishte mal i rende, gur qoshje, lume i rrembyshem si Vjosa jone, i pa perkulur si mali i Bohotines ne Kurvelesh… I meriton plotesisht vleresimet e tua, te nje tjetri maje e larte siç je ti dhe qe une jam krenar qe te kam nga nje rreth, siç eshte Tepelena jone… patjeter qe dhenia e dekorates se larte dhe sidomos gdhendja e emrit te tij ne nje institucion humori do te ishin me vlera per te mos humbur emri i tij i madh. Te falenderoj…

  2. Haku says:

    Mjeshter Devole… R.I.P
    Sdo te doja qe ta njollosje karrieren dhe personalitetin tend, por ja qe ndodhi ajo qe ndodhi. Respekte per punen e pa lodhur, per sa e sa te qeshura te dhuruara. Por u njollose apo te njollosen… keq. Kjo eshte ndoshta nje arsye qe nuk te dekorojne e nuk te bejn dot “liber ne shkollen e artit”. Sa i perket Gonit, ai vdiq per vete per pak dekorim. Kshu qe mos u befsh spondi i Gonit o Koco, per ate dreq dekorate, se ktu gjithmon kan ditur te shfrytrzojne cdo gje madje edhe te vdekurit, per te arritur synimet e veta “te vogla”. Ti meriton respekt Koco, dhe do e kesh ate, nga te gjith ata qe te duartrokiten per vite me radhe. R.I.P Koco.

  3. nino says:

    Koco Devole nje gjigand qe u shua…. Bravo Agron Llakaj…. Dekoraten e jep populli dhe jo ky president i pjerdhur dhe hajdut i floririt…. Te tille e ka vleresuar miku i tij me i ngushte Sali NON GRATA, me sa duket i dha nje qese me flori…

  4. Tepelenasi nga kampi says:

    Koco drogaxhiu
    Pa shtylle kurrizore

  5. kur do zere mend njeriu says:

    Dekorate nga Ilir Meta? Perse? Ai jep pashaporta miljardereve indiane per te mos u arrestuar, Agroni do dekorate! Kurre nga Ilir Meta se eshte njesoj si ta hedhesh emrin e madh te Koços ne nja halé presidenciale si eshte presidenca ne Shqiperi.

  6. drilon says:

    Shikoni se cfar ka shkruar ky shpellari Tepelenasi, duket qe eshte RRK komplet…. eshte nga TROPOLENA….
    Koco Devole do te mbetet ne histori si nje artist gjigand por shpellaret kaq kuptojne…

  7. Koço me vepren e tij mbeten te pa vdekshem në kujtesen e popullit , ç’vlerë do ketë një dekoratë e lëshuar nga një president , që i barazvlerësoi me KAPAÇKAT E BIRËS ?!!!

  8. labi says:

    Ne photo shikoj dy gjobaxhi,dhe nje drogaxhi,kaq mjafton qe ne Shqiperi te jesh burri mire.

  9. Realisti says:

    Ik o Gone pash zotin. Ngele duke pjerdhur nga goja dhe kete ti e quan humor…. Mjer ai popull cfare degjon. Meta nuk mund te dekoroje Kocon pasi droga ne Itali I ka hap telashe edhe pas vdekjes… I bie qe Meta te marre zyrtarisht deklaraten qe presidenti qe dekoron drogaxhinjte. Koco ishte gjeni per humor por ja qe nuk e peshoi mire ate pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje