VIDEO: Ministri në qendër të kritikave, konsumon biftekun prej floriri

9 Nëntor 2021, 10:24Lifestyle TEMA

Një ministër vietnamez është vënë në qendër të kritikave, pasi një video e tij duke ngrënë biftek me flori nga dora e shefit të famshëm Nusret Gokce, është bërë virale.

Ministri i Rendit, gjenerali To Lam po darkonte në restorantin super të shtrenjtë të “Salt Bae”, në Londër, ndërsa kritikët vunë theksin te çmimi i biftekut në atë vend, që është më shumë sesa rroga e tij si ministër.

Videoja u publikua në rrjetet sociale të Nusretit, por u fshi menjëherë kur “mori dhenë”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje