Kryeministri i Holandës Mark Rutte ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Përpos zhvillimeve që kanë qenë të caktuara në agjendën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama i ka bërë një tur homologut të tij holandez në zyrën e tij në kryeministri.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Rama shkrua se zyra e kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që ai ka parë, dhe se prej kohësh priste që t’i kthente në Tiranë “nderin e mikpritjes miqësore.”
Në pamjet e publikuara Rutte duket mjaft i impresionuar nga zyra e homologut të tij shqiptar.
Duke i marrë të gjitha me radhë kreu i qeverisë i tregon Rutte sesi ai vizaton ndërsa e informojnë për gjithçka që ndodh në vend, i tregon kravatat për të cilat i thotë se i krijon vetë.
Po ashtu, kryeministri e “prezanton” homologun holandez me Ismail Qemalin, portreti i të cilit ndodhet i varur në mur.
Një tjetër detaj që i bëri përshtypje Mark Rutte ishte letra murale e zyrës.
“Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla,” tregon Rama.
“Kur erdhe ti këtu, ka qenë Berisha përpara teje”, pyet Rutte?
Rama në përgjigjen e tij i shpjegon se zyra ishte ndryshe por me të ardhur në pushtet ai e ridekoroi.
“Unë i solla mobiliet…ishin në disa depo.”
Dizenjator ndermarrjeje.
I thote vehtes piktor. Si i tille duhet te kishte te pakten 3 – 4 vapra ne zyre.
Po jo or jooooo….vetem zogj e breshka…
normal.se ty te pelqente sala me qen e gomer ne zyre
E shikoni ka dhe komentues qe marrin vesh nga arti ketu.Nuk na e fusni dot ,si ja futi Luli Saliut.
dhe zhaba si Koçi.
Te paktën Hitleri bente edhe panorana, por ky
Edvini vetën zogj e karkaleca di të piktorojë.
Kerkona ta bejë zyrën si Goblitepe
Prandaj je ne BE, piktor!
=
Po ne do na tregosh perse te takoi ne fakt Hollandezi qe humbi zgjedhjet por eshte akoma Kreu i Hollandes!
Cfare niveli prej anadollaku ky Rama,qe i tregon zhgarravinat kryeministrit tye Holandes!
Ndersa holandezi,po t’i shkonte Rama per vizite atje nuk do t’i tregonte wc-te e tij moderne,por do t’i tregonte bukurite fantastike te LULISHTEVE ME TULIPANE nga ku furnizohet bota mbare!
Hollandezi nderkohe mendon se si e kalon kohen ne krye te detyres piktori i Surrelit.
=
…dhe pse Shqiperia eshte e fundit ne Ballkan….ne cdo hap te jetes…….
Pasi futi ne burg gjithe hajdutet e vendit,beri shtetin e se drejtes,arriti nivelin ekonomik te Norvegjise tani merret vetem me art!A turperohet ky njeri kur shikon lajmet ditore se cfare krimesh prodhon ky vend?Cdo njeri me kulture politike do ishte larguar naten pa e pare kush.I thone viti i nente ne pushtet!
Duket holandesi si i paperqendruar fare, sikur degjon Ramen veresie.
Pyetja e kryeministrit holandez është vërtetë shumë domethënëse. Me mjaftë edukatë ai i thotë Ramës, se modelimi i zyrës së një kryeministri nuk duhet të ndërtohet mbi shije individuale, pasi ajo është një zyrë që ka ngjashmëri me një dhomë hoteli, dje ishte dikush, sot je ti dhe nesër do të jetë një tjetër. Në demokraci, rënia në dashuri me zyrën e tij e një kryeministri është një sëmundje veçanërisht e rëndë, e njëjtë me kancerin.
Bravo, arsyetim me vend. Duhet me u lodhe me gjet nje koment mevlera. na mbyten injorantet
U mahnit Hollandezi.Do te dergoje nje belegacion me eksperte te te gjitha fushava te dijes dhe artit per te studiuar pevojen e liderit suprem te Shqiperise zotit Edvin Rama.
Ah… dua edhe une nje leter nga papa ?
Hollandezi po mendon ci bera vetes, po pret orarin e nisjes, dhe sa ti hypi avionit do fillojne te qeshin me debilin tone. Nejse edhe ai hollandezi ska patur cfare te beje kete jave dhe hajt po dalim nje xhiro nga ballkani kane menduar. O ed trapi atij as i plas fare per cfare flet ti, po ti si llapaqen mendon vertete se do besh kurioz nordiket. Ata mendojne vetem per lekun o budall. Prandaj jane atje ku jane, nuk merren me llafe por vetem me pune.
Une i kam bere ,une i solla… une une.., mua ,mua…! Ne shqiptaret vuajm per i çik lavdi.
Tek ne ka kohe qe ka vdek modestia!
Linkolni ulet e leon Trump- madheshtore. Fatkeqsia e katnarve te tu Ram, eshte se u pelqen liria po me ritet “dum baben”.