Rama dhe kryeministri holandez inspektojnë punimet te “Piramida”: Dikur tempull i Enver Hoxhës, ndërsa sot…

10 Nëntor 2021, 16:38Politika TEMA
Rama dhe kryeministri holandez inspektojnë punimet te

Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e tij holandez, Mark Rutte kanë inspektuar punimet tek Piramida e Tiranës.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama i shpjegoi Mark Rutte historikun e piramidës nga diktatura, ndërsa tha se do të shndërrohet në një qendër inovative.

“Kjo ka qenë muzeumi i vjetër i Enver Hoxhës dhe natyrisht ishte një tempull për jetën e tij. Kur gjërat ndryshuan Ky ishte tempulli, më pas këtu ka qenë një park. Kjo Mark do të përqendrohet në novacioni dhe në disa vende do të kesh mundësi të rrëshqasësh.

Aty, është kulla më e lartë në Ballkan, rreth 44 metra dhe është bërë me gurë e ndërkohë gjithë fasada do të krijohet në mënyrë të tillë që të krijohet harta e Shqipërisë. Kjo përfundon vitin tjetër.

Duhet edhe një vit tjetër për të ndërtuar. Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe po përpiqemi të kemi aktivitete kulturore. Do të organizojmë javën holandeze, do e organizojmë për gjithçka, do të kemi aktivitete të ndryshme.

Për këtë duhet të punojmë me ambasadën. Pra, do të jetë ndryshe. Jemi të hapur për të rinjtë holandezë që duan të promovojnë punën e tyre”, tha Rama.

4 komente në “Rama dhe kryeministri holandez inspektojnë punimet te “Piramida”: Dikur tempull i Enver Hoxhës, ndërsa sot…”

  1. Lorenc Fishta says:

    Kjo ka qene muzeumi…??? Ky ka qene…. Ju lutemi mesoni serish shqip dhe fliteni gjuhen tone ashtu si duhet! Se anglishten, italishten, gjermanishten, frengjishten, kinezcen, etj., i qani…

  2. Demokracia says:

    More, po hyni ne kantier pa masa mbrojtese, madje lali eri ska as floreshent te pakten… vini kokoret se mezi ju kemi, mos shkelni ligjin

  3. konstatuesi says:

    Bravo gjiganti yne qe te duan dhe te respektojne te gjitha kancelerite evropiane . Ec perpara .

  4. Ilirjan says:

    Eshte fakt qe ne Shqiperi ndodhen shkaterrime teper te medha, nder te cilat eshte edhe muzeumi i Enver Hoxhes. Ne rast se harbutet dhe kriminelet qe morren pushtetin ne 1992 dhe se bashku me ta dhelprat dhe hienat shqipfolese, do te kishin treguar pjekuri dhe maturi ne veprimet qeverisese te tyre, ne rast se do te respektonin djersen dhe sakrificat e shumices se popullit shqiptar, atehere uzinat, fabrikat, fermat, do te ishin vendburim i fuqise punetore dhe inteligjences profesionale, duke shmangur largimin masiv, ne vecanti te te rrinjve te arsimuar. Por, duke shkaterruar Muzeumin Enver Hoxha, Kinostudion si edhe te gjitha Qendrat e kultures dhe muzeumet qe egzistonin ne mbare vendin, vandalet e qeverise treguan fytyren e vertete antikombetare . Shpreh bindjen se, ashtu sic ne Gjeorgji shtepia muze e Udheheqsit te madh te Bashkimit Sovjetik Josif Stalin eshte shndruar ne nje burim te ardhurash per qeverine dhe popullin e Gjeorgjise, ashtu edhe Muzeu Enver Hoxha dhe muzete dhe vatrat e kulures ne vendin tone do te ishin nje burim i garantuar te ardhurash per qeverine dhe popullin, krahas burimeve te jashtezakoneshme qe na dhurojne cdo dite Hidrocentralet – te projektuara dhe ndertuara ne periudhen e udheheqjes nga PPSh me ne krye Enver Hoxhen.
    Populli shqiptar mbajti per 500 vjet, brez pas brezi, vleresimin per Udheheqsin e vet Kombetar Gjergj Kastrioti – Skenderbeun . Pushtuesit turq ishin edhe pushtues apo nenshtrues dhe mohues te idealeve kombetare, te udheheqesve te shqiptareve. Emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut ishte ndaluar te perdorej . Por, ne momentin kur Perandoria Osmane turke kapitulloi, pas 500 vjet pushtim u krijuan kushtet per te shperthyer nga zemrat e shqiptareve idealet e medha per pavarsi dhe sovranitet, kujtimi per Heroin e Madh Kombetar, per vlerat e medha qe kishte per vete Popullin dhe Shqiperine jeta dhe luftrat e Tij.
    Ne analogji , edhe sulmi dhe mospermendja e emrit dhe vepres se Udheheqsit te Shqiperise, Enver HOXHA, nga qeveritaret e 30 viteve te fundit dhe ne vazhdim do te kete nje fund, fund i cili varet nga jetegjatesia e pushtetit te Perandorise Moderne te ShBA-ve. Do te vije dita kur Populli i cliruar do te nxjerre nga gjiri i vet, nga kujtesa e vet vleresimet per Udheheqsin e vet Legjendar duke e vendosur ne Piedestalin e merituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje