Gazment Bardhi “plas bombën”: Suel Çela punon për Sali Berishën! Flamur Noka është në dijeni

11 Nëntor 2021, 16:45Politika TEMA
Gazment Bardhi “plas bombën”: Suel Çela punon për

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një konferencën për mediat që ka mbajtur pasditen e kësaj të enjteje deklaroi  se Suel Çela, një person i akuzuar si i “bosi i krimit” në Elbasan, punon për Sali Berishën.

Bardhi shtoi se për këtë është në dijeni dhe Flamur Noka sepse është thirrur dy ditë më parë.

“Jo nuk kam marrë me Syri TV, Syri TV ka mbi 2 muaj që merret me mua. Madje, drejtuesi i Tv tuaj ka arritur deri aty sa të akuzojë sekretarin e Përgjithshëm të PD që unë flas në telefon me Suel Çelën.

Ai e di shumë mirë që unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që bën tifo ai zotëria që drejton TV tuaj.

Nuk jam marrë unë. Jeni marrë ju me shpifje dhe baltë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD me gjëra që çdo demokrat i Elbasanit qesh dhe tallet kur i dëgjon.

Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.

E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela. Nuk e pranojnë kurrë, do apo nuk do Syri TV”, deklaroi Bardhi.

12 komente në “Gazment Bardhi “plas bombën”: Suel Çela punon për Sali Berishën! Flamur Noka është në dijeni”

  1. Tani says:

    U hap thesi me duket…..Kam frike se do kete dhe krisma……Deri me 11 dhjetor do kemi lajme te frikeshme….

  2. Fatosi-kosove says:

    Eshte vetem fillimi, nga ketu do filloj zhberja e krimit shifni tash se e si dalin kriminelet, edhe gazialem bardhi del dhe deklaron se kryekrimineli i Elbasanit tash mbeshtet sali berishen ebqe para disa muajsh ky e paska patur perballe, dmth se deri tash ate e paska komanduar bardhi, padyshim me urdher te berishes dhe bashes tash qe u qarten les vete akuzojne njani tjetrin se kush eshte me kriminel.

  3. Ministria e Komshinjve says:

    Qëkur ky Bardhi qënka bërë personazh I dashur për Temën e Meros ?!. Tema e kishte shnderruar në personazh tragjikomik sidomos pas fushates… ka kaluar gjë me Rilindjen ?

    1. ben. says:

      Ka qene nja 3 muaj minister i rames. Duket i ka shijuar.
      Do shkoje prape ,po mbasi te haje gjelin e vitit te ri.
      Ose me sakte qafen e gjelit.

      1. Mondi says:

        Po pastaj qe ka qene o Ben kurva.Apo eshte zone e xanun posti nga kurvat e sojit tend.Cdo president I amerikes kur vjen fuqi mban ne poste dhe nga qe ishin me pare.Po ku han pyka shpellari Ben kurva
        .E ka zene shpellen dhe nuk lejon njeri tjeter.Ndersa vete zapton pa pyeti askend.Ptu rrace e felliqur prostitutash shpelle.

  4. Elio says:

    Po i del era krimineleve

  5. S’ka nevojë të sjellë fakte DASH , për lidhjen e politikës me krimin , faktet i sjellin vetë këta , po më e bukura është se flasin për MASAKËR ELEKTORALE , kur masakrën e paskan bërë vetë .
    Një kërkesë për ketë SEKRETARIN E OPOZITËS , që këto fakte bashkë me ato të PARAMILITARËVE , t’i dërgojë në KOMISIONIN HETIMOR të ALIBEUT , e në PROKURORI !

  6. rexha 10 says:

    Ta dine mire te gjithe shqiptaret,se po iku SALIU preje fronit te pedes ,ka per te marre me vete shume qente te tjere .pore do te ikin vetem duke i bere gjygjin njeri tjeterit .Keta nuke kane nevoje per spakun ,apo biznesmenin KRAJA.

  7. Malo says:

    Ky Bardh i Zi shpejte nga te gjitha pikpamjet qe duhet te kete nje njeri normal ketij I mungojne,me te drejt te pyesin nga i di ti keto Edhe pse nuk e denonconi Berishen per bashkepunim me krimin,je mesuar Edhe ti te besh lojna ik se nuk je i besuar per cfar flet.

  8. Nje mergimtar says:

    Ku i di Z .Bardhi keto gjera dhe pse nuk e denancon kete”kriminel” ne prokurori?Sipas z.Bardhi delin dy probleme qe mendoj se duhet ti sqaroj: 1-A jane te verteta firmat e deozituara apo te manipuluara? 2-A jane marre keto firma te verteta me presionin e bere nga”kriminelet” e cfar lidhe ka Z .Bardhi me ta? Pergjigja per te dy problemet pret nga Basha e Bardhi nje sqarim dhe denancim ne organet kopetente ,apo si gjithmone hedhim tymnaja per coroditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje