Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Tom Doshin duke e mbyllur procedurën.
“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha Ilirjan Celibashi.
Pak ditë më parë sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme përfundoi verifikimet për Doshin (i shpallur “non grata” nga SHBA), që kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe sapo u mbyll procesi dha dorëheqjen.
Megjithatë rezultatet e këtyre verifikimeve iu dorëzuan KQZ-së, si organ kompetent, që duhet të shqyrtonte nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe të vlerësonte nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.
Por kryetari i KQZ-së u shpreh se Doshi nuk është deputet dhe procedura u mbyll pa vendim.
Seshte deputet Por mandatett I mori mor skifter I ndyre si tju mari terezia e zbatoni ligjin ju Por Ska njeri qe zbaton ligjin aty se tani do ishe ne burg mor tale an.
Po mor Artibr,po sali haleja është në parlament. Në të njëjtat kushte,njëri është në parlament tjetri jasht.
Po vlla sduhet te ishin te dy Jan rezik ndekombetar si mundet qe te dy non grata te jene ne parlamente kjo tregon qe berisha ka mar nje mbeshtetje nga rama turp parlamenti shqiptar me non grata.