Mesazhet e forta të SHBA, si u "zbyth" dje Sali Berisha

11 Nëntor 2021, 10:27Politika TEMA

Në më shumë se një muaj foltore, në ditën kur ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri të qartë se SHBA nuk do të bashkëpunojë me njerëz të shpallur “non grata” (duke paracaktuar edhe fatin politik të PD-së në rast se Berisha merr drejtim), Sali Berisha për herë të parë ka dribluar në qëndrime.

Përmes një konference për shtyp ku prezantoi si zëdhënëse të komunikimit të Foltores Floriana Garon, Sali Berisha tha që në fillim të konferencës se ai mund të ishte kryeministri i Shqipërisë.

Në një tavoline të mbushur me 4200 formulare të delegatëve (ende te paverifikuara) për Kuvendin, Berisha tha: “Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Drejtoresha e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka synim vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë”.

Por në konferencën për shtyp i pyetur gjerësisht nga mediat, Sali Berisha dribloi me lojëra fjalësh kur tha se kryeministri i vendit nuk mund të jetë domosdoshmërisht edhe kryetari i partisë duke iu referuar në fakt ndryshimeve në statut që ai pretendon të votojë më 11 dhjetor.

Më pas i pyetur me konkretisht nga media, dha një tjetër përgjigje:

“Unë do të pranoj çdo verdikt që japin demokratët në votën e tyre të përgjithshme. Por në këtë lëvizje, siç është e qartë si drita e diellit është fakti se ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës, gjë të cilës nuk i rezistoj, por e pranoj si një detyrim. Por në çdo moment që demokratëve nuk u duket e arsyeshme, e pranoj verdiktin e tyre”.

Sali Berisha për herë të parë përmes konferencës për shtyp shmangu edhe strukturat zyrtare të PD-së sic ka pretenduar se do të bëjë të kundërtën gjatë gjithë Foltores. Për herë të parë Berisha tha se formularët e firmave të delegatëve do t’i dërgojë tek kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, (i cili e mbështet) por nuk mundi të gjeje një pikë të statutit se ku e mbështet këtë lëvizje.

Berisha i mëshoi faktit se firmat e delegatëve mund të verifikohen vetëm ditën e Kuvendit Kombëtar nga një komision që do të ngrihet po atë ditë ku ftoi edhe përfaqësinë zyrtare të PD-se që të bëhet pjesë.

“Nuk ekziston asnjë detyrim statutor i atyre që mbledhin firmat për tu dorëzuar. Askund. Vetëm ditën e Kuvendit ku verifikohet mandati.

Nuk ka asnjë detyrim statutor. Nuk ka pse të mos qëndrojnë  (formularët) në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar një xhest respekti i padiskutueshëm dhe xhest normal”, iu përgjigj Berisha pyetjes se pse firmat duhet të depozitoheshin tek Paloka.

Berisha u kujdes të justifikohej me faktin se duheshin mbrojtur të dhënat personale të secilit prej firmëtarëve, për tu bërë e ditur dhe transparente vetëm ditën e Kuvendit Kombëtar.

Po ndaj kujt duhet të mbroheshin të dhënat? Ndaj strukturave zyrtare?

Berisha madje ftoi edhe ata delegate që nuk kishin firmosur që të ishin pjesë e Kuvendit pa u paragjykuar.

Berisha shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë edhe se sa kosto do të kishte për PD-në në rast se ai do të vinte kryetar, duke iu referuar deklaratës të mesditës të ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Dhe me kryesorja, për herë të parë, Berisha bëri një kthesë në raport me Lulzim Bashën.

Ndryshe nga herët e tjera kur emrin e tij (Bashës) e kishte çuar “prapa diellit”, Sali Berisha e ftoi “kryetarin e shkarkuar” të ishte pjesë e Foltores, i dha hapësirën që të ishte pjesë e Kuvendit me njerëzit e tij për të verifikuar firmat e delegatëve, e deri e riktheu në lojë, “pengmarrësin” për tu votuar nga anëtarësia.

Berisha tha për herë të parë se 11 dhjetori është vetëm fillimi dhe se ai Kuvend nuk do të zgjedhe kryetarin e ri të partisë, pasi kjo fazë do t’i përkasë një tjetër periudhe, duke e ftuar Bashën të jetë pjesë e PD-së në bazë të ndryshimit të madh ne statut që ai pretendoi se do te miratoje, për lejimin për herë të parë të fraksioneve.

I pyetur konkretisht mbi fatin politik të Lulzim Bashës në PD, Berisha u përgjigj:

“Nuk dua ta paragjykoj asgjë. Ai nuk që nuk njeh statutin vetpërjashton veten sepse statuti është Kushtetuta e PD-së, kështu që pavarësisht nga deklaratat që janë bërë unë mendoj se cdo demokrat dhe demokrate do të respektojë vullnetin e shumicës, do të respektojë statutin dhe forumet e PD-së. Përndryshe ata zgjedhin rrugën e vetlargimit zgjidhje që nuk ua këshilloj sepse një nga ndryshimet themelore te statutit do të jenë fraksionet.

PD nuk përjashton…Lulzim Basha me gjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë PD-së megjithëse është peng për fajin e vet, përsëri unë mendoj se do të jetë vete ai që të përcaktojë vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”. (N.P)

24 komente në “Mesazhet e forta të SHBA, si u “zbyth” dje Sali Berisha”

  1. Sabriu says:

    Ky monster vetem burgu i ben derman

    1. Ilirjan says:

      Ky edhe nen dhè eshte i rrezikshem.

    2. Edkari says:

      Saliu nuk eshte andej nga eshte Mero Baze qe te skerbythet.
      Ketu do jemi e do shikojme zbithjen.

  2. Kalec Dega says:

    Mesazhet e l Eshit, lol
    =
    prandaj, eshte ne cdo faqe te Temes, Berisha, si te ishte Lider Global?!

    1. Franci says:

      o Kalec Dega , e mori provimin motra ore ??? Apo mori karin??

      1. mero says:

        O franc pse kaq i shqetesuar o robo! Ca ke! Mos e bej pis tastieren. Secili mendon cfare do!

  3. Labi says:

    Kam qe ne 92 qe prws ta shikoj PD dhe Saliun ne kete gjendje,i ka ardh puna ti qaj hallin Garo e Ylli Rakipi.

  4. Engjell says:

    Problemi eshte qe berisha vetem zbythje qe nuk beri dje

  5. Tirona says:

    O Engjell! Zbythjen do ta beje mbas 11Dhjetorit , nese me te vertete jane mbledhur ato firma ✍️ , me 11Dhjetor keto firma me Bekimin e SHBA ?? do ti kthehemi ne bymerang Berishes duke ja futur gishtin e mesit ne Bythe??????
    Por nuk ka per te shkuar puna deri me 11Dhjetor sepse nuk jane mbledhur ato firma dhe deri atehere do te kete shume supriza si p.sh pse jo edhe arrestimin apo ekstradimin e Berisesh ne SHBA

    1. Engjell says:

      Po ç ke qe je kaq emocional o tirona?!

  6. Igli says:

    njeri i ndyre dhe frikacak …malok Vucidoli

  7. ilir says:

    As qe e cau trapin fare.

  8. shoku zenit says:

    Qe kure isha i vogel e kam degjuar emerin Berish dhe tani jam 35 vjec

    nuk kam qef ta degjoj me kete emer se duke u rritur dhe fillova ta urrej
    tani kete kriminel duhet ta nxjerrim tek sheshi skenderbej dhe te sjellin nje makine me gure
    ku populli i tiranes dhe gjithe shqiperis te mblidhen dhe ta godasin me gure dhe vetem atehere besoj se
    kete emer nuk e ndifjojme me, se po shkoj ne burg ky sjell deme te medha siq ka bere gjithe kete kohe
    kjo te ndodhe me 11 dhjetor

    1. Shoku i Mero Bazes says:

      Problemi eshte qe edhe mbiemrin Rama kemi qe ne 2000 qe e degjojme.
      Duhet edhe ky te dheshi xhan apo ke trajtime preferenciale

  9. fteri says:

    Kush u zbyth ?……Amerika ndoshta, por Sali Berisha – Jo- JO ,ai lufton si luan deri sa të jap shpirt.

  10. Për të zbythur nuk u zbyth , bile eci akoma më perpara kur deklaroi se do bëhem KRYEMINISTËR , a thua e ka në dorë Ai vetë , Grenelli dhe Evisi , pa menduar se dhe KRYEPLAK FSHATI të bëhesh ,duhen ca vota !

  11. Berati says:

    Berisha ësht shpresa e vetme për krahun e djathtë

  12. Kadri Hazbiu, babai adoptiv i Sali Penicilinës. says:

    Kushtetuta e Shqiperisë lejon votimin dhe zgjedhjen e një personi ( femër apo mashkull ) në fushen politike, që nga mosha 18 vjeçe. Ti komentuesi servilo-taliban -Berati- ke fyer me komentin tënd, me mijra e mijra Shqiptarë që e kanë moshen, integritetin, patriotizmin dhe kompetencat intelektuale që të drejtojnë partitë dhe jeten politike në Shqiperi, në çfardo krahu politik që ata zgjedhin, ku të gjithë duhet të kenë dhe kanë një qellim, drejtimin e shtetit Shqiptar ashtu siç duhet dhe ashtu siç mendojnë ata, por me program dhe metoda demokratike nqse fitojnë besimin e popullit Shqiptar. Pra për këtë ofendim që ti komentuesi “Berati”, ju ke bërë Shqiptarve, uroj që Sali tradhetar Berisha ti qiftë të gjithë robt e shtepisë bashkë me çetnikët Serb që e rrethojnë. Hahahahahahahhahahahaha, Berisha shpresa e vetme per KARIN me djathë të Shqiperisë…!!! Pt’huuuu shkerdhatë shpellari, që ke marrë emrin komentues, të qytetit me të bukur dhe tipik të Shqiperisë.

  13. Shkerdhata "Fteri", mos shkruaj keshtu, sepse dukesh që je një byrek-lakra ngrënës. says:

    Hahahahahahahaha, o karmentues “Fteri”, kur luftoj nënë-qiri në stallen e dhive Sali Kopili Shiqerja..?!! Dukesh edhe ti o “Fteri-Fieri” që je një luan letre si kumbara jot Saliu i Shiqeres së katundit. O shkerdhata “Fteri”, meqense dukesh që je prostirutë e Sali Hajdutit, na trego pak, me kë luftoj ai, kur luftoj ai, çfarë fitoj ai….?!! Që 30 vjet, Sali Kurva e Viçidolit ka “luftuar dhe shqyer” vetëm mikrofonat dhe altoparlantët perpara dhëmbë-rënve, thonj pa-prervë, burgaxhinjve si hajduta, kriminela dhe pedofila, dhe asgjë tjeter. Vertetë ai ka vrarë shumë Shqiptarë, vertetë, por ai i ka vrarë me ndihmen e UDB-së Serbe, me lekët e drogës dhe të korrupsionit dhe me duart e disa shkerdhatave të fshehur pas ferrave dhe të mbështetur nga shteti policor i shkerdhatës Sali Hajduti. Ti moter-grua-vajzë qiri “Fteri”, thua që Amerika i zbyth nga frika e luanit Sali Penicilina. hahahahahahaha na mbyte oj kurva e haremit të Sali pampersit.

  14. TAMAM MALOK QE VRASIN MBAS SHPINE…BALL PER BALL SKA BYTH KY PUSHT…SKUTH.FRIKACAK.DREDHARAK.HAJDUT.TRADHTAR.MASHTRUS..KY ESHT SALI BERISHA…

  15. Nje mergimtar says:

    O Berat,c’e pate Berishen fat ,qe shkateroj ate kombinat dhe e la popullin ne balte.
    Po vazhdoj Shqiperia te mbetet ne duart e nje shkateruesi te ekonomise si Berisha, mjere ky vend.Nga mendja dhe duart e tij ka kaluar i gjithe shkaterimi i vendit,ne cdo drejtim.Kush ka shpresa se kthimi i tij ne drejtimin e PD-s do te ndreqet situata tregon se eshte nje “tifoz” i semure.

  16. adi says:

    duke pare keta mbeturina edram&benahmetr&co qe reklamon, promovon, ngre ne piedestal ymer bazja, berisha eshte lule. fatkeqsisht, mezi pres qe te kthehet.

  17. Gri says:

    E mer Berat! Po is te djathte ne Shqiperi! Ky miku yt i shpreses a pari rreth 30 vjet dhe rezultati : e djathte e shkarterruar, inegzistente. BERAT shif pak historine PD dhe S.B. keto 30vjet dhe e kupton se ci la bere ky miku yt perfaqesuesve te denje te te djathte natyrale ne Shqiperi.

    B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje