Noka sulmon Bashën: “Pengkryetari” është ministri i 20 i qeverisë Rama! Strazimiri: Firmat verifikohen më datë 11 dhjetor

11 Nëntor 2021, 14:29Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi ashpër kryetarin e PD-së, duke e quajtur ministrin e 20 të kabinetit Rama.

“Pengkryetarit i kanë mësuar një gjë, që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh. Nuk ka njeri të lirë në këtë vend që nuk e di se kush është pengu dhe kush i ka shërbyer Edi Ramës prej 8 vitesh.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i shkatërroi kauzat e opozitës dhe për arsye të kujt. Zoti Basha është një “pengkryetar”, këto tregojnë që qeveria ka 20 ministra, një ministër i shuarjes së opozitës, që quhet Lulzim Basha. Por ai është pakicë. Demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre”, tha Noka.

Ai dhe deputetë e anëtarë të tjerë të PD-së thanë se më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, pavarësisht pretendimeve të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, se nuk kanë dorëzuar firmat për mbajtjen e këtij kuvendi.

“Mbrëmë janë dorëzuar 4200 firma, sot po vijojnë të tjerat dhe të jeni të sigurt që shifra do ta kalojë 5000. Është një vullnet absolut për ta çliruar. Sekretari i Përgjithshëm është mëkëmbësi i tij dhe është palë. Kuvendi do të vetëmblidhet, e parashikon statuti. Në demokraci mos prisni që shumica të paraqitet në rresht te pakica”, tha Noka.

Nërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi sot se firmat e mbledhura nga Foltorja e Sali Berishës do të verifikohen në datë 11 dhjetor përmes një komisioni të ngritur nga vetë Kuvendi.

“Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij.

Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar në organin e dytë më kryesor të PD, Këshillin Kombëtar. Kush ka kuriozitetin mund të shohë në zyrën e kreut të Këshillit të PD. Kushdo e ka 20 hapa larg zyrën e zoti Paloka e të shohë janë mbledhur apo jo firmat, jo të verifikojë, atë e bën Kuvendit vetë”, tha Strazimiri.

5 komente në “Noka sulmon Bashën: “Pengkryetari” është ministri i 20 i qeverisë Rama! Strazimiri: Firmat verifikohen më datë 11 dhjetor”

  1. k says:

    Noka , injoranti piçderr. Nuk do i besoja as tufën e deleve edhe sikur të paraqiste dipllomen e akademisë së sapo formuar se edhe ajo do ishte fallco.

  2. Artibr says:

    Por kush ju lejon ju cfare eshte pd kolifate I Sali berishes po si munde te ndodhi kejo keshtu ku jemi ketu mo ne avganistan si munde te lejoj shteti qe nji kalifat te ngrihet ne mes te shqiperis Jan anetaret qe do numerojne dhe do bejne certifikimin e procesit ceshte kjo mo te besh procès me kufoma politike.

  3. kur do zere mend njeriu says:

    Kjo nga pikapamja proçeduriale dhe demokratike nuk shkon; eshte nje shkelje qe demton rende ne opinion ata qe e bejne. Demokraci dhe liri nuk presupozon rremuje dhe çthurje, por rregull dhe ligj. Veprimi Sali Berishes dhe i ketyre personave qe e mbeshtesin eshte thjeshte nje puç i paster per te pushtuar partine demokratike dhe aresyet dihet ashtu si dihen krime e Sali Berishes por “nuk i verteton” dot SPAK dhe gjykata. Populli me sy hapur qe do qetesi, prosperitet dhe zhvillim i di, i ka pare dhe i shikon; jane ato qe thote dhe departamenti i Shtetit Amerikan. Ne kete sistem qe jetojme, Sali Berisha dhe ata qe e mbeshtesin kane te drejten qe te formojne nje parti te tyre me ato firma dhe s’kane asnje te drejte qe te spostojne me force ata qe u zgjodhen ne kongresin e tyre para 3 muajsh . NUk jam as perkrahes dhe as simpatizante i LUlezim Bashes apo Gaz Baedhit, por jam simpatizante i demokracive qe jetoj dhe theme se sikur te ishte dhe Shqiperia keshtu! Pavaresishte se Lulezim Basha nuk duhet te jete udheheqes i partise opozitare se deri tani nuk ka bere pothuaj asgje opozitare kpnforme rregullave te demokracise, ai ne kongresin e tyre u zgjodh nga gjithe antaresia e partise demokratike me nje antar nje vote dhe s’kane asnje te drejte legjitime qe ta heqin as 5 e as 10 mije perkrahes te Sali Berishes. PO te jete e nevojshme, ai duhet te votbesohet perseri me nje antar nje vote. Keshtu qe keta shurramanet qe qepen pas pordheve te Sali Berishes mund te formojne 20 parti te tyre, por emrin e partise demokratike, ligjerisht nuk e gacmojne dot. Sali Berisha, ashtu si beri me ligjin 7501, ashtu kerkon dhe te pronesoje nje parti. Dhe mendimi im eshte se do deshtojne dhe ne qoftese SPAK do ta lere akoma te lire Sali Berishen si e ka lene. Tani kujt i ka ngelur pak mend, do qetesoje ligjerisht ujrat qe i ka qelbur per 30 vjet ky njeri qe si duket nuk ka as origjinen e vendit ku jeton, ndaj ben dhe keshtu se s’po del nje Avni Rustem i ri, se burrat e sotem ata qe jane kriminalizuar nga Saliu, jane bere …,shikoni grate e tyre ku i kane dhe ç’familje kane; shikoni Genc Pollon dhe ata te tjeret.

  4. cris says:

    Noka injorant qe sdi te lidhe dy fjale, Strazimiri nje idiot qe ben te fortin, pa nivel. Cfare pret nga ku llum.

  5. cris says:

    Noka injorant qe sdi te lidhe dy fjale, Strazimiri nje idiot qe ben te fortin, pa nivel. Cfare pret nga ky llum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje